30 April 2026, 17:02
Nga E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur rreth nismës “Ballkani i Hapur”, duke pranuar se ishte një ide e tij. I ftuar në një intervistë në podkastin “The Rest is Politics” të Alistair Campbell, Vuçiç ka deklaruar se 'Ballkani i Hapur' ishte ideja e tij, por u ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timonin në duar”.
Presidenti serb tha se synimi i tij kryesor ka qenë dhe mbetet përfundimi i mandatit pa përfshirë vendin në konflikte të armatosura. Vuçiç tha ndër të tjera, se Serbia për më shumë se katër vite e gjysmë që nga fillimi i luftës në Ukrainë është akuzuar vazhdimisht si një “kukull e Rusisë” që mund të nxisë konflikte në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta.
Ai theksoi se këto pretendime janë përsëritur “mijëra herë” nga shtypi në Britaninë e Madhe, por sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë kërkim faljeje apo tërheqje të këtyre akuzave. Në fund, Vuçiç tha se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të shkaktuar tensione apo luftëra në rajon, teksa shtoi se ka insistuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
“Ballkani i Hapur ishte ideja ime. U ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timonin në duar”. Dhe na akuzonin neve, shtypi juaj, të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar, mijëra herë në katër vitet e fundit, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, se Serbia e vogël, ajo marioneta ruse, do të niste luftë kundër dikujt në Ballkan për të larguar vëmendjen nga Rusia. Dhe këtë e kam dëgjuar për më shumë se katër vjet. Dhe kurrë nuk kam dëgjuar as edhe një fjalë ndjesë apo çfarëdo tjetër. Kurrë,” deklaroi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç./Dosja.al
aleksandar vuçiç serbi “ballkani i hapur”
Politike
30 April 2026, 16:45
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Polemikës së zhvilluar për një kohë të gjatë në Shqipëri, nëse nis...
Politike
30 April 2026, 16:45
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa ka denoncuar ndotjen mjedisore e cila po b&eum...
Politike
30 April 2026, 16:35
E.d
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Dhëndri i kreut të PD-së, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është edhe i pandehur ...
Politike
30 April 2026, 16:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO pë...
Politike
30 April 2026, 16:15
E. D
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si dat&e...
Politike
30 April 2026, 16:14
E. D
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Taulant Balla gjatë seancës së sotme për dosjen “Partizani”, u është përgji...
Politike
30 April 2026, 16:10
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO për...
Politike
30 April 2026, 16:01
E. D
GJKKO
TIRANË- Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, e ka pyetur Taulant Ballën gjatë seancës në GJKKO pë...
Politike
30 April 2026, 15:31
E. D
Balla
TIRANË- Seanca e radhës për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme është shoqë...
Politike
30 April 2026, 15:20
E. D
pamje nga takimi
ZAGREB- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, drejtuesi i partisë konservatore "Bashkimi Demokratik Kroat" (HD...