LIVE UPDATES
Politike

Basha: Berisha duhet të qëndronte në prapaskenë që në 2013, dualizmi dëmtoi PD-në

Basha po kështu tha se ishte një strategji e Edi Ramës, që të investonte për ta mbajtur PD-në të pa shkëputur nga "berishizmi". 

12 December 2024, 22:13 Nga I.A
Basha: Berisha duhet të qëndronte në prapaskenë që
Lulzim Basha

Deputeti Lulzim Basha ka folur për dualizmin në PD, që prej vitit 2013, kur ai u bë kryetar i kësaj force politike. Gjatë një interviste në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Basha tha se protagonizmi i Berishës e vështirësonte punën e tij dhe se dorëheqja nga kryetar partie duhet të nënkuptonte edhe tërheqjen në prapaskenë, për të evituar këtë rol protagonisti që vijonte të mbante Berisha. Basha po kështu tha se ishte një strategji e Edi Ramës, që të investonte për ta mbajtur PD-në të pa shkëputur nga "berishizmi". 

Lulzim Basha: E kuptoj se çfarë po më pyet por dua ta rifrazoj. E ke fjalën për dualizmin, rolin e Berishës. E para e punës, në 2013 ndodhi një tranzicion lidershipi, që si rregull duhet të sillte edhe një tranzicion brezash, por nuk ishte i plotë në kuptimin, që paraardhësi nuk ishte një nga liderët por themelues dhe figurë qëndrore e PD dhe e Shqipërisë, ish president, ish kryeministër, figurë historike. Tranzicione të tilla, do të thotë që kur jep dorëheqjen largohesh nga skena, qëndron ndoshta edhe në prapaskenë, në festat e partive, kur ka kriza, kam parasysh modeleve perëndimore. Qëndrimi i tij në Parlament dhe roli aktiv që mbante, u pa nga një pjesë e njerëzve afër meje, si diçka e dëmshme për konsolidimin e lidershipit të ri. Nga ana tjetër, një pjesë e njerëzve afër meje ishin të vetëdijshëm, që tranzicioni nga lidershipi me dorë të hekurt i Berishës, kërkonte një proces gradual. Nuk ishte vetëm Berisha, gjithë grupi parlamentar, gjithë kabineti i zotit Berisha, pra ishte tranzicioni i brezave nuk kishte ndodhur, përveçse në nivelin më të lartë. Strukturat ishin njerëz që ishin mësuar me lejen e “Marshallit”, pra ishte një kulturë që ishte mësuar të funksiononte me një centralizëm absolut dhe me një mungesë iniciative. Pra “nuk bëhet gjë pa i thënë atij”. Partia ishte në këtë gjendje dhe duhej një gradualitet. Në aspekte të veçanta ndodhi, PD organizoi me modelin një anëtar një votë, riformatimin në të gjithë vendin, me parimin që drejtuesit e çdo niveli nuk mund të rikandidonin nëse kishin patur rezultat humbës, një parim demokratik. Unë arrita të sillja një tranzicion figurash dhe brezash. Ishte përpjekje për të ndërtuar një fizionomi të re, mendësi të re. Këtu hyn në punë pastaj, një sjelljë regresive, agresive, e Edi Ramës, i cili nuhati në mënyrë instiktive, që i duhej një parti jo e distancuar nga berishizmi, si mentalitet, si mënyrë veprimi, si gjuhë.

Ylli Rakipi: Po këtu Edi Rama ka qenë në të drejtë të Zotit, pra si t’ju shkatërrojë dhe shkallmojë ju…

Lulzim Basha: Lançoi veprime agresive, spastrimin e administratës, pasi anulloi një ligj të miratuar me konsensus. Goditje të padrejta ndaj opozitës. Agresion dhe linçim, që synonte, që të ngjallte reagim po kaq agresiv. Kur rriste temperaturën, nuk kishte vend më, për manifestimin e një mendësie të re politike. Pra, Edi Rama me sjellljen e tij në vitin e parë dhe të dytë të qeverisjes, investoi edhe ai, një dëshirë për të mos e parë PD-në të shkëputej nga format, mënyrat dhe substanca Berishiste. 

lulzim basha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin