LIVE UPDATES
Politike

‘Bashkim kundër Edi Ramës’/ Bardhi: Këto 2 vite nuk kemi ushtruar misionin tonë si opozitarë

Bardhi u shpreh se përgjatë këtyre dy viteve deputetët e PD nuk e kanë ushtruar misionin e tyre si opozitarë për shkak të konfliktit të bredshëm.

12 September 2023, 22:33 Nga I.A
‘Bashkim kundër Edi Ramës’/ Bardhi: Këto 2 vite nuk
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka folur për zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike. I ftuar në A Show në Syri Tv, Bardhi u shpreh se përgjatë këtyre dy viteve deputetët e PD nuk e kanë ushtruar misionin e tyre si opozitarë për shkak të konfliktit të bredshëm. Sipas deputetit demokrat, takim i 43 kolegëve opozitarë është pikënisja e një rruge të gjatë dhe të vështirë, por ky është një minimum për të nisur një dialog duke u parë me njëri tjetrin në sy.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Ju thoni jam këtu për të unifikuar grupin parlamentar të PD-së. Pyetja është: A është i mjaftueshëm ky si proces? A mos kërkoni ju shumë kohë që ne nuk e kemi? Le ta supozojmë që do të keni sukses brenda Parlamentit, po baza poshtë çfarë mendon?

Bardhi: A është kjo e mjaftueshme, jo absolutisht nuk është e mjaftueshme. Por është baza ku ne do duhet të nisim një unifikim të opozitës fillimisht sipas një aksioni të përbashkët parlamentar që do duhet të shtrihet edhe në një aksion të përbashkët politik. Ajo që ka ndodhur këto dy vite brenda opoztiës, për shkak të konfliktit që ne kemi pasur, qytetarët nuk kanë ndjerë garancinë që të drejtat dhe liritë e tyre mund të mbroheshin nga opozita. Pse? Sepse nuk kemi qënë funksional, nuk kemi duke ushtruar misionin tonë. Për fat të keq përgjatë këtyre dy viteve këtë mision e kanë bërë media të caktuara opozitare por ne kemi qënë të përqëndruar gjerësisht te konflikti ynë i brendshëm duke lënë mënjanë atë mision që na kanë besuar qytetarët.

Prandaj është pikënisja e një rruge të gjatë dhe të vështirë, ka çështje që na kanë ndarë në disa pjesë brenda PD-së, por ky është një minimum për të nisur një dialog duke u parë me njëri tjetrin në sy. Kam gjykuar që ta nisim nga çështjet që na bëjnë bashkë sepse po e nisëm me çështjet që na ndajnë atëherë do të humbnim akoma më shumë kohë. Duke e nisur nga gjërat që na bëjnë bashkë unë kam përshtypjen se rruga për të gjetur zgjidhje për probleme që duken shumë larg në këtë moment që kur ka nisur ky format i tryezës opozitare do të jetë shumë herë më e shkurtër për të gjetur zgjidhje për gjërat që duken të pazgjidhshme.

Krasta: Kam ende një problem në raport me mbështetësit brenda. Zoti Berisha ka përveçse në publik, ka një numër shumë të madh rreth 600 mijë njerëzish që mbështesin PD-në hapsionore që e kam quajtur unë, ndërkohë janë mbështetësit tuaj dhe zotit Basha në parlament dhe njëkohësisht janë ndjekësit gjithandej. Sipas analizës suaj sot, zoti Basha dhe të vetët kanë mbështetës sa për ti dhënë atyre një fuqi për të patur pretendime?

Bardhi: Unë nuk dua të hyjë në analizën e shifrave pasi ne kemi nevojë si opozitë jo vetëm të mbledhim çdo numër brenda çdo faktori opozitar por ne do duhet të hapemi ndaj shoqërisë ndaj atyre që janë indiferent sot ndaj politikës po pse jo edhe një numri të konsiderueshëm i socialistëve të ndershëm që janë të zhgënjyer nga qeverisja 10 vjeçare e Edi Ramës. Kjo fashë e dytë dhe e tretë as që bëhet fjalë të afrohet kur ti ke një konflikt brenda PD por sigurisht nuk afrohet në momentin që ti ke bërë një bashkim mekanik të secilit faktor por pa i dhënë mundësinë të shikojnë që gjërat realisht brenda kampit opozitar kanë ndryshuar.

gazment bardhi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin