LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ajo që ndodhi në parlament është thirrje lufte. Shpresa e shqiptarëve në rrugën e integrimit është vetëm opozita

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh se ajo që ndodhi seancën e shkuar ishte goditja më e rëndë që parlamenti shqiptar dhe parlamentarizmi ka marrë në 34 vite. 

16 March 2026, 14:33 Nga E.d
Berisha: Ajo që ndodhi në parlament është thirrje lufte.
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se shpresa e shqiptarëve në rrugën e integrimit eurpian është vetëm opozita. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh se ajo që ndodhi seancën e shkuar ishte goditja më e rëndë që parlamenti shqiptar dhe parlamentarizmi ka marrë në 34 vite. 

Sipas tij, Edi Rama me 83 mandatet e krimit vendosi që vjedhjet e tij monstruoze, krimet e mëdha që ka kryer dhe miliardat që ka marrë nga qytetarët shqiptarë, t'i shpallë mbi ligjin dhe kushtetutën.

Lideri demokrat tha se opozita duhet të angazhohet në një dialog intensiv dhe u bëri thirrje deputetëve të angazhohen në një dialog me zgjedhësit e tyre.

Sali Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje! Të nderuare deputete dhe deputetë, ajo që ndodhi seancën e shkuar ishte goditja më e rëndë që parlamenti shqiptar dhe parlamentarizmi ka marrë në 34 vite. Ishte goditja më e rëndë që Edi Rama i dha ligjit e Kushtetutës, u dha të drejtave të qytetarëve shqiptarë për të pasur një parlament të bazuar në Kushtetutën e vendit, një parlament që respekton kushtetueshmërinë, që mbron interesat e qytetarëve. Për herë të parë, pseudoparlamenti, Edi Rama me 83 mandatet e krimit vendosi që vjedhjet e tij monstruoze, krimet e mëdha që ka kryer, miliardat që ka marrë nga qytetarët shqiptarë, vetë familjarët dhe ministrat e tij, ti shpallë mbi ligjin, ti shpallë mbi kushtetutën, ti shpallë të paprekshëm, njëlloj siç ishin dikur etërit e tij xhelatë të shqiptarëve.

Ky akt është thirrje lufte, ky akt është kushtrim për çdo shqiptar, është thirrje për kryengritjen paqësore të shqiptarëve, gjer në përmbysjen e tij. Nuk kishte dyshime se Edi Rama do të vepronte ndryshe. Jo. Atij i ka ardhur thika në palcë për shkak të vjedhjeve të tij. Ai e dinte se Lubia ishte thjeshtë dordoleci, ishte noterja, sekretarja e vjedhjeve të tij për 25 vite me radhë. Kurse ai ishte autori, dhe kalonte nga një studio televizive në tjetër dhe mburrej për reformën unike në botë thoshte, që se ka kush në botë këtë, dhe thoshte se as vende të tjera nuk kanë një të tillë, tani e hodhi në kosh të plehrave, e shumëzoi me zero. Akt që nuk e ka kryer kush kurrë. Gjendja, asgjësimi i parlamentit, asgjësimi i drejtësisë, janë hapa të cilët ai ndërmorri gjatë këtyre muajve për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij.

E vërteta është se sot, opozita është e vetmja shpresë dhe sot më shumë se kurrë kërkohet mobilizimi dhe angazhimi i saj me të gjithë potencialet, me të gjitha mundësitë, me të gjitha burimet dhe qytetarët. Sot opozita duhet të angazhohet në një dialog intensiv, deputetët duhet të angazhohen në një dialog intensiv me zgjedhësit e tyre. Ata që e kanë votuar dhe ata që se kanë votuar, sepse angazhimi qytetar, përgjegjësia qytetare ndaj kësaj gjendje dramatike të krijuar është rrugëzgjidhja e vetme.

Nuk besoj se mund të ketë shqiptar të vërtetë që të gjejë motive që ta pengojnë për tu ngritur në revoltë kundër kësaj qeverie, kundër Edi Ramës që për interesa personale i mbylli dyert Europës dhe është një mbyllje që çdo kohë që kalon, bëhet më e rëndë për tu zgjidhur. BE gjatë këtyre viteve, pas rënies së perdes së hekur, ka pasur shumë zhvillime në vendet ish-komuniste në rrugën e tyre, por nuk ka patur kurrë një rast të tillë. Kurrë nuk kanë regjistruar një rast të tillë./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin