LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama shkatërroi identitetin e Tiranës! Armiku i dytë pas Enver Hoxhës!

Po ashtu, në fjalën e tij Berisha tha se Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar me një urrejtje të paimagjinueshme.

27 July 2022, 19:58 Nga k.m.
Berisha: Edi Rama shkatërroi identitetin e Tiranës! Armiku i dytë
Sali Berisha

NJOFTIM PËR SHTYP

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim për trashëgiminë kulturore e cila është në rrezik, nga shembja e Teatrit Kombëtar te grabitja e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të Tiranës, i cili është identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Po ashtu, në fjalën e tij Berisha tha se Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar me një urrejtje të paimagjinueshme.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Kjo tryezë uroj që të frymëzojë qytetarët e këtij vendi që në tryeza edhe më të vogla, që në votrat e tyre krahas gjithë problemeve që kanë të diskutojnë edhe një problem themelor për qenien tonë, trashëgiminë tonë kulturore. Jemi një komb identiteti të cilit ka dy shtylla, gjuha dhe kultura, në dallim nga shumë kombe përreth që identitet kanë besimin fetar. Ne jemi komb që kultura dhe gjuha janë binomi i identitetit tonë. Ndaj dhe sa më shumë të flasim për trashëgiminë kulturore, në një farë mënyrë aq më shumë flasim me ndërgjegjen tonë shoqërore e kombëtare.

Kam ardhur këtu në vitin 1958, fëmijë, 14 vjeç. Tirana e 1958 duke e krahasuar më vonë me kryeqytetet e tjera, me Parisin. Të krahasosh Tiranën me Parisin, kushdo mund të thotë po krahason të krahasueshmen me të pakrahasueshmen. Unë them jo. Ka Parisin e haresë, Parisin e trashëgimisë, të modernitetit, Parisin e gjenialitetit, por ky Paris i haresë siç e quajnë ata, dallon edhe sot shumë pak nga disa lagje të Tiranës që kanë qenë në qendër të cilat u zhdukën mbi një paranojë diktatoriale sepse diktatura donte shesh të madh. Sheshi i Tiranës në ‘58 ishte një shesh fantastik i rrethuar nga ndërtesa shumë të bukura dhe më e bukura ishte Bashkia e Tiranës. Ishte më e mirë se çdo ndërtesë tjetër. Aty ku është Pallati i Kulturës, kishte Pazarin e Vjetër, ishte gjallëria e qytetit. S’mund të them numrin e dyqaneve, por mund të them se në gatime, asortimente, shërbime ai nuk u përsërit më pas zhdukjes së tij. Ishte e vështirë të kaloje në rrugicat e tij, kaq shumë vizitohej. U zëvendësua me një pallat, kemi imituar Korenë e Veriut, një pallat që ekziston në Jerevan dhe Phenian. Një ndërtesë e shëmtuar në pamje.

Çdo gjë këtu, në mënyrë të panevojshme përveç luftës kundër identitetit, babazisë dhe korrupsionit u zhdukën njëra pas tjetrës. Pas Enver Hoxhës, vjen Edi Rama. Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti, identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Iu vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë, me Kinema 17 nëntori, zhduku Teatrin me një urrejtje të paimagjinueshme. Po të shkosh në Paris, në një rrugë është Teatri romak, me tullë të kuqe, nuk është funksional, por është mjaft i ruajtur. Ky na e zhduku Teatrin. Sheshi, përveçse në Korenë e Veriut nuk gjen shesh kund të këtyre përmasave pa jetë. Me largimin e trafikut të duket sikur kursen pllakat e gurit.

Më ka dërguar një mesazh, i vetmi në jetën e tij, kur ia përçmova pllakat e gurit, të cilat tani janë 50 gradë. Trafikun e hiqje, por e bëje me nënkalime. Ai ka një impakt tmerrësisht negativ në jetën e qytetarëve. Largimi i trafikut nga sheshi ka krijuar ngushtica, Tiranë është problematike për rrugët. Tani ky ndalon trafikun e sheshit dhe faktikisht. Mund ta ketë rritur me atë veprim ndotjen me 50% në këtë shesh. Mori stadiumin. Një stadium i mrekullueshëm, i papërmbajtshëm në korrupsionin e tij, e transformoi. Ju them ju, që përveç Edi Ramës nuk kam dëgjuar njeri tjetër që të lavdërojë këtë stadium. Ishte një projekt tjetër shumë më i mirë. Bëri një stadium ku nuk e gjen kund në ndonjë vend të Europës me ‘mall’ në një arën anë, me një kullë që dëmton të gjithë barin e fushës, se ia pret diellin. Pra, në rast se ka një armik të dytë të egër identiteti, trashëgimia kulturore e Tiranës është Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin