LIVE UPDATES
Politike

BERISHA gjen zgjidhje për rrëzimin e qeverisë Rama: Greva, greva, greva!

Sali Berisha u shpreh se pedagogët, studentët, pronarët e bizneseve të vogla, të gjithë duhet të ngrihen kundër qeverisë, pasi sipas tij, kjo që po ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

22 September 2022, 13:13 Nga k.m.
BERISHA gjen zgjidhje për rrëzimin e qeverisë Rama: Greva, greva,
Sali Berisha

TIRANË- Koha e qeverisë Rama po mbaron. Kështu pretendon numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në kuvend, Berisha tha se rruga e vetme për të larguar socialistët nga pushteti është greva masive për çdo kategori qytetarësh që trajtohet si mos më keq. Berisha u shpreh se pedagogët, studentët, pronarët e bizneseve të vogla, të gjithë duhet të ngrihen kundër qeverisë, pasi sipas tij, kjo që po ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

"Sot më shumë se kurrë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë hall. Dëgjova diskutime por sot është koha për veprime. Këta janë nga mëngjesi gjer në darkë të angazhuar në dy aktivitete, mashtrimin dhe vjedhjen tuaj. Koha ka ardhur që ne kësaj qeverie t'i tregojmë vendin. Jam këtu për t'u bërë thirrje mësuesëve që të mbrojnë figurën e tyre. Janë të vetmit që 8 vite nuk njohën rritje por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë. U shkakton dhimbje portali i kësaj zonjës, portali i Kushit. Cila mbetet? Greva, greva dhe vetëm greva. Edhe bizneset, të ulin qepenat. Studentët të organizohet një lëvizje e fuqishme studentore. Edhe pedagogët të ngrihen, mos t'u tregojë punën një person që nuk merret as si mësues vizatimi. Koha thërret, ora po vjen, duhet të jemi në lartësinë. I bëj thirrje taksistëve dhe të gjithë ata që kanë makina që të mos pranojnë tirani por të ngrihen. Çmimet i vendos qeveria dhe kontrabanda e saj. Të ngrihemi se kjo që ndodh me çmimet në Shqipëri, nuk ndodh në asnjë vend të botës. U bëj thirrje nxënëseve të gjimnazeve që të ngrihen në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga regjimi personal i një njëriu. Koha nuk pret, ndaj dhe ky parlament duhet ta ketë të numëruar. Ky parlament ka marrë fund. Do përballeni me qytetarët shqiptarë, ky është zotimi solemn i PD,"-tha Berisha ndër të tjera. 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA NË KUVEND

Për herë të parë unë prita ulur në një karrige të deputetëve socialistë. E bërë këtë me qëllimin më të sinqertë, për t’ju thënë socialistëve shqiptarë se sot avoketër të vetëm të tyre në këtë parlament janë demokratët dhe do të vazhdojnë deri në fund, të jemi zëdhënës të interesave qytetare, të shqiptarëve pa dallim bindjesh politike. Në këtë mënyrë, se si është katandisur ky parlament, sot më shumë se kurrë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për përfaqësim në këtë aulë. Unë, dëgjova këtu diskutime, por sot të dashur qytetarë, koha është për veprime. Këta janë, nga mëngjesi deri në darkë, të angazhuar në dy aktivitete kryesore, në mashtrimin tuaj, në vjedhjen tuaj. Vjedhjen tuaj, mashtimin tuaj. Por koha ka ardhur, që ne kësaj qeveria t’i tregojmë vendin. Koha ka ardhur dhe jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë, me guxim dhe kurajo, të mbrojnë interesat e tyre, të mbrohen nga nënçmimi, përçmimi që ju bën ky regjim dhe kjo qeveri. Janë të vetmit mësues në rajon, që në 8 vite jo vetëm nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin, ulje të ndjeshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë, ndërkohë që ata duhet të jenë qytetarët dhe njerëzit më të nderuar për misionin e tyre fisnik. 

Të nderuar mësuese dhe mësues, ju vetë e konstatoni se si po rrrënohet sot sistemi arsimor, se çfarë sage vuajtje dhe mjerimi ju krijon portali i kësaj zonjës, portali Kushi, portali i partisë, portali i mashtrimit dhe i falsifikimit. Se si një mësues, qoftë edhe i ekselencës, por për bindjet e tij, duhet të presë 7-8 vite pasi të ketë mbaruar çdo gjë, për t’u sistemuar, ose nuk sistemohet fare. U bëj thirrje sindikatave, shkëputuni nga plogështia juaj dhe të organizojmë grevën e përgjithshme, e cila është grevë për dinjitetin e secilit në rradhë të parë. U bëj thirrje mjekëve, bluzëbardhëve,  që shohin rrënimin e sistemit shëndetësor, që e shohin se si shqiptarët vdiqën nga pandemia, 250 përqind më shumë se mesatarja e BE, vdiqën më shumë se në çdo vend tjetër të uropës, vdiqën sa në 3-4 vende me vdekshmërinë nga Covidi më të lartë në botë. Mjekë të shkëlqyer që largohen nga vendi, infermierë që ikin. Të gjitha këto sepse janë njerëzit më të keqpaguar, më të keqtrajtuar, më të keqvlerësuar.Atëherë cila mbetet? Greva, greva dhe para së gjithash greva.

I drejtohem këtu biznesit të vogël, që ka një armik të vërtetë në këtë qeveri, e cila pret fundin për dy muaj që t’u vendosë 23 përqindëshin, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni, e fëmijëve të tyre, grave dhe miqve të tyre është: të ulen qepenat, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme. U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë, qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep mashtrimin, nënçmimin, përçmimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. U garantoj se ne jemi 10-20-30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë qytetarët shqiptarët. U bëj thirrje pedagogëve të universiteteve që të ngrihen fuqishëm. Të mos lënë një copë  injorant t’u përmendë rrogën dhe dijen. Një njeri që nuk është i denjë as për mësues vizatimi dhe që mburret se s’ka master e doktoratë. Por që ka injorancë deri në qiell.  U bëj thirrje të organizohen. I bëj thirrje sindikatës që të qëndrojë fuqishëm sepse vetëm greva e përgjithshme është rruga për t’i prerë biletën aty ku e meriton kjo qeveri kapion në të zeza dhe vjedhje.

U bëj thirrje policëve të shtetit, policëve të vërtetë, që nuk u paguhet asgjë nga djersa që derdhin, të cilët mashtohen nga mëngjesi deri në darkë, të cilët  trajtohen si qenie inferiore nga shefat e tyre. E dëgjuat Panganikën çfarë i thoshte oficerit? Çfarë pësoi Panganika që i tha plerë oficerit me uniformë? Asgjë. Sepse Panganika  është mik i Veliajt dhe Ramës,është një turp i dheut, është një turp oficer. Po atë marrëdhënie kanë ministrat me vartësit e tyre. I trajtojnëme mungesë dinjiteti. I terrorizojnë. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës: në grevë dhe vetëm në grevë. Koha po thërret. Ora po vjen. Ne duhet të jemi në lartësi dhe jo të shohim dhe të vajtojmë.

U bëj thirrje taksistëve dhe çdo qytetari që guidon makina, që të mos pranojnë këtë tirani të çmimit të naftës sepse ajo është vendosur nga qeveria dhe kontrabanda e saj. U bëj thirrje qytetarëve, demokratë e socialistë dhe çdo bindje, të ngrihemi. Se kjo që ndodh me çmimet, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Se bordet komuniste të Edi Ramës kanë rritur çmimet e kafshatës, të bukës, djathit, qumështit, më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

U bëj thirrje nxënësve të gjimnazeve të ngrihen së bashku me studentët në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga ky regjim i kalbur monist,  personal i një njeriu. Koha nuk pret. Ndaj dhe ky parlament duhet t’i ketë kohërat e numëruara. Ky parlament ka marrë fund, që kur ekzekutivi merr kompetencat e tij, parlamenti nuk ka pse ekziston më. Do përballeni me qytetarët shqiptarë. Ky është zotimi solemn në emër të Partisë Demokratik dhe të opozitës.

sali berisha seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin