Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se parlamenti duhet shpërndarë menjëherë, pas këtij skandali.
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar socialistët se janë shndërruar në avokatë të Ergys Agasit duke shmangur debatin për shërbimin që i bëri ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni duke i vënë në dispozicion materiale nga shërbimi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se parlamenti duhet shpërndarë menjëherë, pas këtij skandali.
Sipas Berishës, parlamenti është kthyer në zëdhënës të grupeve më të egra mafioze të Europës. Më tje ai akuzoi socialistët se janë kthyer në skelllvër të pasurisë që kanë vënë përmes vjedhjes dhe lidhjeve me krimin.
Sali Berisha: Skllevër të padrinos! Ky parlament duhet të zhduket sa më parë. Jo s'përfaqëson, po ky shkelmon çdo orë interesat e shqiptarëve. Si mundet?
Pra, si mundet? Si mundet kjo kështu? A jeni shqiptarë ju? A nuk është Shërbimi Informativ Kombëtar një institucion i rëndësisë më të veçantë për sigurinë e shqiptarëve? Pra, dhe ju dëshmoni se s'keni asnjë interes shoqëror. Se nuk keni as interese kombëtare. Se nuk keni asnjë interes për këtë shtet dhe për këtë vend. Se jeni skllevër të pasurimit tuaj, të vjedhjeve tuaja dhe të lidhjeve tuaja me krimin. Se, o mor jo, po të mos ishin këto ju Edi Ramën e bënit, e kishit zhveshur lakuriq, ja kishit nxjerrë të gjitha.
Po problemi është se mbroni ato tuajat aty. Ndaj dhe nuk qëndrohet më këtu në parlament. Ky parlament nuk ka moral të ekzistojë. Ky parlament është zëdhënës i grupeve më të egra mafioze të Europës. Është zëdhënës i Nuredin Dumanit! Ku e keni atë... ku e keni ju, ma thoni pak? Zëdhënës i lindjeve të AKSHI-tt. Zëdhënës i Suel Çelës. Zëdhënës i Troplinëve. Zëdhënës i Bajrëve. I vrasësve serialë, i Altin Hajrëve. Zëdhënës i hajdutëve të miliardave si Edi Rama. E kuptoni apo jo? Shefja e Shërbimit Informativ Kombëtar, anëtare e atij grupi që ka kryer çdo lloj krimi, nga vrasjet, pengmarrjet, tek plaçkitja e qindra milionëve. Apo heshtni se edhe ju e keni pirë atë çorbë, e keni ngrënë atë çorbë. Ndaj dhe heshtni ju. Skllevër.
Si ka mundësi? Çfarë interesash keni ju? Anti-qytetare! Nuk lejoni ju, do mbroni nderin e zonjës Hyseni.
Ku ka nder ajo mor! Faqezezë! Që pozicionin më të lartë të besimit e shkelmon. A nuk ju duket vetja se jeni më ulët se ajo vetë, duke u bërë avokatinë e saj? Po kur e bën ai, ju sigurisht ngushëlloheni, gjeni ngushëllim. Ai e bën, se ai tani është në një spiral, do ta shihni ju. Nuk del më. Jo nuk del nga ky spiral, ja u them unë ju. Mbrojeni! Po absolutisht bashkë me të do përfundoni secili prej jush. Po! Mbrojeni! Secili prej jush do ketë fatin e tij. Do ndani fatin e tij, ja u them unë. Keni ndërtuar piramidën më të tmerrshme të krimit që ka Europa sot. Nuk ka një regjim tjetër si ky, që të jetë nga themelet e gjer në çati i bazuar në krimin, siç është ky regjim. Si mund ta shpjegoj këtë ndryshe? Vetëm kjo./Dosja.al
Eno Bozdo TIRANA- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka folur për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Gjatë fjal...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës të mos b...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se e enjtja është dita e shqiptarëve, pasi ata do të m...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin e Partisë Socialiste për hartën e re administra...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratoke ka deklaruar se Parlamenti është kthyer në një insitucion turpi. Gjatë fjal&e...
Vullnet Sina TIRANË- Drafti i ri për Reformën Administrativo-Territoriale ka shkaktuar përplasje edhe brenda Partisë Socialiste. D...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me diskutimet për ndryshimi...
Pamje TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend për seancën plenare të ditës...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po mbron drejtues të instituc...