Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Më tej ai tha se qeveria u përpoq të të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato, sipas tij nuk ishin të vërteta.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe ushtruan dhunë barbare ndaj tyre. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se në të gjithë botën politikanët janë gjuajtur me vezë dhe me miell.
Më tej ai tha se qeveria u përpoq të të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato, sipas tij nuk ishin të vërteta. Kryedemokrati theksoi se dhuna e përdorur nga ajo që ai e quan "narkopolicia" ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse dhe më primitive.
Sali Berisha: Java u karakterizua nga një dhunë, nga një egërsi çnjerëzore për të mos thënë edhe shtazore e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe falangave të tyre ndaj protestuesve paqësorë. Para shqiptarëve, para gjithë botës u pa se si ndaj një grupi protestuesish paqësorë, falangat e narkopolicisë u vërsulën me brutalitet dhe tërbim të papërmbajtur. Me gaz lotsjellës të skaduar. Me spraj speci të përdorur për arinjtë. Me topa uji. Me shqelma në kokë. Me gurë. Me të gjitha mjetet, ndaj vajza dhe djemve të cilët dhunën më maksimale e patën hedhjen e vezëve dhe qeseve me miell drejt deputetëve. Dhuna e përdorur nga narkopolicia ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse, më primitive.
Në të gjithë botën, politikanët janë gjuajtur me vezë, me miell, etj. Tek ajo hyrje janë gjuajtur edhe gjatë periudhës kur kemi qenë ne, por nuk ka ndërmarrë kush një operacion të tillë të egër, brutal, duke i qëlluar me shqelma në kokë protestuesit e rrëzuar përdhe. Duke i rrahur dhe torturuar edhe në makinat e policisë. Në një akt kriminal, u përpoqën të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato ishin të gjitha fake. Jam interesuar atë ditë gjatë gjithë kohës me mjekë dhe me mundësi të tjera, absolutisht të gjithë policët që janë dërguar aty, përveç njërit që ka shkuar në QSUT për një problem tjetër, jo për goditje, të tjerët kanë qenë të gjithë vetëm e vetëm për të akuzuar protestuesit se kanë ushtruar dhunë me gjëra qesharake krejtësisht të parëndësishme.
Aq e vërtetë kjo, saqë u arrit të kapet edhe dëshmitari i rremë, i cili nga shtrati i spitalit u gjet duke shkelmuar protestuesit pasi luajti rolin e të plagosurit. Sot ata dalin para gjyqit. Unë kërkoj në emër të PD, lirimin e tyre të menjëhershëm dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtruan dhe urdhëruan një dhunë ndaj protestuesve paqësorë./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PPE mbështeti plotësisht protest&...
Edi Rama TIRANË- BBC i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit me të cilat po përballet vendi, ndërsa në lidhje m...
Ermal Nufi TIRANË- Në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas u zhvillua sot ceremonia e hapjes së Shkollës Kombëtare t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerik&e...
TIRANË- Gjatë marshimit kilometrik në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë shprehur revoltën kundër qeverisë d...
Sandër Kovaçi TIRANË- Pedagogu Sandër Kovaçi deklaroi nga protesta se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet ...
TIRANË- Teksa ‘Revolucioni i Flamingove’ ka hyrë në ditën e 34 për largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveri...
Ambasada ruse në Shqipëri TIRANË- Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit Blendi Gonxhj...
TIRANË- Teksa protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e 34 për largimin e qeverisë, zërat brenda PS për ...
Dorian Matlija TIRANË- Avokati, Dorian Matlija i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës lidhur me dhunën që polic...