LIVE UPDATES
Politike

Berisha për rritjen e pagave për deputetët: Unë nuk e votojë kurrë këtë ligj të tmerrshëm. T’i japim çdo shqiptari 200 euro!

Sali Berisha e cilësoi akt të turpshëm dyfishimin e rrogave për zyrtarët e lartë, teksa tha se pagat e tjera në raport me inflacionin zbriten me 1%.

25 May 2023, 13:15 Nga k.m.

 

Berisha për rritjen e pagave për deputetët: Unë nuk e
Sali Berisha

 

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend kundër projektligjit për rritjen e pagave për deputetët. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Berisha e cilësoi akt të turpshëm dyfishimin e rrogave për zyrtarët e lartë, teksa tha se pagat e tjera në raport me inflacionin zbriten me 1%.

"Keni sjellë këtu një ligj të cilin pavarësisht të gjitha këto kundërshti, absolutisht që do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kam bindjen më të thellë se vetëm me gjysmën e atyre që ju vidhni çdo vit, pagat do mund të dyfishohen, dhe kjo jo nga të dhënat e mia, por nga të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse ky ligj është një mashtrim i tmerrshëm. Sepse institucionet e pavarur kanë përllogaritur dhe gjetur se ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, defakto zbrisni me 1 përqind në raport me inflacionin rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve, përveç Gardës e cila rritet me 3-4 për qind. Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim. Dhe çfarë indeksimi, indeksim thjeshtë me inflacionin 1-vjeçar, të rritjes nga viti 2022-2023. Dhe me gjithë këtë indeksim, përsëri në raport me inflacionin, disa kategori më në nevojë detyrohen të mbeten me minus. Propozuam që të vendosim minimumin jetik, në këtë periudhë kur sirenat e mjerimit po ulërijnë në gjithë vendin. T’i japim çdo shqiptari 200 euro, llogari kjo e Avokatit të Popullit, jo e opozitës. Jashtë çdo politike. Duke i dhënë nga 200 euro, ne nxjerrim nga varfëria ekstreme çdo shqiptar,"-tha Berisha. 

DEKLARATA E PLOTË:

Së pari, jam këtu në emër të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilëve me mekanizmat më kriminale, të hapura dhe nën dorë, iu konfiskua vota dhe vullneti i tyre i lirë. Farsa elektorale 2023, do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë, pas rënies së Perdes së Hekurt. Në këtë farsë, e cila pati si fitimtar narkoshtetin dhe kartelet e drogës, narkoqeveria e Edi Ramës për herë të parë në 32 vite, përdori zarfin elektoral me 50 mijë lekë për çdo 678 mijë pensionistë, sikundër shpalli dhe realizoi rritje rrogash në mes të fushatës elektorale, me qëllimin e vetëm, blerjen e votës. Në këtë fushatë elektorale, për të gjithë ata të cilët thonë se rezultati ishte i thellë dhe bëjnë avokatinë e megakrimit elektoral, u them vetëm kaq; partia e blerjes së votës, aleati kryesor i kësaj partie, Tom Doshi, rriti mbështetjen e saj me zarfat nën dorë 240 për qind, apo 2.4 herë. Sigurisht, Tom Doshi nuk ka as një të qindtën e pasurisë që administron Edi Rama, nuk ka as një të mijtën e mekanizmit të shpërndarjes së parave që disponon Edi Rama. Dhe në këtë kontekst, blerësi më i madh i votave është Edi Rama me ministrat e tij të krimit. Ata që besojnë se blerja ishte jo e atillë sa të ndryshojë rezultatin, u them se vetëm sa mbroni blerjen dhe kontrollin e votimeve nga qeveria. Në rast se Tom Doshi rriti me 240 përqind blerjet, po Edi Rama me sa përqind e rriti? Duke shpërndarë 33 milionë euro ditën për drekë te 678 mijë pensionistë.

Cili vend në botë ka bërë një akt në mes të procesit zgjedhor? Edi Rama ia doli të angazhojë të gjithë bandat në Shqipëri, t’i bashkojë ato me presione dhe trysni të tmerrshme ndaj qytetarëve, të shpërndajë qindra milionë euro me të cilat rrëzoi përtokë monedhën evropiane. Nuk po llogaris këtu qindra milionë euro të përdorura nga janari gjer më sot për asfalte elektorale, për zhavorre elektorale, mijëra e mijëra legalizime për qëllime elektorale. Terrori dhe tmerri që u ushtrua mbi bizneset dhe qytetarëve, avokatinë e shpifur, shpifur, për të cilën pagoi miliona, në një propagandë të pashembullt, me të cilën, kërkohej, apo bërtitej, thirrej haptas: Rroftë hajduti, rrofshin kriminelët elektoralë, lavdi partisë së krimit, lavdi vjedhjes së votës. Por nga ana tjetër u kaluan në sulme për likuidim fizik ndaj eksponentëve të opozitës në Vaun e Dejës, në Lezhë, në keqtrajtime barbare të komisionerëve të saj. Ky parlament qëndron mbi krimin çdo ditë që pajtohet me një situatë të tillë. Ndaj jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë farsë të turpshme zgjedhore, të pandodhur kurrë më parë, për t’u bërë shqiptarëve thirrje të marrin në dorë fatin e lirive tona, për t’u përulur me nderimin më të madh përpara atyre mbi 500 mijë burrave dhe grave që nuk pranuan të trysnohen, blihen dhe shiten por qëndruan besnikë të idealeve të tyre. Zonja dhe zotërinj! Keni sjellë këtu një ligj të cilin pavarësisht të gjitha këto kundërshti, absolutisht që do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kam bindjen më të thellë se vetëm me gjysmën e atyre që ju vidhni çdo vit, pagat do mund të dyfishohen, dhe kjo jo nga të dhënat e mia, por nga të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse ky ligj është një mashtrim i tmerrshëm. Sepse institucionet e pavarur kanë përllogaritur dhe gjetur se ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, defakto zbrisni me 1 përqind në raport me inflacionin rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve, përveç Gardës e cila rritet me 3-4 për qind. Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim. Dhe çfarë indeksimi, indeksim thjeshtë me inflacionin 1-vjeçar, të rritjes nga viti 2022-2023. Dhe me gjithë këtë indeksim, përsëri në raport me inflacionin, disa kategori më në nevojë detyrohen të mbeten me minus. Propozuam që të vendosim minimumin jetik, në këtë periudhë kur sirenat e mjerimit po ulërijnë në gjithë vendin. T’i japim çdo shqiptari 200 euro, llogari kjo e Avokatit të Popullit, jo e opozitës. Jashtë çdo politike. Duke i dhënë nga 200 euro, ne nxjerrim nga varfëria ekstreme çdo shqiptar. Asnjë shqiptar nuk meriton sot të jetojë në varfëri ekstreme. Njerëzit janë të varfër se i varfëron qeveria, nuk kanë lindur të varfër. I vjedh qeveria, i keqtrajton qeveria. Me 200 euro ne, çdo pensionist, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, çdo të papunë, secilin e nxirrnim nga humnera ekstreme që quhet mjerim. Nuk e nxirrni nga varfëria, por nga ajo më e keqja e nxirrni. Kurse ju rrisni rrogat e larta nga sipër, poshtë dhe ato poshtë shkojnë poshtë e më poshtë. Ky është cinizëm, kjo është pashpirtësi. Ju nuk keni asnjë lidhje me qytetarët, e vetmja gjë që u lidh është t’u vidhni votat. Si kriminelë elektoral, fantazma nate që kaloni nga njëri komunitet në tjetrin, duke kërcënuar dhe vjedhur votën. Ndaj dhe bëni këtë ligj sot. Ligj i turpshëm dhe ligj cinik. Hajdeni rrisim rrogat nga poshtë, lart. Kështu fillohet. Ka njerëz që numërojnë kafshatën, të vendosim minimumin jetik. Shqipëria ka çdo potencial dhe e ka llogaritur nga Avokati i Shtetit, nuk po them nga opozita dhe e respektoj atë, pse e respektoj, sepse i jep çdo shqiptari 6 euro në ditë. Dhe 6 euro në ditë janë shumë pak, por nuk janë në varfëri ekstreme. Ndaj dhe bllokojeni këtë seancë dhe miratojmë minimumin jetik.

sali berisha seance plenare 25 maj 2023

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin