Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një konferencë për mediat, Berisha e konsideroi votimin si një akt kundër qytetarëve dhe komuniteteve vendore, ndërsa deputetët e mazhorancës i akuzoi se shkelën interesat e zgjedhësve të tyre.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se votoi kundër interesave të qytetarëve, duke miratuar pas mesnate Reformën Territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Në një konferencë për mediat, Berisha e konsideroi votimin si një akt kundër qytetarëve dhe komuniteteve vendore, ndërsa deputetët e mazhorancës i akuzoi se shkelën interesat e zgjedhësve të tyre.
Ai e cilësoi Reformën Territoriale si një nga vendimmarrjet më të rëndësishme për komunitetet, pasi sipas tij pushteti vendor ka rol të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zonave, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjen e identitetit të komuniteteve.
"Mbrëmë pas mesnate, në një akt flagrant antikombëtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit, për asgjësimin e tyre. Deputetët e partisë së krimit në unison, shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre. Të marrë peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjet dhe plaçkën që kanë siguruar me mandatin e tyre, ata votuan në një krim kolektiv për asgjesimin e 15 bashkive. Reforma territoriale është pa dyshim, në raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma më e rëndësishme sepse kjo reformë ka të bëjë me vetë qeverisjen e komuniteteve. Ka të bëjë me qeveritë vendore të tyre, të cilat kanë misionin zhvillimin e territorit të komunitetit. Kanë mision konservimin e trashëgimisë kulturore historike të komunitetit. Kanë mision mbrojtjen, zhvillimin e identiteteve të komuniteteve. Theksoj dhe njëherë, për Shqipërinë, një vend me nevojë jetike për zhvillim, njësitë e qeverisjes vendore janë investitorë kryesorë në zonat e komuniteteve," tha Berisha./Dosja.al
Gjykata Speciale KOSOVË- Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e ...
Olsian Çela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka kërkuar një zgjidhje përfundimtare për pagat ...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas miratimit të reformës administrativo-territoriale në ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pasi i "terrorizoi" deputetët e vet që të votonin pro Reformës administrative Territoriale...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend. Me an&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar atë si nj&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre, në...
Belinda Balluku TIRANË- Ish-zv.kryeministraj Belinda Balluku u shfaq në Kuvend gjatë seancës për votimin e reformës admi...
TIRANË- Pas orëve të gjata diskutimesh Kuvendi miratoi sot reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori kons...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha në Kuvend se kërkesa e opozitës p...