LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Me fitoren e Trump posti i diplomatit të parë të botës iku nga duart e Sorosit dhe iu rikthye qytetarëve të lirë amerikanë

Lideri i opozitës u shpreh se të gjithë e duan Elon Musk, por njerëzit e lirë duhet ta duan atë më shumë se për çdo gjë tjetër, për blerjen që i bëri Twitterit për ta nxjerrë nga kthetrat e censurës.

22 January 2025, 19:15 Nga E. D
Berisha: Me fitoren e Trump posti i diplomatit të parë të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën “TRIUMFI” i artistit, Avni Delvina dedikuar presidentit amerikan Donald J. Trump. Berisha gjatë fjalimit tij u shpreh se me fitoren e Donal Trump posti i diplomatit të parë të botës iku nga duart e Sorosit dhe iu rikthye qytetarëve të lirë amerikanë. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se të gjithë e duan Elon Musk, por njerëzit e lirë duhet ta duan atë më shumë se për çdo gjë tjetër, për blerjen që i bëri Twitterit për ta nxjerrë nga kthetrat e censurës.

"Nuk mund të ndalem pa thënë dy fjalë të sinqerta këtu, prap. Unë jam njeri që kam pasur respekt për Joe Biden, për vetë disa qëndrime të tij të qarta në favor të shqiptarëve. Por kur pashë dekretet e tij për të falur familjarët e vet, ata që kishin predikuar drejtësi dhe ligj për Amerikën dhe botën, më është dukur për mua, një nga ngjarjet më të rënda dhe të pabesueshme. Përdori fuqinë e vendit të tij të madh për të falë familjen e vet, e cila nëse ka kryer krime duhej të përballej. Unë nuk e di, por akti i këtij presidenti në largim është akti më i papranueshëm, akti më i paligjshëm në rrafshin moral në radhë të parë, sepse presidenti i SHBA ka të drejtë të firmosë atë që mendon.

Por ky moment në pamje të parë, disa akte, mendime dëshmon edhe njëherë se çfarë rëndësie të jashtëzakonshme kishte fitorja e Donald Trump dhe reformimi i atij vendi që udhëheq lirinë e botës dhe pafuqinë e të cilit, siç provojnë zhvillimet historike, liria e ka shumë të vështirë të rezistojë në kohën e sotme. Për ta mbyllur, në një libër të dy studiuesve shkruhet dhe argumentohet me shembull se si, çdo 25 vite ndodhin ndryshime të mëdha, cilësore në botë të cilat nuk i ke imagjinuar, nuk i ke menduar, të cilat strategjistë shumë të rrallë mund ti kenë patur idenë se do të ndodhin. Në fakt fitorja e Donald Trump në këtë aspekt shënon ndryshimin më të madh këtë çerek shekulli.

Ndaj dhe ti urojmë atij, ekipit të tij i përbërë nga gjeni. Të gjithë e duan Elon Musk, por njerëzit e lirë duhet ta duan atë më shumë se për çdo gjë tjetër, për blerjen që i bëri Tëitterit për ta nxjerrë nga kthetrat e censurës. Nuk ka më të keqe se censura. Marco Rubio, një nga yjet në 30 vite të Senatit të SHBA-së. Fëmijë i dy prindërve të ikur nga diktatura e Kastros. Vendosja e tij sot në zyrën e diplomatit të parë të botës, është ogur i bardhë për njerëzit e lirë kudo dhe një lajm shumë i papëlqyer për sistemet dhe diktaturat totalitare në mbarë botën. Nuk mund të mos e them se, posti i diplomatit të parë të botës doli nga duart e Xhorxh Soros dhe ju rikthye qytetarëve të lirë amerikanë dhe ky është një moment i madh, sepse në fakt paraardhësi i tij funksionoi si Xhorxh Soros, sekretar shteti.

Ndaj dhe dua që mikun tim, piktorin e talentuar dhe të madh ta përgëzoj dhe është njëri nga artistët që admiroj më shumë dhe i qëndroj më besnik admirimit të tij për Donald Trump. Më tregoi se Sebastian Gorka i ka dërguar një mesazh. Gorka është një bashkëpunëtor i afërt i presidentit Donald Trump dhe i ka dërguar një mesazh me rastin e hapjes së kësaj ekspozite. Uroj që kjo ekspozitë të shëtisë dhe në vendin e Trump, por dhe në vende të tjera sepse në një mënyrë apo një tjetër, me të vërtetat e saj do ti bëjë më të lirë njerëzit që do të vizitojnë këtë ekspozitë. Urimet më të përzemërta," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin