LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

Duke folu në konferencë me gazetarët, Berisha tha se sot nuk ka shqiptar që i thotë votës, votë dhe që nuk pranon se këtu ndodhi një farsë elektorale.

9 June 2025, 13:36 Nga E. D

 

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së
sali berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se misioni i tij historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët. Duke folu në konferencë me gazetarët, Berisha tha se sot nuk ka shqiptar që i thotë votës, votë dhe që nuk pranon se këtu ndodhi një farsë elektorale. Sipas tij farsat nuk i fiton opozita, ndaj dhe ajo që po bëhet është gjyqi i farsës.

"Tani, unë këto i marr krejtësisht të pavlerë. Sali Berisha udhëhoqi fushatën më të bukur të jetës së tij dhe se çfarë mund të ketë pëshpëritur njëri apo tjetri, ajo është puna e tyre. Por secili prej kandidatëve ka pasur për detyrë të bëjë maksimumin që mund të bënte, ndonëse Sali Berisha kishte deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Dhe ata të cilët besojnë se Edi Rama mund të bënte zgjedhje të lira dhe se farsa elektorale mund të fitohet, ata nuk njohin ABC-në e procesit zgjedhor...

Po, e vërteta është se tek Sali Berisha ata dështojnë. Sepse siç e sheh ti, po i bëhet gjyqi farsës elektorale.
Kjo do sjellë pa diskutim mungesën e legjitimitetit të qeverisë të dalë prej saj. Dhe natyrisht detyra e Sali Berishës është t’u faktojë shqiptarëve. Bashkë me shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, Sali Berisha ka mision të rikthejë votën e lirë. Ky mision është epik, është historik. Sot nuk ka shqiptar që i thotë votës, votë. Që i thotë lirisë, liri. Që nuk pranon se këtu ndodhi një farsë elektorale. Se me farsë nuk ka të ardhme, ka të shkuar. Farsat nuk i fiton opozita, ndaj dhe ajo që po bëhet është gjyqi i farsës.

Natyrisht në kushte të vështira sepse mediat që duhet të jenë në krye të kësaj beteje janë të rreshtuara në fushatën e dezinformimit, pjesa dërrmuese e tyre. Kur del tjetri në media e thotë se si mund të flitet për narkoshtet, në një kohë kur e gjithë bota flet për narkoshtet. Në një kohë kur të gjithë institucionet serioze flasin për këtë. A nuk erdhi para tre javësh një i dërguar i Departamentit të Drejtësisë dhe tha se duhet të luftoni kartelet?Po çfarë është narkoshteti? Narkoshteti është shteti i karteleve. Këta nuk kanë njohuritë më elementare, në qoftë se nuk notojnë vetë në para droge.

Narkoshteti është kur Taulant Ballën- ministrin e Brendshëm, e emërojnë bandat. Kur drejtorin Matrix e emërojnë bandat. Kur vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vazhdon trafiqet nga Vlora. Narkoshteti është kur Olsi Rama, njësh me kartelin e Xibrakës, kurse gjykatësi thotë nuk ishte. Ky është narkoshteti.
Kush janë këta të verbër që thonë nuk shoh narkoshtet? Po kullat çfarë janë? A e dini ju se vetëm vitin që kaloi janë marrë nga taksa e ndërtimit 290 milionë euro. Janë investuar 1 miliard e 770 milionë euro në një vit, çka do të thotë se në 5 vite shkon në 8 apo 9 miliardë. 20 përqind nga bankat, të gjitha nga nëntoka.
A nuk është narkoshteti me 33 përqind dhe mbyllja e qindra sipërmarrjeve fason dhe të eksportit?
Dhe këta u habitën kur unë fola për narkoshtet. Turp. Ndaj dhe nuk e kishin hallin te narkoshteti, e kishin hallin tek zgjedhjet këta. Se aty u bë gjykimi i zgjedhjeve. Këtu e kishin të gjithë hallin," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin