LIVE UPDATES
Politike

Berisha nga Brukseli: IDC-CDI do të krijojë një grup pune i cili do të mbledhë fakte mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe krimit

Në prononcimin e tij, Berisha u shpreh se propozimi i tij për krijimin e një grupi pune për krimin e organizuar dhe kartelet e drogës në Shqipëri dhe në botë.

13 July 2026, 18:57 Nga E. D
Berisha nga Brukseli: IDC-CDI do të krijojë një grup pune i cili
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për punimet e asamblesë së Përgjithshme të IDC-CDI-së, organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ushtron detyrën e zv/presidentit. Duke folur për Syri.TV, Berisha u shpreh se propozimi i tij për krijimin e një grupi pune për krimin e organizuar dhe kartelet e drogës në Shqipëri dhe në botë.

Gjatë bisedës me gazetaren Sonila Meçon, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, propozimi i tij është mirëpritur dhe IDC-CDI do të krijojë grupin e punës që do mbledhë fakte mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe krimit.

Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Mirëdita dhe përshëndetje. Edhe të gjithë atyre që na ndjekin në këtë lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin tuaj. Po, sapo përfundoi asambleja e përgjithshme e Ndërkombëtares Demokrate të Qendrës, organizatës më të madhe botërore të partive politike të qendrës dhe qendrës së djathtë.

Dhe punimet e saj besoj se ishin jashtëzakonisht të rëndësishme. Në këto punime u trajtuan çështje themelore të demokracisë, të të drejtave të njeriut, por edhe çështje të rëndësishme të organizimit, si dhe aspekte bashkëkohore të teknologjisë, të inteligjencës artificiale e të tjera.

Në takimet që pata dhe në fjalën që mbajta, unë jam përqendruar totalisht në atë që është gjendje dramatike, një diktaturë autoritare e qeverisë, duke bërë theksin se Shqipëria, e cila ishte nën një organizatë kriminale, nën atë padrinon e saj, një organizatë e cila vërtetë pranon pluralizmin, por e shtyp atë me të gjitha llojet e paligjshme.

Arreston udhëheqësit politikë të opozitës, dënon kundërshtarët politikë, organizon farsa elektorale, ka shndërruar zgjedhjet në një farsë të vërtetë elektorale.

Por në veçanti, kjo qeveri është një organizatë kriminale sepse është e lidhur kokë e këmbë me kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalën time unë u ndala gjerësisht te narko-shteti shqiptar, nxora vetëm një aspekt të këtij narko-shteti, narko-euron. Shqipëria sot është vendi i mbivlerësimit të euros. Kjo monedhë ndër më të fortat e botës është zhvlerësuar në një shkallë të pabesueshme deri në 22 %. 

Dhe kjo në sajë të fluksit gjigant ilegal të parave të drogës. Pra, Shqipëria sot është eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë. Kartelet e saj të drogës janë eksportuesit më kryesorë të kokainës në Europë dhe destinacione të tjera. Ato kanë të hapura portet e Shqipërisë, në të cilat prej pesë vitesh s’kapet asnjë kilogram drogë.

Ato administrojnë linjat e narkotrafikut në Shqipëri, vendosin për ligjet e vendit dhe kryeministri është në fakt padrino i tyre. Në fjalën time, pata mundësi të theksoj edhe për protestën e gjeneratës së re dhe qytetarëve që u zhvillua në Tiranë, që është kryekëput një protestë anti-diktatoriale.

U ndala dhe tek ‘Dosja Shqiptare’. Në qoftë se e peshojmë me 523 projektet e tij, tregon se sillej si një sulltan i shekujve të shkuar, e konsideron Shqipërinë çiflig të saj dhe ua ka dhuruar atë karteleve më të rrezikshme të drogës, zonat më valurane të vendit për të zhvilluar ato me paratë e drogës.

Së fundmi, ka hequr një numër të madh prej tyre nga zonat e mbrojtura, vetëm në interes të këtyre karteleve. Mund të them se kjo paraqitje e imja këtu në këtë asamble, u prit me një interes vërtet të veçantë. Kërkova të krijohet një grup pune pranë asamblesë, për krimin e organizuar dhe kartelet e drogës në Shqipëri dhe në botë.

Dhe ky sugjerim i imi u mirëprit nga presidenti i saj, zoti Pastrana. Kështu që, mendoj se ky udhëtim ishte i vlefshëm dhe i dobishëm për Shqipërinë, pasi sa më shumë të njohë bota realitetin e Shqipërisë, aq më shumë do të flasë për një narko-diktator dhe jo për ato rrobat e bardha të tij.

Sonila Meço: Zoti Berisha do të mund të ketë edhe një grup vëzhgues apo vlerësues lidhur me akuzat e shumta tashmë që artikulohen, janë artikuluar me kohë nga opozita por që kanë gjetur jehonë në protestë dhe në shtypin ndërkombëtar.

Sali Berisha: Po, do të krijohet një grup pune i cili do të mbledhë fakte mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe krimit. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Basir Çollaku: Duke marrë në konsideratë nismën le të themi të senatorëve republikanë amerikanë që qeveria amerikane të angazhojë nismat ligjore për hetimin e qeverisë shqiptare në përfshirjen dhe lehtësimin e narkotrafikut, a mbase do të propozonte, do të kërkonte nga Bashkimi Europian t’i bashkëngjitet kësaj nisme? Pa interferuar në institucionet sigurisht.

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Ne, në vjeshtë, në raportin faktmbledhës të Partisë Popullore Europiane, u shpreh shqetësimi i madh për narko-euron dhe rolin e tyre.

Së fundi, propozova dhe u prit edhe aty me interes, organizimin e një konference për trafiqet dhe narko-shtetin në Shqipëri, e cila do të jetë një hap shumë i rëndësishëm në formimin e qëndrimit të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin