LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Objektiv i padiskutueshëm i PD është rroga minimale 500 euro dhe vendosja e minimumit jetik prej 200 euro me buxhetin e parë

Berisha gjithashtu u shpreh se pensionisti shqiptar sot merr tre herë më pak se pensionisti maqedonas dhe tre herë më pak se pensionisti serb, malazez dhe boshnjak. 

9 November 2024, 13:17 Nga E. D
Berisha: Objektiv i padiskutueshëm i PD është rroga minimale 500
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se objektiv i padiskutueshëm i PD është rroga minimale 500 euro dhe vendosja e minimumit jetik prej 200 euro me buxhetin e parë. Berisha gjithashtu u shpreh se pensionisti shqiptar sot merr tre herë më pak se pensionisti maqedonas dhe tre herë më pak se pensionisti serb, malazez dhe boshnjak. 

"Problem themelor sot, krahas rivendosjes së gjyqeve politike, burgosjeve politike, është problemi ekonomik.
Sot, në qoftë se marrim disa tregues, në qoftë se marrim rritjen ekonomike dhe kontot apo portofolët e qytetarëve, në një zhvillim ndër më dramatikët, por jo i vetëm se është tipik i diktaturave, konstatohet se rritja ekonomike u dyfishua, por varfëria u trefishua. Dhe të dy llojet e varfërisë, si varfëria ekstreme apo mjerimi, i cili ishte 1.04 përqind në vitin 2013 dhe sot është 3.4 përqind, pra është mbi 3 herë më shumë, ashtu edhe varfëria relative, e cila nga 13 përqind ka arritur në 46 përqind. Për ta bërë më të qartë për qytetarin, po marrim pensionistët. Pensionisti në vitin 2013 merrte një pension 140 mijë lekë.

Sot, pa asnjë rritje por vetëm duke pretenduar për indeksim, ky pension është 180 mijë lekë. Por sot me 180 mijë lekë, ky pensionist blen 50 përqind më pak nga sa blinte me 140 mijë lekë. Sot buka është dy herë më shtrenjtë se në vitin 2013. Sot qumështi, gjalpi, djathi, domatet, zarzavatet kanë një çmim dy herë më të shtrenjtë se në vitin 2013. Dhe, ku është dramatikja, janë nga 10 gjer në 250 përqind gjërat më bazë se shtrenjtë se në Itali, Greqi, Gjermani, në vendet që kanë një rrogë minimumi 4 deri në 8 herë më të lartë se shqiptarët. Pensionisti shqiptar, pse po rikthehem, më i dhimbshmi, se qëndrimi ndaj tyre përbën një qëndrim thellësisht çnjerëzor. Pensionisti shqiptar sot merr 3 herë më pak se pensionisti maqedonas.

Merr 3 herë më pak se pensionisti serb, malazez, boshnjak, etj. Merr 30-40 përqind më pak se pensionisti i Kosovës. Po marr vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës. Albin Kurti vendosi të rrisë pensionet 20 përqind. Fondi i përgjithshëm i pensioneve ishte 500 milionë euro. Ai mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i vendosi te fondi i pensioneve. Çfarë bëri Edi Rama? Edi Rama tha do të indeksoj pensionet 4 përqind në mars. Erdhi marsi, zero indeksim. Dhe indeksoi vetëm në tetor. Mirëpo indeksimi në mars ishte ligj parlamenti. Nuk ka kryeministër që mund të lëvizë buxhetin e miratuar në parlament. Kurse ai ua mbajti indeksimin e pensioneve nga marsi gjer në tetor dhe ua dha për tre muajt e fundit nga 400 gjer në 700 lekë shtesë. Pjesën që nuk e dha do e ofrojë për bonus në dhjetor, në një kohë kur në parlament është një buxhet 8.2 miliardë euro.

A mund të imagjinoni ju qytetarë që në 8.2 milardë euro, rreth 800 mijë pensionistëve t’u lihen vetëm 16 milionë euro. Indeksim për vitin e ardhshëm vetëm 16 milionë euro. A mund të imagjinoni ju, 40 përqind të shqiptarëve që jetojnë në fshat, t’u lihen për mbështetje fermerëve 40 milionë, një një kohë kur ata japin 40 përqind të prodhimit të brendshëm. Çfarë ka bërë ky me rrogat e larta? Sot janë rrogat më të larta në rajon. Rrogat e Skapistëve janë më të larta se rrogat e kardinalëve në Vatikan, se të ministrave që është një shtet i pasur. Sepse i duhen për t’i përdorur për gjah kundër opozitës. Pra, ky nuk ishte indiferent, por i përdori të gjitha këto për të ndëshkuar shumicën dhe për të shpërblyer pakicën. Ajo që ndodh me Shqipërinë nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Praktikat e vjedhjeve në bashki të Edi Ramës janë bërë praktika shtetërore.

Edi Rama kur një ndërtues aplikonte për lejen e ndërtimit të një pallati me tre shkallë, i jepte leje për shkallën e parë. Për të vazhduar punën për shkallën e dytë duhej të paguante prapë. Çfarë bën sot Lubi Balluku? Këta tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Unaza e Tiranës, e cila ka filluar në vitin 2010, e cila është gjithsej 27 km, në një hark kohor 3-vjeçar ne kemi ndërtuar 20 km tunel, këto 27 km pa tunel në terren të butë, nga viti 2013 gjer tani, tre lotet e para u ndërtuan në vitet 2010-2013, këtë vit ka arritur të ndërtohet vetëm gjysma e unazës. Dhe del Lubia e mashtron në parlament. Çfarë ka bërë? E ka copëtuar në 14 kontrata. Po ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta? Dhe ajo ulet në tryeza me biftek 1 mijë euro, se nuk mund ta ketë biftekun nën 1 mijë euro.

Pa dyshim që PD ka një përgjigje të shkëlqyer, së pari ne në parlament u futëm për të mbrojtur minimumin jetik prej 200 eurosh, që do vendoset me buxhetin e parë. Sigurisht për një buxhet me 8 miliardë është e paimagjinueshme që të ketë njerëz të marrin thërrime. Buxheti është i mirëqenies së qytetarëve, i shpërblimit të qytetarëve, i investimit te kapitali njerëzor mbi të gjitha. Pra, këto marrin fund. Së dyti, objektiv i padiskutueshëm është rroga minimale 500 euro. Nuk do rriten rrogat maksimale, ta dinë. Krim, rroga maksimale sot në Shqipëri janë më të larta se në Slloveni, që i ka të ardhurat për frymë 4 herë më të larta. Rrogat sot duhet të ishin absolutisht të trefishuara me ritmet që ndoqëm ne. Kurse ky bëri një rritje vitin e kaluar, asnjë rritje nuk bëri këtë vit. Për ta mbyllur, fondet publike dhe pasuritë publike të shqiptarëve do shpërndahen me pasurimin: e mira më e madhe, numrit më të madh. Është një parim xheksonian që ka frymëzuar dhe duhet të frymëzojë çdo qeveri në të gjitha kohërat," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin