LIVE UPDATES
Politike

Berisha për Corriere della Sera: Marrëveshja me Italinë e rrezikshme. Dëmtohet turizmi ynë dhe rrezikohet rritja e ksenofobisë

Berisha u shpreh se Shqipëria është një vend mikpritës, por ka frikë se problemet e shpërthyera diku tjetër mund të lindin dhe në territorin e saj.

9 November 2023, 10:40 Nga r.ll
Berisha për Corriere della Sera: Marrëveshja me Italinë e
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë pë median italiane Corriere della Serra ka folur për marrëveshjen e nënshkruar së fundmi mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët që do të strehohen në Shëngjin.

Berisha u shpreh se Shqipëria është një vend mikpritës, por ka frikë se problemet e shpërthyera diku tjetër mund të lindin dhe në territorin e saj.

INTERVISTA:

Sali Berisha, 79 vjeç, ish-kryeministër dhe president i Shqipërisë, deputet dhe lider i qendrës së djathtë shqiptare, buzëqesh:

"Po ju a e njihni Shëngjinin, ku Edi Rama dhe Giorgia Meloni duan të krijojnë një nga të dy qendrat për emigrantë?"

Jo president.

Në verë Shëngjini është një nga vendet më të frekuentuara nga turistët dhe sipërmarrësit italianë, këtë vit pati një bum të vërtetë, hotele dhe resorte, plazhe të mbushura me njerëz. Ndoshta kryeministrja Meloni, të cilën e respektoj shumë, e ka bërë me qëllim, që italianët të kthehen me pushime në Itali..."

Këtë verë në Shqipëri ishte edhe kryeministrja italiane...

Ishte një nder i madh për të gjithë ne që ajo erdhi për të kaluar disa ditë pushimi në Shqipëri. Dhe ka bërë shumë mirë, për mendimin tim. Edhe pirja e aperitivit me Edi Ramën, por duhet të ishte ndalur me kaq"

Ata e quajtën atë pakti spritz.

Kam shumë miq në Forza Italia, në Legë, në ‘Fratelli d'Italia’ edhe nëse nuk e njoh personalisht Giorgia Melonin. Por, me të vërtetë, për mendimin tim marrëveshja për emigrantët është shumë e rrezikshme për shumë arsye.

Ciat arsye?

Kam frikë, për shembull, se ksenofobia mund të rritet dhe nuk do të doja as të shihja protesta në rrugë kundër Italisë një ditë. Shqipëria është një vend mikpritës, mikpritës, nuk ka racizëm, por është gjithashtu një vend i vogël, i cili për këtë arsye ka frikë se problemet që kanë pasur tashmë vendet e tjera ku kanë lindur këto qendra, mund të lindin edhe në territorin tonë. Mendoj për Gjermaninë, për vetë Italinë, ku kanë ndodhur vjedhje dhe dhunë seksuale. Lajmi, për shembull, se nga Lampedusa do të mbërrijnë në Shqipëri, vetëm emigrantë meshkuj të rritur, u prit me shqetësim. Megjithatë Edi Rama premtoi publikisht vetëm dy vjet më parë se vendi ynë nuk do të priste kurrë emigrantë nga shtetet shumë të pasura perëndimore.

Ai tha se e bëri këtë veprim vetëm nga një ndjenjë miqësie dhe mirënjohjeje ndaj Italisë.

Edi Rama mendon vetëm për pushtetin e tij, për interesat e tij, kam frikë se do të përfitojë vetëm ai personalisht nga mbështetja ekonomike që do të vijë nga Italia. Gjykata jonë Kushtetuese thotë se për t'i caktuar ekstraterritorialitetin një vendi, duhet autorizimi i Presidentit të Republikës. Edi Rama, nga ana tjetër, e ka bërë gjithçka vetëm, në fshehtësi, pa mandat. Shpresoj që Gjykata e Strasburgut të ndërhyjë dhe të anulojë gjithçka.

E thua këtë sepse Rama është socialist dhe ju jeni nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë dhe jeni kundërshtarë politikë?

Nuk është kështu. Kur isha kryeministër, ne bëmë një luftë shumë të ashpër kundër trafikantëve të qenieve njerëzore, derisa i hoqëm qafe. Tani, me qeverinë e re, skafistët janë kthyer në detet tona dhe nuk do të doja që këta mijëra emigrantë që vijnë nga Italia të përbënin një biznes të ri. Dhe përsëri: Në marrëveshje thonë se do të respektohen të drejtat e njeriut. Por Edi Rama nuk respekton as të drejtat e opozitës: Unë nuk mund të largohem nga vendi!

Akuza të rënda korrupsioni kundër jush President Berisha.

Akuza pa prova, rezultat i një makinerie nga lobet. George Soros është kundër meje.

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin