LIVE UPDATES
Politike

Denoncimi i Berishës: Qytetarët digjitalë më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

I pyetur nëse tre personat janë takuar në vilën e Agasit, Berisha tha se takimet mes tyre, janë zhvilluar në banesën e ish-zyrtarit, ndërsa pretendoi se ka marrë nga qytetarë një fotografi ku shfaqet Vlora Hyseni duke hyrë në vilë.

3 October 2026, 14:17 Nga I.A
Denoncimi i Berishës: Qytetarët digjitalë më kanë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë pretendime të reja lidhur me marrëdhëniet mes Edi Ramës, Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit. I pyetur nëse tre personat janë takuar në vilën e Agasit, Berisha tha se takimet mes tyre, janë zhvilluar në banesën e ish-zyrtarit, ndërsa pretendoi se ka marrë nga qytetarë një fotografi ku shfaqet Vlora Hyseni duke hyrë në vilë.

Berisha tha se nuk e ka bërë publike fotografinë, duke argumentuar se nuk dëshironte të hynte në çështje që lidhen me jetën private. Ai ngriti gjithashtu akuza të tjera ndaj Hysenit dhe Agasit, duke pretenduar se mes tyre ka pasur bashkëpunim dhe komunikime të vazhdueshme, ndërsa deklaratat e tjera i paraqiti si të dhëna që do të provohen në vijim.

"Takimet me Ergys Agasin dhe Vlora Hysenin i kanë bërë në vilën e Ergys Agasit, në të cilën Edi Rama, sipas dëshmitarëve, ka qenë arkitekti i interierit të saj, i brendësisë së saj. Aq sa, ka njerëz që kanë dyshime shumë të mëdha që ajo vilë është e Ramës dhe jo e Ergysit. Këtë unë nuk mund ta them. Pra kam pasur dokumente, nuk i kam publikuar. Dua ta them këtu. Qytetarë digjtalë më kanë dërguar mua fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në banesën e Ergys Agasit, në vilën e tij. Nuk e kam publikuar sepse nuk e dija a është e martuar a e pamartuar, dhe e kam një rregull që nuk hyj në këto sherre. Por e vërteta është se, e kam dëgjuar që thotë s'jam takuar, ajo është takuar dhe fotografia më është dërguar nga qytetarët dixhitalë. Ky është realiteti.

Sikundër, pra unë po flas për vilën, nuk po flas për zyrën, që zyra e tij ka qenë ajo që po del dhe po flasin njerëzit. Ata kanë qenë të pandarë. Ergys Agasi në telefonat e tij, kërcënonte me vrasje. U thoshte, domethënë kërcet plumbi, ty të merret koka. Kurse kjo ia fikte radarët Ergys Agasit, e kuptoni ju vetë tani se çfarë kriminele e ligë është kjo, që Edi Rama thotë, kanë thënë aleatët, po kjo është një tradhtare e keqe e aleatëve, e shqiptarëve në radhë të parë, e flamurit të vet në radhë të parë. E misionit dhe detyrës. Kjo është nga analet e turpit botëror. Shefe e shërbimit që duhet të dëshmonte integritetin më të lartë në detyrë. Po i zgjedhur nga një llum mbi llumin, sigurisht u zgjodh për të bërë ato që ka bërë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin