LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama i mbylli dyert integrimit për të mbrojtur veten! Venecia është shprehur pro pezullimit

Sipas tij, vendimi për pezullim është i ligjshëm dhe mbështetet nga Komisioni i Venecias, dhe paralajmëroi se ky veprim do të ketë pasoja politike dhe do të mbyllë dyert e integrimit të Shqipërisë në BE.

16 February 2026, 10:45 Nga D.S
Berisha: Rama i mbylli dyert integrimit për të mbrojtur veten! Venecia
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi ndryshimet ligjore të propozuara nga kryeministri Edi Rama mbi imunitetin e ministrave.

Sipas tij, vendimi për pezullim është i ligjshëm dhe mbështetet nga Komisioni i Venecias, dhe paralajmëroi se ky veprim do të ketë pasoja politike dhe do të mbyllë dyert e integrimit të Shqipërisë në BE. Ndër të tjera, Berisha e cilësoi këtë si aktin më kriminal dhe më poshtërues dhe akuzoi Ramën se kërkon të mbrojë veten dhe ministra të tjerë nga hetimet e SPAK.

*Pyetje: z. Berisha, zoti Rama ditën e sotme ka deklaruar se do paraqesin kërkesën për ndryshime ligjore sa i përket imunitetit të ministrave. Çfarë do bëjë opozita në rastin konkret sepse duket si një përpjekje e kryeministrit për të mbrojtur jo vetëm zonjën Balluku, por në të ardhmen edhe ministra të tjerë nga masat e SPAK. Ju si do veproni si opozitë?*

Sali Berisha: Ky është akti më i rëndë, më kriminal, më poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë, që Edi Rama guxon të marrë. Në sytë e botës, Edi Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale dhe ministrat, qëndrojnë mbi ligjin, qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen.
U kemi vjedhur dhe do u vjedhim.
Ky është morali, e vërteta e këtij amendamenti që ata paraqesin sot.
Dhe kjo është goditja më e rëndë që u bëjnë ata aspiratave të qytetarëve shqiptarë.
Kjo është goditja më e rëndë që i bëjnë ata shtetit ligjor, është mbrojtja më e fuqishme ndaj sistemit të korrupsionit që kanë vendosur.
Qytetarët duhet ta dinë, pas anulimit me ligj të këtij funksioni të prokurorisë speciale, prokurorëve nuk u mbetet asgjë tjetër përveç imunitetit. Por imuniteti nuk është në dorën e tyre, imuniteti është në dorën e Edi Ramës.
Dhe Edi Rama, për ata që bënë ligjin mburojë, imunitete nuk heq.
Në këtë rast, unë e paralajmëroj atë se do paguajë çmimin më të shtrenjtë me këtë akt dhe se po u fakton shqiptarëve dhe botës se çfarëhajduti i pafytyrë është ky.
Se si ky njeri, i kapur në flagrancë me afera të mëdha korruptive, vetë, baxhanaku, e shoqja e tij, enturazhi i tij, tani do të bëjë ligjin që të vjedhë sa të mundet dhe të mos mund ta pezullojnë.
Sqaroj edhe njëherë, pezullimi është një e drejtë ligjore.
Pezullimin e ka miratuar plotësisht, pas ekspertizës që i ka bërë ligjit të procedurës penale të Kosovës, Komisioni i Venecias.
Komisioni i Venecias është shprehur se pezullimi nuk bie ndesh me parimet e Kushtetutës dhe pushteteve.
Edi Rama kërkon me çdo kusht të mbrohet nga vjedhjet që ka bërë, bën dhe do të bëjë me amendamentin që dërgoi sot në parlament.
Ndaj ja ku jemi në këmbë.
Një gjë do u them shqiptarëve, se me këtë akt, ai i mbyll dyert e integrimit të Shqipërisë në BE dhe krijon fushën më të madhe të mundshme për vjedhjen, plaçkitjen e tyre, varfërimin e mëtejshëm, të tejskajshëm dhe është në dorën e tyre të marrin fatin.
Data 20 po vjen, është dita e qytetarëve.
Kryengritja paqësore opozitare ka pasur jehonën më të jashtëzakonshme dhe më dashamirëse në të gjithë botën.
Ju besoj e keni ndjekur se çfarë paraqitje, në qoftë se rrjetet kryesore gjermane e kanë paraqitur me 10 minuta, rrjetet proqeveritare shqiptare, pas protestës i kanë kushtuar 2, 3, maksimumi 4 minuta.
Janë përpjekur ta fshehin.
Bota e pa, edhe dje rrjeti më i madh televiziv në botë, Foksi, kishte një kronikë të madhe të zgjeruar për protestën vigane të opozitës shqiptare.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin