LIVE UPDATES
Politike

Berisha: SKAP-i hesht për Irena Gjokën, por kërkon përjashtimin e gjykatëses që nuk e ka takuar kurrë Malltezin

Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se opozita është për të mbrojtur interesin publik nga cilido që e shkelmon atë, qoftë kryeministër, qoftë ministër, qoftë president, qoftë gjykatës, qoftë prokuror, qoftë cilido. 

24 November 2023, 13:09 Nga r.ll
Berisha: SKAP-i hesht për Irena Gjokën, por kërkon
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar kërkesën e SPAK, për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi ,të angazhuar në hetimin ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit për çështjen e Kompleksit Sportiv Partizani.

Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se opozita është për të mbrojtur interesin publik nga cilido që e shkelmon atë, qoftë kryeministër, qoftë ministër, qoftë president, qoftë gjykatës, qoftë prokuror, qoftë cilido. 

"Sali Berisha ka mbështetur dhe do mbështesë me forcën më të madhe, të gjithë ata punonjës në të gjitha nivelet e administratës dhe në institucione të tjera, që zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin.

Sikundër do të denoncoj këtu, çdo shkelës të ligjit, i cili me aktin e tij, kryen një krim. Nuk jam unë që sulmoj SKAP-in e partisë, është SKAP-i që shkelmon dhe vetëposhtëron veten e tij në një pozicion mercenari, si një organizatë kriminale në veprimet e tyre. Sigurisht që unë jam kryetari i një partie kryesore opozitare, unë do mbaj qëndrime.

Unë para jush kam denoncuar rastin Beqaj, të cilin SKAP-i për herë të dytë e amnistoi me urdhër të Edi Ramës. Atëherë mund të tolerohet kjo pa u denoncuar. Unë u thashë ju, se akuza që i vunë, ishte për ta nxjerrë të pafajshëm. Dhe e detyroi gjykatësin të reagojë për së dyti ndaj amnistisë së Beqës. 

Po të jap një shembull të dytë. Dje brenda orëve, falangat apo larot e SKAP-it të Edi Ramës, kërkuan largimin e gjykatëses, e cila firmosi ndryshimin e Kushtetutës për Sali Berishën. Ka kryer një krim të rëndë kushtetues. E firmosi me urdhër të partisë.

Por meqenëse mori një masë po arresti, por shtëpie për Malltezin, e quajtën konflikt interesi, një njeri që nuk e ka takuar kurrë Jamarbër Malltezin, por që ka marrë një apartament nga administratori i kompanisë, që nuk ishte pjesë e këtij procesi dhe kërkuan përjashtimin e saj nga procesi.

Ndërkohë denoncimet e përsëritura të miat, për vendimin në konflikt të plotë interesi të gjykatëses, që fshihet prapa krimit të saj, që thotë se nuk jam Maneku, por jam Gjoka, që është shkarkuar me firmën time për korrupsion nga detyra, dhe që ka probleme të tjera- ta ketë të qartë, për atë SKAP-i i partisë nuk thotë asnjë fjalë, hesht si fija e barit. Aty nuk ka konflikt interesi.

Por nëse vetëposhtëron kush veten, janë këta që e vetëposhtërojnë veten, jo ne që i nxjerrim këto. A apo të them unë për oficerin e policisë sekrete. Si mund të qëndrojë ai në detyrë, kur Kushtetuta dhe ligji i prokurorisë e nxjerrin jashtë detyrës? A duhet të zbatojë prokuroria ligjin e ri të vetin, të miratuar nga kjo mazhorancë?

Po pse për qytetarin e thjeshtë respektohet, kurse për skafistin Kraja, ish-prokurorin politik të diktaturës hoxhiste, nuk mund të respektohet? Kujt ia shesin këto standarde këta? Dhe këta mendojnë të përdorin këtë si mburojë, se janë prokurorë, se janë speciale. Merr Millonain, do e sjell këtu, do e dëgjoni me veshët tuaj deklaratën e saj famoze se korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjet. U them një gjë, po edhe në dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk gjen një gjë të tillë.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin