Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë një prononcimi për mediat para ambienteve të SPAK, Berisha u shpreh se Rama duhet të pyetet për aferën e sterilizimit dhe për 300 milionë euro të PPP-ve të shëndetësisë.
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se SPAK është një hetuesi private e Edi Ramës, i cili sipas tij mbron krimet monstruoze që ai kryen bashkë me njerzit e tij. Gjatë një prononcimi për mediat para ambienteve të SPAK, Berisha u shpreh se Rama duhet të pyetet për aferën e sterilizimit dhe për 300 milionë euro të PPP-ve të shëndetësisë.
Më tej, lideri demokrat shtoi se kryeministri Rama duhet të pyetet për pronat e Surrelit, për të cilat deklaron se i ka blerë tokë arë 9 mijë metër katrorë. Në lidhje me këtë, ai thotë se dy prefektë, njëri i PD, tjetri i PS, kanë refuzuar të firmosin dokumentet sepse në park kombëtar nuk ekziston koncepti tokë arë.
Sali Berisha: A duhej të pyetej Edi Rama për pronat e Surrelit, për të cilat deklaron se i ka blerë tokë arë 9 mijë metër katrorë, në një kohë kur dy prefektë, njëri i PD, tjetri i PS, kanë refuzuar të firmosin dokumentet sepse në park kombëtar nuk ekziston koncepti tokë arë? Parku kombëtar ka mbrojtje të plotë dhe asnjë metër katror nuk mund të shitet dhe të blihet si tokë arë.
A është pyetur Edi Rama për aferën e sterilizimit, që kalonte nga studio në studio si një njeri i shpërfytyruar me një pincë të thyer dhe gërshërë të ndryshkur, në një kohë që me PPP-në e tij rriti 84 herë çmimin e sterilizimeve? A është pyetur ndonjëherë Edi Rama për këtë? A është pyetur Edi Rama për regjistrimin e gjysmë milion shpirtra të vdekur nga shtriga e korrupsionit, që e ka emrin Vilma Nushi, bashkëshortja e kushëririt të Edi Ramës, që regjistron check-upe për të vdekur për të vjedhë para dhe për t’i ndarë me Edi Ramën?
A duhej pyetur pra për 300 milionë euro të PPP-ve të shëndetësisë? A duhej pyetur Edi Rama për pallatin në pajë, që dha leje të ndërtohet në sheshin e pallateve, por që bashkëshortja e tij nuk paraqet dot asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, etj? Pra, unë solla këtu para shqiptarëve një pyetje për të kuptuar se ky organ është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës, që komandohet prej tij dhe që funksionon në mburojë të krimeve monstruoze që Edi Rama kryen bashkë me suitën e tij të ngushtë./Dosja.al
Marco Tarquinio TIRANË- Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio ka folur nw lidhje me procesin e negociatave që po ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme së nëSPAK kundërmonin dosjet e kryem...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se integrimi europian i Shqipëris&eu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar ditën e sotme një mesazh ish-kreut të SPAK Altin Dumani...
Pamje TIRANA- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar pa dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemkrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për ma...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka ftuar institucionet e sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashkët ko...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se PD është kundër projekt-kalendarit, nd&eum...
Edi Rama TIRANA- Gazeta Gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull protestave qytetare në Tiranë,...
Gazmend Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka bërë një denoncim ditën e sotme. P...