LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Beteja për Vlorën, gara mbetet e hapur për një mandat

Partia Socialiste ka fituar lehtësisht zgjedhjet në qarkun Vlorë më 2017 dhe 2021, por fati ka pasur një rol të madh në mandatin e tetë nga të 12 mandatet e qarkut. Ndërsa PS pretendon se do të marrë edhe një mandat të nëntë, gjasat janë që në lojë për socialistët është edhe vetë mandati i tetë.

2 May 2025, 22:03 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Beteja për Vlorën, gara mbetet e hapur për një mandat
foto ilustruese

VLORË- Qarku i Vlorës dërgon 12 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe, prej tragjedisë së vitit 1997, ka votuar në shumicë të madhe Partinë Socialiste. Kulmi për Partinë Socialiste u shënua në vitin 2017, kur ata fituan 66 mijë vota, ose 60% ndërsa rezultati më i mirë për opozitën u shënua në vitin 2009, kur koalicioni i udhëhequr nga PD fitoi më pak se 40 mijë vota ose 37%. Dhe ndonëse askush nuk e vë në dyshim fitoren e socialistëve në këtë qark, përmasat e fitores mund të përcaktojnë nëse rezultati mes të dy palëve do të jetë 8 me 4 apo 7 me 5. Dhe, së paku rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021, i zgjedhjeve për pushtetin vendor në Himarë më 2023 dhe në 2024, duket se e bën mandatin e tetë të socialistëve jo tërësisht të garantuar.

Në zgjedhjet e vitit 2021, socialistët humbën gati 7 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 ndërsa Partia Demokratike fitoi gati 9 mijë vota, e megjithatë, rezultati final në përqindje, 58 me 32%, i dha socialistëve tetë mandate dhe demokratëve, 4. Me pak fjalë, socialistët fituan në këtë qark 67% të mandateve me 58% të votave. Disbalanca në fjalë shpjegohet me votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, partia që tashmë është riemëruar Partia e Lirisë. Kjo parti mori 6,200 vota në zgjedhjet e vitit 2021, shumë pak në krahasim me 7400 votat me të cilat socialistët fituan mandatin e tetë, por që, nëse PD dhe LSI do të kishin garuar bashkë, do të mjaftonin që t’i rrëmbenin këtë mandat socialistëve duke e ndarë qarkun në 7 me 5.

Qarku i Vlorës është veçanërisht kompleks me sensitete vendore që luajnë rol përcaktues në rezultat. Popullata çame nga njëra anë dhe minoriteti grek nga ana tjetër janë dy faktorë të rëndësishëm. Në zgjedhjet e vitit 2009, PD siguroi mandatin e vet shtesë nga aleati i vet, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndërsa PS e siguroi mandatin e vet të shtatë falë partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në atë kohë, në aleancë me socialistët, sot në aleancë me PD-në. Një parti tjetër nga minoriteti, MEGA, ka mbështetur prej kohësh socialistët dhe baza e saj gjendet në Sarandë, por ndërkohë, për socialistët një telash ka lindur nga konflikti me Himarën, krahina historike krenare, votuesit e së cilës zgjodhën me votë Fredi Belerin në zgjedhjet e pushtetit vendor 2023, ndërsa në zgjedhjet e përsëritura në gusht 2024, qyteza dhe fshatrat përreth sërish votuan kandidatin e opozitës Petro Gjikuria, i cili sot është kandidat për opozitën.

Nëse socialistët duan të marrin 9 nga 12 mandate, atëherë atyre do t’u duhet të marrin 75% të votave, në rast se opozita garon bashkë dhe, në varësi të votave të ndara dhe të djegura të partive opozitare, diçka më pak se sa kaq. Në fund të fundit, socialistët nuk morën dot 9 mandate as në vitin 2017, kur PD e LSI garonin veçmas dhe kur PS shënoi pikën e vet më të lartë në qark me 65 mijë vota dhe 60%.

Shumë gjëra gjithsesi do të varen nga ndarja e votave mes opozitës kryesore dhe partive të tjera opozitare. Partia Mundësia e Agron Shehajt pretendon se do të mund të fitojë jo vetëm një, por dy apo tre mandate deputetësh në këtë qark. Votat e Shehajt, i cili është nga Vlora, supozohet se do të gërryejnë nga Partia Demokratike ndërsa, nëse ai me të vërtetë merr vota për t’u llogaritur në ndarjen e mandateve, është në një farë mase punë shansi se sa vota do të “digjen”. Fjala vjen, ai mund të marrë vota për afërsisht dy mandate por formula t’i japë atij vetëm një. Votat e humbura pa mandat në një situatë të tillë favorizojnë partinë e dytë më të madhe në qark, e cila, në këtë rast supozohet se është Partia Demokratike. Por mundet gjithashtu që Mundësia të marrë, në ndarjen e mandateve, rolin që LSI pati më 2021, pra që të gërryejë vota nga opozita duke favorizuar me mandat PS-në.

Bashkia e Himarës ka gjithashtu gjasa të luajë një rol, në rast se do të vijojnë të mbështesin opozitën si në zgjedhjet për pushtetin vendor. Në vitin 2021, Bashkia Himarë i dha 60% të votave Partisë Socialiste ndërsa në vitin 2023, kandidati i opozitës fitoi me rezultat të ngushtë. Votat në Bashkinë Himarë nuk janë shumë për të pasur ndikim të madh në llogaritjen e mandateve. Në zgjedhjet e vitit 2021 ishin gjithsej 6,100. Por fakti është që, nëse PS dhe LSI do të kishin garuar bashkë në zgjedhjet e vitit 2021, rezultati final do të ishte në përqindje 58 me 38 dhe në mandate, 7 me 5.

Qarku i Vlorës është gjithashtu një qark me popullsi të madhe në emigrim dhe me pjesëmarrje në zgjedhje në minimumin kombëtar. Në zgjedhjet e vitit 2021 morën pjesë vetëm 33.5% e popullsisë. Kësaj here, 20 mijë zgjedhës kanë aplikuar për të votuar në distancë, gjë që mund të rrisë votat e hedhura në zgjedhjet e 11 majit me 19% kundrejt vitit 2021.

Profili demografik e social

Qarku i Vlorës shtrihet përgjatë të gjithë bregdetit të jugut të Shqipërisë, një zonë përgjithësisht e thyer me male që ngrihen menjëherë nga brigjet e detit për në lartësi të mëdha. Në pjesën jugore, fusha e Vurgut, e krijuar nga aluvionet e Lumit Bistricë, përbën një aset për bujqësi ndërkohë që pjesa tjetër e territorit shfrytëzohet më së shumti për drufrutorë, ullinj, vreshta dhe blegtori. Mbarështimi i të imtave ka qenë historikisht i favorizuar nga afrimësia gjeografike mes kullotave dimërore në Karaburun dhe bregdet dhe kullotave verore në Malin e Çikës apo Malin e Gjerë.

Turizmi detar, malor dhe ai i trashëgimisë kulturore, peshkimi, blegtoria dhe ullinjtë ofrojnë burime ekonomike të rëndësishme për zonën ndërsa industria është e kufizuar në qytetin e Vlorës. Laguna e Nartës në veri dhe liqeni i Butrintit në jug përbëjnë burime të konsiderueshme të peshkut dhe molusqeve në vend.

Burimet e shumta ekonomike gjithsesi nuk kanë ndihmuar shumë për të shmangur depopullimin. Censi i vitit 2023 numëroi 147 mijë banorë në të gjithë qarkun, me rënie 17% përkundrejt vitit 2011 dhe 23% përkundrejt vitit 2001. Siç shihet nga këto shifra, nga qarku ka pasur më shumë largim popullsie mes viteve 2011 dhe 2023, kur ritmi i përgjithshëm i rënies së popullsisë është ngadalësuar në rang kombëtar, se sa kishte në dekadën paraardhëse.

Qarku ka karakter urban. Qytetet e Vlorës dhe Sarandës si dhe qytezat Orikum, Himarë, Ksamil e Konispol janë vendi i banimit të 71% të popullsisë së qarkut. Gjatë dekadës së fundit gjithsesi rënie ka pësuar si popullata urbane ashtu edhe ajo rurale. Vetë qyteti i Vlorës kishte më 2023 rreth 66 mijë banorë, me rënie 17% kundret vitit 2011.

Kandidatët

Deputeti aktual Bledar Çuçi udhëheq listën e socialistëve ndërsa Bujar Leskaj, politikan karriere i njohur mes të tjerash se ka fituar një mandat për demokratët në Vlorë në vitin 2001, udhëheq listën e opozitës. Vangjel Dule, përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, ka vend të sigurt të dytin në listën e mbyllur të kandidatëve të opozitës ndërsa deputetja Ina Zhupa dhe Atird Hoxha, një avokat, plotësojnë listën e mbyllur të opozitës. Zamira Sinaj, dekane e fakultetit ekonomik në Universitetin e Vlorës, Erjona Ismaili, drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme dhe Pirro Vengu, ministër dhe ish-drejtor, janë kandidatët e PS-së në listat e sigurta.

Të dyja palët kanë 12 kandidatë secila në listat e hapura. Deputetët Damian Gjiknuri e Vullnet Sinaj garojnë në listat e hapura të socialistëve krahas Ardit Bidos, drejtorit të arkivës me kredenciale patriotike, Gjergji Mërkuri, ish drejtor dogane dhe mësues në Sarandë, Vasil Llajo, pronari i rrjetit të laboratorëve mjekësorë privatë Intermedica, apo disa pegadogë të universitetit të Vlorës mbushin listën e hapur të PS-së.

Nada Daullja, një mjeke, Edmond Fetahu, një mësues, Skënder Muço, pronari i një kompanie betoni e të tjerë, garojnë për opozitën. Muço është deklaruar kandidat i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Kliko këtu për të lexuar jetëshkrimet e kandidatëve. Link

Kliko mbi foto për të parë fletën e votimit.

BIRN: Beteja për Vlorën, gara mbetet e hapur për një mandat

zgjedhjet e 11 majit qarku i vlores

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin