LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Eksperti i Kuvendit ngre pikëpyetje mbi vendimet e Kushtetueses për Xhaçkën

Eksperti Krenar Loloçi i rekomandon Kuvendit që të marrë masa për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që kritikon anashkalimin e së drejtës së 1/5 së deputetëve për ta vënë në lëvizje atë përmes rrëzimit të kërkesës për ta shqyrtuar çështjen në themel.

27 June 2023, 13:25 Nga k.m.
BIRN: Eksperti i Kuvendit ngre pikëpyetje mbi vendimet e Kushtetueses
Olta Xhaçka

Këshilli i Legjislacionit njoftoi mbledhjen e radhës të martën për të dëgjuar opinionin e ekspertit Krenar Loloçi për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo gjykatë shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Në njoftimin që u është shpërndarë deputetëve pasditen e së hënës, rendi i ditës parashikon paraqitjen e opinionit të ekspertit të kontraktuar nga Kuvendi dhe caktimin e një afati kohor për Këshillin që të hartojë raportin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Të ndarë në dy grupime, deputetët e opozitës bënë dy kërkesa të ndryshme për heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi.

Pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet e Partisë Demokratike iu drejtuan me kërkesa të veçanta kësaj gjykate. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend, duke e cilësuar antikushtetues vendimin e mazhorancës që bllokonte dërgimin e çështjes në Kushtetuese. Në vendimin tjetër, Gjykata Kushtetuese pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt që vë në lëvizje gjykatën për këtë çështje.

Duke analizuar këto dy vendime, eksperti konstitucionalist në opinionin e tij me shkrim për Këshillin e Legjislacionit, që disponohet nga BIRN, del në përfundimin se vendimet janë të detyrueshme për Kuvendin dhe në këtë rast, mocioni i 1/10 së deputetëve duhet të dërgohet në këtë gjykatë, pasi është i vetmi organ që shqyrton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Gazment Bardhi, nëse shumica parlamentare vendos që të mos zbatojë vendimin e GJK dhe të rrëzojë përsëri kërkesën e 1/10 së deputetëve, Loloçi arsyeton shkurt se: Vendimi i GJK është i detyrueshëm dhe Kuvendi duhet të marrë masat ta zbatojë atë, siç ka vepruar edhe më parë kur GJK është shprehur me vendim.

Ndërkohë, Loloçi e konsideron vendimin e dytë të Gjykatës Kushtetuese që rrëzon kërkesën e 1/5 së deputetëve për ta shqyrtuar çështjen në themel si në kundërshtim me normat kushtetuese dhe vetë praktikën e kësaj gjykate.

“Për mendimin tim dhe të disa ekspertëve të tjerë kushtetues, përfshi këtu edhe anëtarët e GJK që kanë shprehur opinionet e tyre në mendimet e pakicës në vendimet e GJK, një qëndrim i tillë i GJK nuk është i drejtë dhe i bazuar, dhe GJK ndoshta lypset t'i kthehet këtij qëndrimi në të ardhmen për disa arsye,” shkruan Loloçi, duke sugjeruar një qartësim të normave kushtetuese nga ligjvënësi.

Ai shton se, në analizën e gjithë vendimeve të marra nga GJK, “nuk gjetëm qoftë edhe një paragraf ku të argumentohet se përse GJK e anashkalon të drejtën kushtetuese të 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje GJK (nenet 131, pika 1(e), dhe 134, pia 1(c), të Kushtetutës), si dhe përse kjo e drejtë kushtetuese nuk mund të gjejë zbatim”.

Po ashtu, eksperti beson se në formulimet që janë bërë në vendimet e fundit të Kushtetueses kanë legjitimuar një subjekt të ri me të drejtën për të vënë në lëvizje këtë gjykatë, që është 1/10 e deputetëve, duke iu kundërvënë sipas tij edhe praktikës së saj të mëparshme.

“Ky qëndrim i GJK, në fakt, mund të konsiderohet sui generis, pasi, ndoshta për herë të parë, GJK bazohet jo në një normë procedurale kushtetuese për të legjitimuar një subjekt që t'i drejtohet asaj, por në një argument!” shkruan ai, duke e cilësuar këtë qëndrim të GJK si hyrje në “një territor që nuk i takon”.

Në përgjigje të pyetjeve të deputetes socialiste Klotilda Bushka nëse zbatimi i këtyre vendimeve sjell nevojën për ndryshime në ligje të posaçme apo në rregulloren e Kuvendit, eksperti përgjigjet se zbatimi i tyre nuk varet nga kjo.

“Rregulli është që shqyrtimi i një çështjeje nga GJK ose zbatimi i detyrueshëm i vendimeve të GJK nuk mund të lidhet e as të varet nga nevoja që mund të shtrohet para një organi për të bërë shtesa dhe plotësime të akteve të brendshme të tij, qoftë ky edhe Kuvendi i Shqipërisë. E thënë kjo, sigurisht, Kuvendi është i lirë të bëjë ndryshime, shtesa ose plotësime ligjore që i shikon të përshtatshme për të rregulluar marrëdhënie ose situata të caktuara,” përgjigjet ai.

Loloçi analizon dhe kompetencat për vendimmarrje për mandatin e deputetit, sipas pikës 3 dhe pikës 2 të nenit 70, pasi pika 2 sugjeron që është Kuvendi që vendos në rastet kur papajtueshmëria lidhet me konfliktit të interesave. Sipas ekspertit, nuk mund t'i lihet një shumice politike, cilado qoftë ajo, që të vendosë për mandatin e një prej anëtarëve të saj.

Ai vlerëson faktin që vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në këtë rast kërkon nga Kuvendi që t'i lihet kësaj gjykate për të vendosur nëse shqyrtimi i papajtueshmërisë është i natyrës kushtetuese ose jo.

Mocioni për mandatin e Xhaçkës nisi që në qeshor të vitit të shkuar kur opozita, ndërmjet 1/10 së deputetëve, ndërmori një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të saj. Vendimmarrja mbeti peng i zvarritjes me procedura për disa muaj në Këshillin e Mandateve deri në nëntor, kur Kuvendi me votat e PS-së rrëzoi raportin e pakicës dhe detyroi atë që t'i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për zgjidhje të kompetencave mes Kuvendit dhe të drejtës së 1/10 së deputetëve./BIRN

olta xhacka mandati i olta xhackes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin