LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Fatmir Xhafaj paralajmëron "reformë të re" në drejtësi në shtator

Kryetari i Komisionit të Posaçëm ‘Antikorrupsion’, Fatmir Xhafaj paralajmëroi të enjten se Kuvendi i ri duhet të ketë prioritet analizën e punës së organeve të reja të drejtësisë, ndërsa rezervoi kritikat për punën e tyre, pasi ato refuzuan të bashkëpunonin me këtë komision.

24 July 2025, 18:59 Nga Blerina Gjoka

 

BIRN: Fatmir Xhafaj paralajmëron "reformë të re"
fatmir xhafaj

 

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri të enjten një bilanc të punës 1-vjeçare të këtij komisioni, i cili u ngrit mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe funksionoi në mënyrë të njëanshme, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë.

Si bilanc pune në përfundim të afatit ligjor u konsideruan dy dokumente; një analizë 700 faqesh për tre shtylla të funksionimit të shtetit të së drejtës, mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit dhe një dokument tjetër i titullur ‘Plan Kombëtar i Veprimit’ – ku propozohen masa konkrete ligjore e institucionale.

Komisioni nuk arriti të prekë atë që u konsiderua si ‘’çështja e nxehtë’ e punës së tij, analizën e sistemit të drejtësisë dhe rezultateve  të reformës në drejtësi, që për rastësi është hartuar nga një komision i posaçëm parlamentar i drejtuar po nga Xhafaj, një dekadë më parë.

Që në nisje të punës të gjitha institucionet e reja të drejtësisë refuzuan ftesën e tij për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ekspertët e tyre në punën e komisionit “Antikorrupsion’, duke e argumentuar këtë vendimmarrje me pavarësinë e tyre Kushtetuese.

I pyetur nga BIRN se a ndikoi ky refuzim që komisioni dhe ekspertët e shumtë të kontraktuar prej tij, të mos prodhonin një analizë për ecurinë e reformës në drejtësi, Xhafaj u përgjigj duke shigjetuar me kritika organet e drejtësisë, ndërsa kërkoi që legjislatura e re parlamentare të nisë punën pikërisht me analizën e punës së këtyre institucioneve dhe një reformë të re ligjore në drejtësi.

“Kjo është detyrë e Kuvendit që ta çojë deri në fund këtë gjë”, tha ai, duke sqaruar se komisioni kishte ofruar ‘delegim kompetencash’ tek këto institucione që ta bënin vetë analizën e punës së tyre.

Ai pranoi se e kishte shmangur nga objekti i punës së komisionit këtë çështje për shkak të fushatës zgjedhore, por pranoi se ka draft-dokumente të hartuara prej ekspertëve për sistemin e drejtësisë, që do t’i kalonin Kuvendit në shtator.

“Nuk dëshironim të implikonim debatin për drejtësinë me fushatën, sepse druheshim se çështjet që do të diskutonim aty do të bëheshin shumë lehtë kazuse për politikën e ditës” u justifikua ai duke shprehur bindjen se “Kuvendi do ta ketë këtë në prioritetet e tij në sesionin e parë të legjislaturës së re”.

Me një gjuhë kritike ndaj institucioneve të drejtësisë Xhafaj shtoi se “ka një sërë angazhime të tyre në kuadër të negociatave që nuk janë përmbushur, që nëse nuk përmbushen rrezikon që vendi të mos marrë notën kaluese”.

“E dini ju që këshillat nuk kanë bërë një cikël të vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që është detyrim i tyre”, pyeti ai, ndërsa e quajti të ‘vonuar’ ndërmarrjen nga ana e Kuvendit të një kontrolli post-legjislativ të efekteve që kanë sjellë ligjet e reformës në drejtësi.

Sipas deputetit socialist institucionet e drejtësisë ‘humbën një shans’ për të kaluar një një pjesë të ndryshimeve ligjore që vetë kanë propozuar, ndërsa në arsyet e mospërfshirjes së tyre ai aludoi se “…mund të ketë ndër ta që nuk duan ta bëjnë këtë analizë”

Puna e këtij komisioni mori kritika në fillim të korrikut nga Komisioni Evropian për mangësi në transparencë, gjithëpërfshirje dhe metodologjinë e ndjekur nga komisioni.

Në këtë raport vihej në dukej fakti që shumica e institucioneve të drejtësisë u angazhuan vetëm formalisht me komisionin dhe konsiderohej edhe një herë me rëndësi që puna e tij të ishte “gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me rezultatet pozitive të reformës në drejtësi të vitit 2016, duke garantuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”.

I pyetur për këto kritika, Xhafaj tha se kishte një ‘handikap’ dhe mospërputhje me rezultatet konkrete të komisionit.

Aktiviteti i punës së komisionit u organizua jashtë formateve të zakonshme të punës parlamentare, me ‘forume dialogu qytetar’ dhe tryeza me grupe interesi, organizata të shoqërisë civile, pedagogë e ekspertë të fushave të ndryshme, ku një numër i madh ekspertësh të paguar nga Kuvendi u përfshinë në hartimin e dokumentit analitik.

Në përfundim të punës, Xhafaj sugjeroi që Kuvendi i dalë nga zgjedhjet 11 majit të vijojë të ruajë këtë strukturë ose të ngrejë një strukturë të ngjashme për te vijuar punë me zbatimin e masave të propozuara në Planin e Veprimit./Reporter.al

fatmir xhafaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin