LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Kuvendi dështon të plotësojë vakancat në institucionet e pavarura

Krerët e institucioneve të pavarura vijojnë të qëndrojnë në detyrë jashtë mandatit kushtetues ndërsa zëvendësimi i tyre mbahet peng i procedurave ligjore dhe pakteve politike.

1 August 2024, 14:53 Nga r.ll
BIRN: Kuvendi dështon të plotësojë vakancat në
kryetarja e klgj, naureda llagami

TIRANË- Në muajin qershor gjatë raportimit në Kuvend për punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, kryetares Naureda Llagami iu vu në dukje fakti nga deputetë të Komisionit të Ligjeve se ajo po qëndronte në detyrë jashtë afateve kushtetuese.

“Prania e zonjës Llagami këtu ngre një shqetësim që lidhet me faktin se duke vlerësuar se KLGJ dhe KLP janë dy institucionet më të rëndësishme që garantojnë qeverisjen e sistemit, është një fakt që një e katërta e dy këshillave janë me mandat të përfunduar,” tha Fatmir Xhafaj duke e cilësuar këtë gjë si joserioze.

Mandati i Llagamit dhe 5 anëtarëve të tjerë nga dy këshillat përfunduan në dhjetor, ndërsa Kuvendi vetëm në korrik arriti të zëvendësojë 4 anëtarë nga listat e kandidatëve të ardhura nga avokatia, por shtyu për sesionin tjetër zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj nga radhët e shoqërisë civile, listë nga e cila pritej të zëvendësohej dhe Llagami.

Nënkomisioni i Posaçëm i Ligjeve për zgjedhjen e anëtarëve në dy këshillat e lartë të drejtësisë nuk e përfundoi brenda këtij sesioni parlamentar procesin e përzgjedhjes me short nga kjo listë, proces që parashikohet të dështojë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve.

Në mbledhjen e fundit në fund të korrikut nuk u arrit konsensus politik për të futur në listën përfundimtare emra nga lista e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, kështu që në garë mbeten vetëm dy emra; Erion Fejzulla dhe Violanda Theodhori për 1 vend në KLGJ dhe për vakancën në KLP është kandidat i vetëm Erion Fejzulla.

Vendi vakant në KLP që do të zëvendësohet nga ky proces është ai i Alfred Ballës, ish-kryetar i këtij organi, të cilit i humbi e drejta e mbajtjes së mandatit pasi në prill Kolegji i Posaçëm i Apelimit e largoi atë nga sistemi i drejtësisë.

Plotësimi me vonesë i vakancave në organet kushtetuese apo institucione të tjera të krijuara me ligj është kthyer në një praktikë të zakonshme parlamentare, ku për shkak të zvarritjes së procedurave parlamentare apo mungesës së konsensusit politik ku duhet një votim me dy të tretat, mbajnë peng proceset zgjedhore të Kuvendit.

Sipas të dhënave zyrtare që BIRN siguroi nga zyra e shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, aktualisht janë 16 vende vakante në organet e pavarura që duhet të zgjidhen nga Kuvendi, ku bëjnë pjesë krerë institucionesh dhe anëtarë bordesh.

Përveç dy vendeve në këshillat e sistemit të drejtësisë, lista përfshin Avokatin e  Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, 7 anëtarë të bordit drejtues të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe 3 anëtarë të bordit të INSTAT.

Po ashtu lista përfshin dhe vakancat e pritshme me nisjen e sesionit të ri parlamentar, me mbarimin e mandatit të Nënkomisioneres Shtetërore të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku dhe Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Olsi Çoku, për pozicionin e të cilit Kuvendi ka shpallur thirrjen për aplikime.

Sipas rregullores së Kuvendit, kandidaturat për vakancat e reja duhet të propozohen deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të institucionit dhe jo më vonë se 10 ditë pas në rastet e shkarkimit të tyre.

Megjithatë, afatet janë shkelur në një pjesë të madhe të rasteve dhe procedurat mbahen pezull për një kohë të gjatë, ku rekordin e mban procedura e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, e cila ka nisur në mars të vitit 2022.

Shkak për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni është bërë mungesa e një pakti politik mazhorancë opozitë si një praktikë e ndjekur më herët për të pasur një figurë konsensuale drejtuese të propozuar nga opozita.

Procesi ka mbetur në fazën e fundit, atë votimit në seancë plenare, pasi prej muajsh janë zyrtarizuar 7 emra kandidatësh që kanë mbledhur firmat e jo më pak se 28 deputetëve nga lista fillestare me 15 kandidatë që plotësonin kriteret ligjore. Ata janë: Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Ky ishte procesi i dytë i kandidimit pasi në procesin e parë kandidatët që u futën për votim në seancë u rrëzuan për mungesën e një pakti politik.

Mazhoranca justifikohet me mungesën e një qartësie se kush e përfaqësonte opozitën në Kuvend për të arritur në një marrëveshje për kandidatin fitues.

“Nuk ishim të qartë se kush është opozita, për shkak të problemeve mes tyre”, i tha Bledi Çuçi BIRN-it gjatë konferencës së fund-sesionit, kur mbante akoma detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS-së.

Ndërsa për vonesat që lidhen me zgjedhjet në organet e drejtësisë, duket se mazhoranca po fajëson dispozitat ligjore strikte dhe do të propozojë riformulim të afateve e kritereve nëpërmjet komisionit të posaçëm për “reformat antikorrupsion” që drejtohet nga Fatmir Xhafa.

Çuçi e cilësoi një “shqetësim” tejkalimin e afateve dhe numrin e vogël të kandidatëve në garë.

“Përveç faktit që kemi pasur një lloj vakumi dhe në prurje për shkak të filtrave të fortë që kemi vendosur, duhet të reflektojmë për të konsolioduar këto reforma që kemi marrë”, tha Çuçi, duke shtuar se kjo është një nga çështjet që duhet të adresojë komision i posaçëm.

Sipas tij, komisioni “Xhafa”, “do të bëjë një bilanc me ushtrimin që kemi bërë me korpusin e ri ligjor të drejtësisë”.

Por, opozita i sheh këto vonesa si përpjekje të mazhorancës për të kapur institucionet e pavarura.

Dhurata Çupi nga Partia Demokratike, i tha BIRN-it se “mazhoranca ka një synim; të kontrollojë çdo institucion të pavarur dhe opozita nuk do të pranojë të bëhet pjesë e këtyre përpjekjeve”.

“Kapja e KLP dhe KLGJ ishte shembulli më i mirë i asaj që denoncon opozita”, shtoi ajo duke iu referuar procesit të kontestuar për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në këto dy këshilla.

Ndërkohë Çupi shton se opozita nuk është bërë pengesë për plotësimin e këtyre vakancave në kohë, por përkundrazi ka qenë e angazhuar.

“Kemi kërkuar respektimin e afateve kushtetuese dhe ligjore për plotësimin e vakancave dhe kemi kërkuar respektimin e pavarësisë në këto institucione, por nga ana tjetër kemi parë përpjekjet e vazhdueshme të mazhorancës për të kapur organet e pavarura”, përfundoi ajo./REPORTER.AL

kuvendi birn institucionet e pavarura

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin