LIVE UPDATES
Politike

BIRN: "Politika sfidon drejtësinë" me kandidatët nën hetim për çështje korrupsioni

Dy partitë e mëdha politike kanë përfshirë në listat e deputetëve një dyzinë personash nën hetim apo gjykim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit, duke sfiduar sipas studiuesve të politikës, institucionet e drejtësisë dhe elektoratin.

21 April 2025, 09:53 Nga Vladimir Karaj
BIRN: "Politika sfidon drejtësinë" me kandidatët
edi rama

TIRANË- Një dekadë pas votimit unanim në Kuvend të ligjit për dekriminalizimin e politikës, dy forcat kryesore në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kandidojnë në lista të mbyllura dhe të hapura një duzinë personash që po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Pavarësisht se korrupsioni është një nga problemet madhore të Shqipërisë dhe politika po shkon drejt zgjedhjeve me premtime për luftë kundër fenomenit, në listat e kandidatëve për deputetë gjen persona që po hetohen apo gjykohen për vepra penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave apo dyshime të tjera të ngjashme.

Në listën e Tiranës, Partia Socialiste kandidon ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, aktualisht nën hetim për “shpërdorim detyre”, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila po hetohet për pengim të drejtësisë si dhe deputetin Plarent Ndreca, aktualisht në gjykim për veprën e “shkeljes së barazisë në tendera”.

SPAK po kryen gjithashtu hetime ndaj kandidatit të PS në Fier, ish-drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi si dhe ministrit aktual të Mbrojtjes, kandidat në listën e Vlorës, Pirro Vëngu, pas kallëzimeve të depozituara nga Partia Demokratike.

Në krahun e opozitës, përveç kryetarit Sali Berisha, aktualisht në gjykim për atë që njihet si afera e kompleksit “Partizani”, kandidojnë edhe lideri i arrestuar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, aktualisht në gjykim për rolin e tij në tragjedinë me 26 të vrarë të Gërdecit.

Madje, Partia Demokratike ka përfshirë në listë edhe ish-gjyqtarë që u larguan me dorëheqje apo u shkarkuan nga procesi i vetingut si Gjin Gjoni në Lezhë dhe Arian Ndoja në Durrës.

Edhe pse kandidimet e mësipërme nuk bien ndesh me ligjin, për analistët dhe studiuesit e politikës tregojnë qartazi sfidën që dy forcat e mëdha politike po i bëjnë drejtësisë si dhe i krizën e vlerave dhe standardeve të demokracisë shqiptare.

“Kjo na çon te problemi i madh klasik i demokracisë shqiptare, tek fakti që kemi një elektorat që nuk funksionon me standarde morale politike të larta dhe që nuk e ka problem t’i votojë këta njerëz, pavarësisht se e di që mund të jenë të hetuar nga SPAK-u apo me probleme me drejtësinë,” thotë Ermal Hasimja, analist dhe studiues i Shkencave Politike.

“Dhe ky është problemi themelor i demokracisë në Shqipëri,” shtoi ai.

Sfidë ndaj drejtësisë

Prej vitit 2015, Shqipëria ka adoptuar një ligj të veçantë për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen apo emërohen në funksione publike, si kundërpërgjigje ndaj suksesit të personave me rekorde kriminale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe zgjedhjet lokale të vitit 2015. Ligji përjashton përgjithmonë nga politika persona të përfshirë në krim të organizuar, ndërkohë që personat e dyshuar për vepra të tjera penalizohet vetëm pas dënimit të formës së prerë.

Dekriminalizimi i politikës apo integriteti i kandidatëve u kthye në një çështje qëndrore të debatit politik gjatë dekadës së fundit – e megjithatë duket se gjërat janë kthyer në kahun e kundërt.

Sipas Rigels Xhemollarit, drejtor i organizatës “Qëndresa Qytetare”, partitë kryesore kaluan shumë shpejt nga një fushatë e madhe kundër kriminalizimit të politikës, në promovimin e kandidatëve apo figurave me akuza mbi shpinë.

“Në listat e PD – PS janë shtatë kandidatë në listat e sigurta nën hetim nga SPAK, të akuzuar për korrupsion, fshehje pasurie dhe bashkëpunim me krimin e organizuar,” tha Xhemollari.

“Kjo nuk është vetëm një sfidë, por një rrezik për drejtësinë pas datës 11 maj, pasi këta individë me shumë mundësi do të bëhen pjesë e Kuvendit dhe do kenë në dotë të ndikojnë në reformimin apo deformimin e sistemit të drejtësisë,” shtoi ai.

Edhe Mentor Beqa, lektor i teorive politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, e sheh kandidimin e personave nën hetim si një sfidë ndaj sistemit të drejtësisë. Beqa thekson gjithashtu se gara për pushtet në Shqipëri ka marrë përparësi ndaj ndërtimit të institucioneve të pavarura.

“Kjo tregon një brengosje reale për autonominë e SPAK-ut dhe rrezikun që ai përfaqëson për një klasë politike të caktuar, e jo më një përplasje të thjeshtë deklarative”, thotë Beqa.

Beqa thekson se përfshirja e personave të hetuar në listat zgjedhore ka ekspozuar gjithashtu një nivel të lartë hipokrizie politike, që shkon përkundër retorikës për mbështetje të drejtësisë. Ai sjell si shembull sjelljen e Partisë Socialiste pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ku edhe vetë kryeministri Rama – që pretendon se është mbështetës i SPAK-ut – iu bashkua retorikës kundër këtij institucioni.

“Ka një kontradiktë thelbësore mes deklaratave publike për mbështetje të drejtësisë dhe praktikave konkrete të përzgjedhjes së kandidatëve,” vëren Beqa.

“Kandidimi i personazheve me të kaluar problematike përforcon idenë e instrumentalizimit të politikës për të ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë,” thekson ai, ndërsa parashikon që pas 11 majit, raporti ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe atyre të zgjedhura do të jetë vendimtar për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend.

Problem i demokracisë

Përveç sfidës ndaj institucioneve të drejtësisë, studiuesit e politikës vlerësojnë partitë e mëdha po i bëjnë karshillëk edhe elektoratit me kandidimin e personave nën hetim apo gjykim nga drejtësia.

Madje, ndryshe nga sa mund të pritej, këta persona ndodhen në listat e kandidatëve pasi mendohet se mund të sjellin edhe më shumë vota për partitë respektive.

Hasimja thotë se ky element nuk është vetëm tregues i standardit të partive politike, por edhe i elektoratit. Sipas tij, problemi i ka rrënjët e thella dhe në zgjedhjet e kaluara situara ka qenë edhe më e rëndë me përfshirjen në lista të personave të lidhur me krimin e organizuar.

“Për partitë kryesore nuk përbën problem që të përdorin kandidatë me CV problematike. Ata kanë bashkëpunuar kur kanë mundur, sidomos Rilindja, edhe me botën e krimit,” kujton Hasimja. “Qeveria dhe partitë e dinë që elektorati nuk i ka këto standarde dhe rrjedhimisht e vetmja gjë që mendojnë, është të nxjerrin sa më shumë vota”, shtoi ai.

Të njëjtin mendim ndan edhe Mentor Beqa, sipas së cilit “një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë është e kapur ose e ndikuar përmes mekanizmave të klientelizmit, patronazhit apo varësisë sociale dhe ekonomike.” Sipas tij, në një kontekst të tillë, kandidimi i individëve të lidhur me botën e krimit nuk është rastësi, por pjesë e një strategjie për të garantuar ndikim në zona të caktuara.

Një tjetër aspekt shqetësues për analistët është përdorimi i kandidimit si një formë mbrojtjeje ligjore apo politike për individë nën hetim. Ndërsa për shumëkënd, kandidimi mund të duket si një karrierë politike e zakonshme, për këta individë ai përfaqëson një mundësi për t’u strehuar nga ndjekja penale.

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me përpjekje për mbrojtje individuale,” thekson Beqa. “Po përcillet një mesazh i qartë: institucionet e drejtësisë, dhe në veçanti SPAK-u, duhet të përshtaten me balancat e reja të pushtetit nëse duan të mbijetojnë politikisht,” thotë ai.

Xhemollari ndërkohë kritikon atë që e sheh si heshtje të partive politike mbi këtë çështje dhe paralajmëron se kjo mund të ketë ndikim në sjelljen e politikës ndaj institucioneve të reja të drejtësisë pas zgjedhjeve të 11 majit.

“Liderët politikë në startin e periudhës zgjedhore e shprehën hapur qëndrimin e tyre ndaj strukturës së posaçme, kur Rama e targetoi si “sigurim të shtetit” dhe Berisha premtoi se do e shkrinte…,” kujton Xhemollari.

Ai shton se liderët politikë e moderuan qëndrimin e tyre në fushatë për shkak të besimit të lartë që qytetarët kanë ndaj SPAK, por paralajmëron: “kjo zbutje tonesh është një qëndrim elektoral i pasinqertë”./Reporter.al  

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin