Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas votimit, Braçe deklaroi se vijon të jetë kundër hartës së re, pavarësisht votës së tij në Kuvend. I pyetur nga gazetarët për arsyen e këtij qëndrimi, ai tha se do ta shpjegojë vendimin një ditë më vonë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ishte një nga zërat më kritikë brenda PS-së ndaj reformës territoriale, por në seancën plenare votoi pro saj. Pas votimit, Braçe deklaroi se vijon të jetë kundër hartës së re, pavarësisht votës së tij në Kuvend. I pyetur nga gazetarët për arsyen e këtij qëndrimi, ai tha se do ta shpjegojë vendimin një ditë më vonë.
“Jam kundër, do e sqaroj nesër”, tha Braçe teksa po largohej nga Kuvendi.
Gazetari: Ç’u bë, zoti Braçe, reformën territoriale…
Erion Braçe: Jam kundër, po prapë reformën…
Gazetari: Pse votuat, pro, zoti Braçe?
Erion Braçe: E shpjegoj nesër.
Gazetari: E konsideruat këtë ditën më të vështirë? Pse vendoset në momentin e fundit të votoni pro?
Erion Braçe: …qytetarët…
Gazetari: Pse vendosët që në momentin e fundit të votoni pro, ju…?
Erion Braçe: Jam kundër, edhe një herë. Jam kundër kësaj harte…
Gazetari: Por nuk zgjodhet qytetari, zgjodhët partinë.
Erion Braçe: Jo, kam zgjedhur eksaktësisht qytetarin.
Reforma Territoriale u miratua me 85 vota pro mes tensioneve në Kuvend. Reforma sjell riorganizimin e 15 bashkive, të cilat do të bashkohen me njësi të tjera vendore. Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Ndërkohë, Dimal dhe Poliçan do të përfshihen në bashkinë e Beratit, Patosi në Fier dhe Divjaka në Lushnjë. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet Vlorës, Maliqi Korçës, Këlcyra Përmetit, Memaliaj Tepelenës dhe Libohova Gjirokastrës.
Ndryshime parashikohen edhe në qarkun e Elbasanit, ku Cërriku dhe Belshi do të bashkohen me Elbasanin, ndërsa Përrenjasi do të jetë pjesë e bashkisë së Librazhdit. Struktura e re administrative do të ruajë 12 qarqet e vendit, ndërsa territori do të organizohet në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.
Sipas parashikimeve, zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të zhvillohen mbi bazën e hartës së re territoriale. Miratimi i reformës u shoqërua me tensione të forta në sallën e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike reaguan ashpër gjatë seancës, duke hedhur sende drejt kryeministrit Edi Rama, i cili mbërriti në sallë pak çaste përpara nisjes së votimit./Dosja.al
Pamje TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste,...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbërriti gjatë orëve të mbrëmjes në Kuvend, ku sot po mbahet seanca maratonë që pri...
Vullnet Sinaj TIRANË- Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, ka ndyshuar mendim për Reformën e re Territoriale, të propozuar nga PS-...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar deputetin e Selenicës, duke e akuzuar se ka ndryshuar q&...
Foto ilustruse TIRANË- Shqipëria ka avancuar në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, pasi në...
Edmond Haxhinasto TIRANË- Deputeti Edmond Haxhinasto ka deklaruar se drafti i PS për Reformën Territoriale është karakterizua...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist,Erion Braçe ka folur sërish për Reformën e re Territoriale, të propozuar nga ...
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një replikë ndaj deputetes socialis...
Pamje TIRANË- Qindra protestues janë mbledhur jashtë Kuvendit, ndërsa brenda ambienteve të saj po zhvillohet seanca plenare. Deput...
Bardh Spahia TIRANË- Deputeti i PD-së Bardh Spahia, kundërshtoi në Kuvend reformën territoriale që parashikon shkrirjen e 15...