Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Zëvendësambasadorja e Britanisë së Madhe në Kosovë, Agnes Annells, iu bashkua familjeve të personave të zhdukur, ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe partnerëve ndërkombëtarë në ceremoninë përkujtimore.

KOSOVË- Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetjen e tyre për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. Zëvendësambasadorja e Britanisë së Madhe në Kosovë, Agnes Annells, iu bashkua familjeve të personave të zhdukur, ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe partnerëve ndërkombëtarë në ceremoninë përkujtimore.
Në një mesazh të publikuar nga Ambasada Britanike, u theksua se Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqishëm një qasje ndaj trashëgimisë së luftës që vendos viktimat në qendër.
“Kjo duhet të kërkojë të vërtetën, të ruajë dinjitetin dhe të sigurojë përkujtimin për të gjithë ata që janë prekur”, thuhet në deklaratë.
Ambasada britanike theksoi se qëndrimi pranë familjeve të personave të zhdukur është i rëndësishëm, pasi ato prej vitesh vazhdojnë të përballen me dhimbjen dhe pasigurinë për fatin e të afërmve të tyre.
Edhe Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur mbështetjen për familjet e të zhdukurve. I Ngarkuari me Punë i BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda, iu bashkua Haxhiut dhe Kurtit në homazhet për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.
“E vërteta dhe drejtësia për personat e zhdukur janë domosdoshmëri”, thuhet në mesazhin e BE-së.
Britania e Madhe dhe BE-ja kanë vlerësuar gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për kërkimin dhe gjetjen e personave të zhdukur, duke nënvizuar se çështja mbetet e rëndësishme për familjet dhe komunitetet në Kosovë./Dosja.al
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh se çmimi i naftës në vendin tonë, &e...
Dimali BERAT- Në bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit, banorët dhe drejtuesit vendorë po përpiqen që të bindin në...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një tryezë diskutimi në...
GAZMENT BARDHI TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër për situat&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur dyshime mbi rrethanat e arrestimit të Ergys Agasit, duke theksu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita po vijon procesin e ripërtëritjes dhe modernizim...
Ergys Agasi ELBASAN- Biznesmeni i shumëkërkuar i SPAK Ergys Agasi është dërguar ditën e sotme në paraburgimin e Bra...
Më 16 nëntor 2025, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëgjoi në altoparlantin e telefonit të zyrës një zë të ...