"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Dalin MESAZHET/ Llagami e KLGJ-së kupton që Bushka e kishte gënjyer për emërimin në GJK. Burgosja e Veliajt ishte kuptuar që para 1 viti: Lali nuk e ngrys këtë vit
Dyshohet se në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, duket se premtonte emërimet dhe vijimin e karrierës në sistem.
17 March 2025, 11:17Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Lidhjet e deputetes socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, apo dhe kreun e ILD-së Artur Metani, janë zbuluar mes mesazheve në rrjetin 'Signal'. Bushka është thirrur nga SPAK-u për të dëshmuar mbi hetimet e çiftit Veliaj-Xoxa dhe rolin e saj, ku prokurorët e posaçëm kanë dyshime të forta se ajo ka ndikuar në këto hetime përmes intimidimit të dëshmitarëve dhe prishjes së provave.
Në mesazhet e publikuara nga 'OraNews', duket se marrëdhënia mes Bushkës dhe Llagamit ka qenë interes dhe për favore personale. Dyshohet se në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, duket se premtonte emërimet dhe vijimin e karrierës në sistem.
Në këtë kuptim Llagami e cila ishte në përfundim të mandatit në krye të KLGJ-së, duket se ka kërkuar postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese, emërim ky që bëhet përmes Kuvendit. Dhe i pari institucion që vihet në lëvizje është Komisioni Parlamentar i Ligjeve që drejtohet pikërisht nga Klotilda Bushka.
Nisur nga këto interesa edhe miqësia mes tyre duket se ka zgjatur shumë pak, pasi vetë Llagami e ka kuptuar se premtimi i Bushkës ishte gënjeshtër. Në momentin kur Llagami dyshon se Bushka nuk po e ndihmon për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ajo shprehet se Ilda (Klotilda Bukshka) e ka gënjyer disa herë.
Një tjetër fakt, se në gjirizet e drejtësisë dhe mazhorancës që para më shumë se një viti ishte vetëm çështje kohe burgosja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Bisedat i përkasin muajve nëntor e dhjetor 2023, si dhe janar të vitit 2024:
Nereida Llagami:Unë i karikova të tërë! Veç Ramiu (Edi Rama) m’ka ngel! E lashë për në fund. Klotilda Bushka:Do e karikojë ky! Kur të jetë në formë ai.
Nereida Llagami: Këtej më kanë dhënë “Ok”. Po me idenë se ka folur Ilda (Klotilda Bushka). - Ehu. Pse mu. E kam pas ndjesinë, por s’kisha si ta provoja. Se s’doja me e hedh poshtë, prandaj ta kërkova ty.
Nereida Llagami:Më thotë që Lali (Erion Veliaj)... - Filloi prapë... Nereida Llagami:Nuk e ngrys këtë vit... - T’i bojmë gati qelinë. Nereida Llagami:I ka thënë...