16 February 2026, 09:21
Nga D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar mosvendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të qeverisë nga GJKKO. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se pezullimi me vendim të GJKKO-së, nuk cënon personin por funksionin.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se nga vendimi i GJKKO-së nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e një individi, por komplet puna e institucionit.
“Boshllëku ndodhet në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe modelin e ndarjes së pushteteve në të gjithë planetin. Natyrisht kur them boshllëku kam parasysh jo persona të veçantë por kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës. Ai që e bën të pa pranueshëm pezullimin nga një prokurori dhe gjykatës në një seancë paraprake pa nisur ende gjyqi për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti që pezullimi nuk cënon personin.
Pezullimi cënon funksionin. Funksioni që solli në vëmendjen tuaj kreu i Komisionit të Ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për ndryshim. Janë funksione që nuk zbatohen dot pa personin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e një individi, por puna e institucionit. Ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave. Kaq duhet të mjaftonte për të mbyllur një debat absurd dhe të mos hidheshin 100 vetë pas një budallai që hodhi një gurë në lumë”, tha Rama./Dosja.al
edi rama grupi parlame4ntar i par5tise socialiste ps
Politike
16 February 2026, 09:11
D.S
Ulsi MANJA
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka prezantuar një nismë ligjore që synon plotësimin e ...
Politike
16 February 2026, 09:04
D.S
dURRES
DURRËS- Banorët e prekur nga projekti “TID” në Durrës kanë dalë me një deklaratë publike, k...
Politike
16 February 2026, 09:02
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi mori në shqyrtim në janar disa ndryshime në Kodin Penal, për të cilat opinioni publik ishte...
Politike
16 February 2026, 07:51
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku do t&e...
Politike
15 February 2026, 14:34
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një situatë e cila lidhet me Spitalin e Lushnjes. ...
Politike
15 February 2026, 13:15
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të ...
Politike
15 February 2026, 13:15
E.d
Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të fortë për sovranitetin e Kosovës dhe barazinë si shtet. Por, mandatin e...
Politike
15 February 2026, 11:59
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Partia Demokratike po zhvillon në qytetin e Lezhës zgjedhjet për kryetarin e ri të degës lokale. Në k&e...
Politike
15 February 2026, 09:54
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i qeverisë ka reaguar ashpër, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specia...
Politike
15 February 2026, 09:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka zbuluar se ka marrë ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar Uashin...