20 February 2024, 12:02
Nga r.ll
pamje nga seanca e ligjeve
TIRANË- Është shoqëruar me debate diskutimi për projektligjin e Amnistisë Penale në Komisionin e Ligjeve.
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se duan më tepër kohë për studimin e varianteve të reja të paraqitura nga maxhoranca për ligjin, ndërsa Ermonela Felaj iu përgjigj duke i thënë se ka tre muaj që pret. Të njëjtin qëndrim me Felajn ka pasur edhe Majko dhe ministri Manja.
DEBATI:
Felaj: Në kuadër të diskutimeve në parim pr/ligji ka mbi 3 muaj që diskutohet nga kolegët, nuk ka asnjë amendament që është parë ndryshe nga çfarë po përpiqeni të aludoni, çdo amendament të ardhur nga kolegët, janë parë në frymën e këtyre parimeve. S’do doja të hidhej dyshim.
Alibeaj: Për sa kohë sollëm amendamentet tona, ju bëra me dije që teksa thonit janë studiuar, vetëm në këtë seancë pati dy apo tre kolegë, kur thashë që nuk duhet të bëjmë, serioziteti i analizës e do, me shpejtësi nuk mund të ecim, do të, kërkesa ime është të na jepet kohë për të studiuar variantet e reja, është version i ri i sjellë nga maxhoranca, të mos ecim me diskutim nen për nen, të shohim amendamente, qëndrimin mesa duket refuzues.
Felaj: Ka tre muaj që pret.
Alibeaj: Është një situatë e re me amendamentet që u sollën.
Bushka: Materialin e keni. Nuk është ndonjë volum punë kaq i madh. Janë çështje që i kemi diskutuar edhe më parë. Kështu që mua më duket se po marrim kohë më shumë me këtë çështje se sa me thelbin. Jam dakord me relatorin që të jepet kohë për disa orë.
Majko: Nuk kemi pse ta shtyjmë me 1 orë. Ka 3 muaj që kemi në dorë projektligjin. Të vazhdojmë me procedure e diskutimit nen për nen.
Manja: Ka 3 muaj që diskutohet dhe sot është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë. Nuk votohet nëse thuhet, kështu si them unë ose s’ka.
komisioni i ligjeve amnistia penale
Politike
20 February 2024, 11:57
r.ll
pamje nga seanca online
TIRANË- Sot është zhvilluar online seanca e Komisionit të Ligjeve ku është miratuar në parim pro...
Politike
20 February 2024, 11:48
r.ll
pamje nga videoja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjetet e tij sociale një video nga 20 shku...
Politike
20 February 2024, 11:38
r.ll
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha sot në një deklaratë për shtyp se kryeministri Edi Rama ka ...
Politike
20 February 2024, 09:50
M.B
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan
TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, në t&e...
Politike
20 February 2024, 09:53
r.ll
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka reaguar sërish për vizitën e tij disa ditë më parë në Tiranë.
P...
Politike
20 February 2024, 08:55
r.ll
rrezimi i bustit te enver hoxhes
TIRANË- Ditën e sotme shënohen 33 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Rrëzi...
Politike
20 February 2024, 08:35
r.ll
sali berisha
TIRANË- Pasditen e sotme në orën 17:30 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita, e cila do të mbahet para krye...
Politike
20 February 2024, 07:46
M.B
Recep Tayyip Erdoğan dhe Edi Rama
TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Ankara të Turqisë...
Politike
19 February 2024, 22:34
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË-Gazment Bardhi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë komente mbrëmjen e sotme...
Politike
19 February 2024, 22:27
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur mbrëmjen e sotme mbi planet e opozit&...