LIVE UPDATES
Politike

“Deformim i rëndë i drejtësisë”, Gjykata e Apeli shtyu seancën, avokatët e Veliajt: Vendimi cënon përgjegjësinë individuale dhe kthen paraburgimin në masë kolektive

Përmes një deklarate për mediat, ata u shprehën se vendimi i shkallës së parë po deformon parimin e përgjegjësisë individuale, duke e kthyer paraburgimin në një masë me efekt kolektiv, në kundërshtim me ligjin dhe standardet e drejtësisë.

24 April 2026, 16:18 Nga E.d
“Deformim i rëndë i drejtësisë”, Gjykata e Apeli
Foto ilustruse

TIRANË- Avokatët e Erjon Veliajt kanë reaguar pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Apelit. Përmes një deklarate për mediat, ata u shprehën se vendimi i shkallës së parë po deformon parimin e përgjegjësisë individuale, duke e kthyer paraburgimin në një masë me efekt kolektiv, në kundërshtim me ligjin dhe standardet e drejtësisë.

Ata e konsiderojnë këtë si një deformim të madh të drejtësisë. Avokatët theksojnë se ligji thotë se pasojat procedurale lidhen drejtpërdrejt me sjelljen e individit konkret. Ata kërkojnë që Apeli i GJKKO-së të rikthejë balancën ligjore dhe kushtetuese në lidhje me këtë çështje.

Kjo duke korrigjuar një vendim, i cili sipas tyre, zgjat paraburgimin pa bazë individuale dhe pa mbështetje ligjore. Në fund të deklaratës së tyre thuhet se ky nuk është një debat teknik, por është një tjetër test përdrejtësinë dhe përkushtimin e saj ndaj Kushtetutës.

Deklaratë për mediat: 

Të nderuar përfaqësues të medias, Në vijim të praktikës sonë për të informuar publikun mbi çdozhvillim gjyqësor që lidhet me të mbrojturin prej meje, z. Erion Veliaj, ju bëjmë me dije sa vijon:

Sot, në Gjykatën e Apelit, u shty shqyrtimi i kërkesës sonë përshfuqizimin e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës sëPosaçme, i cili ka pezulluar afatet e paraburgimit të Erion Veliaj për shkaqe që lidhen me një subjekt tjetër të procedimitpenal, duke e kthyer një situatë individuale në një pasojëkolektive.

Shtyrja e seancës erdhi për një detaj formal në firmën e Drejtorit të Burgut, një çështje që gjykata, me të drejtë, e konsideroi të rëndësishme për integritetin e procesit të rregulltligjor. Ky është një standard që ne e mbështesim plotësisht.
Por thelbi i çështjes mbetet i pandryshuar dhe thellësisht shqetësues.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë përbën një precedent tërrezikshëm, pasi e shndërron pezullimin e afateve të paraburgimit në një formë ndëshkimi kolektiv. Një sjellje procedurale individuale, në këtë rast e mbrojtëses së një subjekti tjetër, është përdorur për të zgjatur kufizimin e lirisësë personave të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me atë situatë, duke e kthyer një masë thelbësisht individuale në një mekanizëm ndëshkimi kolektiv. Ligji është i qartë: pasojat procedurale lidhen drejtpërdrejt me sjelljen e individit konkret. Asnjë nga të pandehurit e tjerë nuk ka asnjë përgjegjësi për mënyrën se si është konfiguruar procedimi penal, një konfigurim që është produkt i organit të akuzës.

Nuk mund të ndodhë që për shkak të këtij konfigurimi, apo për shkak të mosmenaxhimit të tij, të mbajnë barrë ata që nukkanë asnjë rol në këto vendimmarrje. Kjo krijon një situatë jo vetëm juridikisht të papranueshme, por edhe logjikisht absurde: liria e një personi bëhet e varur nga sjellja procedurale e një tjetri, pa asnjë lidhje midis tyre. Ky është një deformim i rëndë i drejtësisë. Paraburgimi është masa më e rëndë përpara një vendimi penal dhe si e tillë duhet të zbatohet mbi baza strikte individuale. Çdo devijim nga ky standard nuk është thjesht një gabim interpretimi, është një cenim i drejtpërdrejtë i lirisë personaledhe i parimit të shtetit të së drejtës. Asnjë problem në konfigurimin apo menaxhimin e procesit hetimor dhe gjyqësor nuk mund të kthehet në barrë shtesë për ata që janë subjekt i tij dhe që tashmë përballen me kufizimin më të rëndë: privimin nga liria.

Ne presim që Gjykata e Apelit të rikthejë balancën ligjore dhekushtetuese në këtë çështje, duke korrigjuar një vendim që në thelb zgjat paraburgimin pa bazë individuale dhe pa mbështetje ligjore. Ky nuk është një debat teknik. Ky është një tjetër test përdrejtësinë dhe përkushtimin e saj ndaj Kushtetutës./Dosja.al

erjon veliaj gjykata avokatet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin