LIVE UPDATES
Politike

“Dëgjesat e parakohshme”, një dredhi në dëm të zonave të mbrojtura

Organizatat dhe të tjerë përfaqësues të shoqërisë civile janë shprehur, qartësisht, kundër ndryshimeve të ligjit dhe diskutimi në seancën e sotme dëgjimore do të fokusohet në të njëjtat çështje: mbi draftin e 20 nëntorit të vitit të shkuar, të cilat, deri në një farë mase, janë kundërshtuar edhe nga vetë përfaqësuesit e qeverisë.

30 January 2024, 11:17 Nga Artan Rama
“Dëgjesat e parakohshme”, një dredhi në dëm
foto e komisoneve

TIRANË- Debati për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura po rrezikon që të mos u shërbejë zonave të mbrojtura. Kuvendi sapo ka shpallur turin e dëgjesave (online) me grupet e interesit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dy të parat janë programuar sot, në mesditë (11:00 – 13:00); të tjera dy, ditën e nesërme, sipas së njëjtës kohë, e kështu me radhë.

Organizatat dhe të tjerë përfaqësues të shoqërisë civile janë shprehur, qartësisht, kundër ndryshimeve të ligjit dhe diskutimi në seancën e sotme dëgjimore do të fokusohet në të njëjtat çështje: mbi draftin e 20 nëntorit të vitit të shkuar, të cilat, deri në një farë mase, janë kundërshtuar edhe nga vetë përfaqësuesit e qeverisë. Kujtojmë se ministrja Kumbaro ka shprehur mosdakortësinë e saj, gjatë një seance publike të ngjashme.

Por ndërkaq, qeveria ka marrë përsipër propozimin e amendimeve të reja, brenda të njëjtit draft. Kjo është konfirmuar, së pari, nga vetë kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi, e më pas, nga ministrja Kumbaro. Kjo e fundit ka pohuar se është në pritje të një propozimi të ri nga ekzekutivi, duke garantuar një pjesëmarrje më të gjerë prej ministrive të tjera.

Por ne nuk e kemi ende këtë draft të ri! Në faqen e Kuvendit qëndron i njëjti draft, ai i dy muajve përpara. Atëherë, përse kërkohen që të konsumohen dëgjesat, mbi të njëjtin draft të vjetër, ndërkohë që diskutimi ka kaluar, aktualisht, në një nivel të ri? A nuk do të ishte më e dobishme që turi i dëgjesave të çelej, vetëm pasi të ishte depozituar drafti i ri, me mendimet e qeverisë të hedhura mbi të? Pra, vetëm pasi të ishin bashkuar të gjitha ndryshimet e propozuara nga autoriteti (legjislativ e ekzekutiv bashkë) në një draft të vetëm, vetëm atëherë le të kryheshin dëgjesat me grupet e interesit.

Ka edhe një tjetër argument, thellësisht të arsyeshëm, që e ushqen këtë zgjidhje. Nuk duhet harruar dallimi, mes ndryshimeve të propozuara nga Kuvendi dhe ndryshimeve të propozuara (por ende të pashpallura) nga qeveria. Kështu, asnjë prej deputetëve propozues socialistë, nuk e ka kapacitetin dhe përvojën e duhur për të ndryshuar legjislacionin e zonave të mbrojtura, krahasuar me kompetencën e ekzekutivit në këtë fushë (relacioni i varfër, i paraqitur nga deputetët, dëshmon vërtetësinë e pamundësisë së tyre). Në këto rrethana, do të ishte e udhës që diskutimi mes grupeve të interesit të ishte më i dobishëm, pas përfshirjes në draft të amendimeve të reja, të ardhura nga qeveria. Kësisoj, shanset për një produkt përfundimtar të qëndrueshëm do të ishin të mëdha. Mënyra sesi po vepron Kuvendi, nëse nuk mund të quhet armiqësore, është së paku: kaotike dhe çoroditëse për integritetin e zonave të mbrojtura.  Po kush përfiton nga kjo situatë?

Në përpjekje për kuptuar më shumë mbi qëllimin që fshihet pas kuintave të këtij teatri me komisione parlamentare e me dëgjesa publike, le të rikthehemi disa javë prapa, e t’i rivendosim gjërat sipas rendit kronologjik.

Në përballje me draftin e 20 nëntorit, organizatat dhe ekspertët e mjedisit kërkuan ndalimin e ndryshimeve të ligjit, bazuar mbi tre ndryshimet e propozuara si më të dëmshmet: kalimi i një pjese të zonave të mbrojtura te bashkitë; heqja e zonimit brenda zonës së mbrojtur dhe lejimi impianteve të energjisë brenda parqeve kombëtare, përfshirë ato të naftës. Nëse shohim me kujdes nga afër, dy propozimet e fundit, të cilat shkaktojnë edhe dëmin më të madh, ato kanë në sfond interesa të ekzekutivit e jo të bashkive, specifikisht, të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), një autoritet planifikimi kolegjial, në varësi të Këshillit të Ministrave. Kështu, nëse dëgjesat publike konsumohen përpara mbërritjes në Kuvend të amendimeve të qeverisë, grupet pjesëmarrëse të interesit zhvishen nga mundësia për t’i kritikuar ato drejtpërdrejtë në seancë, si edhe përpara publikut, pasi këto debate do të lëshohen online. Pra, seancat e sotme do të zhvillohen pa iu dhënë mundësi debatuesve për të kritikuar propozimet e reja. Dhe nëse drafti i qeverisë mbërrin një javë më vonë në Kuvend, askush nuk do t’i kundërshtojë ato. Të mos harrojmë edhe faktin që, aktualisht, opozita politike nuk po merr pjesë në procesin legjislativ (qoftë përmes vetëpërjashtimit, qoftë përmes përjashtimit disiplinor).

Në përfundim, falë kësaj taktike, qeveria mund ta ketë më të lehtë për ta kaluar ligjin e zonave të mbrojtura, duke shkaktuar më pak zhurmë, ose duke e kontrolluar zhurmën në masën që mund ta administrojë e më pas, ta përdorë në favorin e saj.

Nga ana tjetër, organizatat e shoqërisë civile nuk duhet të lejojnë që kjo të ndodhë. Ato nuk mund të bëhen pjesë e kësaj loje, e këtij teatri në prapaskenë!

Një zgjidhje mund të ishte largimi nga vitrina online e Kuvendit, pra, braktisja nga organizatat e kësaj farse. Një tjetër zgjidhje mund të ishte ridërgimi i një kërkese të re prej tyre: zhvillimi i seancave dëgjimore, vetëm kur drafti i qeverisë të mbërrijë në Kuvend e pasi të jetë publikuar në menunë e akteve(!). Organizatat nuk duhet të gabojnë, përndryshe, të gjithë se bashku, mund të vuajmë pasojat.

Dëgjesat e parakohshme rrezikojnë që beteja për zonat e mbrojtura të shkojë dëm. Por rreziku më i madh është diku tjetër: ndonëse dëgjesat po zhvillohen, në dukje të rregullta, dredhia që po përdor Kuvendi ushqen iluzionin se ato po zhvillohen, jo thjesht ceremonialisht, por tërësisht në të kundërtën: qenësisht. Dhe kjo mund t’i japë fasadës së këtij operacioni mashtrimi, thelbin e pamerituar./Citizens Channel

kuvendi i shqiperise ligji per zonat e mbrojtura

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin