10 October 2022, 21:13
Nga k.m.
Pedonalja e Bulqizës
Bashkia e Bulqizës ishte një ndër përfituesit më të vegjël të projektit të qeverisë të pagëzuar si “Rilindja Urbane” dhe mori vetëm 1,9 milion euro ose 0.7 për qind të 365 milion eurove të shpenzuara si pjesë e këtij programi në rikonstruksion të qendrave urbane, rrugëve e shkolla. Gati gjysma e këtyre parave, rreth 820 mijë euro, shkuan për ndërtimin e asaj që u pagëzua si pedonalja e qytetit. Projekt u prezantua nga qeveria si zhvillim i rëndësishëm.
“Projekti që shndërron një rrugë pa standarde sot, në një pedonale shplodhëse dhe i ndryshon konceptin por edhe cilësinë Bulqizës në shërbim të qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e qeverisë në qershor 2015.
Por 6 vjet pasi u inaugurua rrugica është kthyer sërish në një kantier ndërtimi, pasi pllakat prej guri që u përdorën në ndërtimin e saj u thyen dhe u shkulën.
Aktivistët e shoqërisë civile ankohen së investimi tashmë ka shkuar dëm.
“Kjo gjysmë pedonale ka degraduar totalisht, ka nisur shkallmimi i plakave edhe në gjysmën tjetër”, thotë Danjel Bica, kryetar i Fondacionit Ekspertët e Rinj Mjedisor.
Ndryshe, drejtuesit vendor e shohin situatën më rozë. Në përgjigje të pyetjeve nga BIRN, bashkia e Bulqizës i minimizoi dëmet.
“Ka pësuar disa dëmtime të vogla”, tha ajo.
Megjtihatë, pushteti vendor do të investojë këtë vit 24 milionë lekë për të rehabilituar pjesë të pedonales në sheshin kryesor sëbashku me muzeun e qytetit. Pjesë të tjera po rikonstruktohen në funksion të rehabilitimit të kanalizimeve. Ky nuk është projekti i vetëm i “Rilindjes Urbane” i dëmtuan në më pak se një dekadë nga ndërtimi. Në Berat, me justifikimin e punimeve të dobëta sheshi kryesor i qytetit i bërë si pjesë e “Rilindjes Urbane” iu nënshtruar një rikonstruksioni të ri, në të cilin u shtua edhe një parkim”. Në Kukës për shkak të një defekti në kanalizime, një pedonale e ngjashme u kthye në shqetësim për qytetarët për shkak të erës së rëndë të ujërave të zeza.
Pllakat u thyen nga ngrica
Projekti i pedonales në Bulqizë u financua në fazën e parë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe përfshiu edhe ndërtimi i Unazës së Poshtëme të qytetit, të njohur sot si rruga Dilaver Sinani, si dhe rikonstruksioni i fasadave, në lagjen Gjeologu.
Vlera e këtij investimi, realizuar ndërmjet viteve 2015-2016, ishte 101 milion lekë. Kryeministri Edi Rama e mburri atë si projektin e parë që sillte ndryshime cilësore në Bulqizë “pas njëzet e kusur vitesh rrënim e braktisje në balte dhe në pluhur”. Por ndërsa fillimisht shëtitorja, ngjalli shpresë ndryshimi te banorët, ajo u kthye në pak kohë në një problem për qytetin. Rrasat e gurit me të cilat ajo është shtruar, kanë dalë pjesërisht nga vendi në të gjithë gjatësinë e saj. Pjesë të tyre janë thërrmuar.
“Është një investim i dështuar”, thotë Ferat Kurti, qytetar i Bulqizës. Kurti thotë se vetë ndërhyrjet e bashkisë për të rikonstruktuar pjesë të saj, tregon problemet që pati projekti.
“Këtë e konfirmojnë edhe ndërhyrjet që po bën bashkia, në qendër të qytetit dhe tek policia, për meremetimin e defekteve të bllokimit të kanaleve të rrjedhjes së ujrave të zeza”, thotë Kurti.
Në fakt vetë bashkia pranon në përgjigje të saj se projekti nuk ka marrë parasysh kushtet e qytetit dhe as temperaturat e tij. Shëtitorja është realizuar me pllaka guri nga mali i Tomorrit, por këto shkërmoqen në temperatura të ulëta dhe ngrica që në Bulqizë janë të zakonshme.
Nga ana e saj bashkia pranon se dëmtimet “kanë ardhur më së shumti, si pasojë e ngricave gjatë periudhës së dimrave të kaluar”, por thotë se shëtitorja nuk e ka humbur funksionin kryesor të saj.
Në përgjigje të pyetjeve bashkia i tha BIRN se do i riparonte dëmtimet.
“Bashkia do të marrë të gjitha masat e nevojshme, që këto dëmtime të riparohen dhe të bëhet kthimi në normalitet i pedonales”, thuhet në përgjigje.
Por Danjel Bica, kryetar i “Fondacionit Ekspertët e Rinj Mjedisor”, ka dyshime që rruga e kryen këtë funksion. Ai thotë se vecc shtrimit me pllaka guri që ka rezultuar problematik, pedonales i mungonte rikualifikimi urban, ndërsa në të nuk ishte parashikuar as gjelbërim dhe as sheshe për pushim të banorëve.
“Ajo që mua si ekspert mjedisor më dhëmb shumë, është mungesa totale e gjelbërimit dhe shesheve të pushimit, në të gjithë shtrirjen e kësaj pedonaleje”, tha ai./BIRN
pedonalja e bulqizës bulqize
Politike
10 October 2022, 21:00
A.B
Sali Berisha, Dashamir Shehi
TIRANË- Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbardhur disa diskutime që janë zhvilluar mes PD-së dhe...
Politike
10 October 2022, 20:52
k..m.
Sandër Lleshaj
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas një shkëputje është “rikthyer” p&eu...
Politike
10 October 2022, 20:14
k.m.
Lulzim Basha dhe Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi duket se është distancuar nga ish-kryedemokrati...
Politike
10 October 2022, 20:20
A.B
Konferenca
Në Shqipëri, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, deklaroi sot se vendi nuk i përmbush kushtet për reali...
Politike
10 October 2022, 20:04
k.m.
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka deklaruar se qëllimi në bashkimin e demokratëve për zgj...
Politike
10 October 2022, 19:14
k.m.
Fotoja pas takimit
TIRANË- Ka nisur në orën 17:30 dhe ka përfunduar më 19:00 takimi i kreu të Partisë Demokratike, Sali ...
Politike
10 October 2022, 18:35
A.B
Sulmet kibernetike
TIRANË- Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë ka vlerësuar mbështetjen e ofruar nga Shtetet...
Politike
10 October 2022, 18:04
k.m.
Olta Xhaçka
TIRANË- Partia Demokratike e ka gati raportin për heqjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste, e cila ...
Politike
10 October 2022, 18:04
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar mandatimin e Gazment Bardhit për t&eu...
Politike
10 October 2022, 17:37
k.m.
Pamje nga takimi
TIRANË- Dalin pamjet e para nga takimi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili po zhvillon një takim në seli me partitë...