Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në reagimin e ministris theksohet se deklarata të tilla nuk mund të konsiderohen thjesht retorikë politike, pasi mund të nxisin veprime që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
TIRANË- Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar pas deklaratave të ministrit serb Ivica Daçiç, i cili gjatë fushatës elektorale premtoi se do të ngrinte sërish flamurin serb në Kosovë. Në reagimin e ministris theksohet se deklarata të tilla nuk mund të konsiderohen thjesht retorikë politike, pasi mund të nxisin veprime që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Sipas reagimit, Shqipëria riafirmon mbështetjen për Kosovën si shtet sovran dhe demokratik, ndërsa nënvizon se fqinjësia e mirë, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi nuk mund të ndërtohen përmes deklaratave kërcënuese. Në reagim përmendet edhe ngjarja e Banjskës, duke theksuar rëndësinë e përcaktimit të përgjegjësive për ngjarje që cenojnë sigurinë dhe paqen në rajon.
Reagimi:
Një gjuhë e tillë nxitëse mund të konsiderohej thjesht retorikë politike nëse nuk do të ekzistonte rreziku real që ajo t’u jepte zemër atyre që janë të gatshëm të veprojnë në këtë frymë. Këtë e kemi parë edhe më parë, shumë herë. Ngjarja e Banjskës, për të cilën ende nuk është vendosur përgjegjësia e plotë, mbetet një kujtesë e fortë e asaj që mund të ndodhë kur fjalët kthehen në veprime.
Shqipëria mbetet thellësisht e bindur se e vetmja rrugë përpara, sado e vështirë të jetë, kalon përmes marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe përpjekjeve të sinqerta për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të ecur drejt pajtimit.
Megjithatë, nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal për sa kohë mohohen realitetet, vihet në pikëpyetje legjitimiteti i fqinjëve apo përdoret retorika kërcënuese për përfitime politike. Ndërtimi i paqes dhe besimit kërkon kohë, shpesh vite, në mos dekada. Ai kërkon vizion, guxim, vendosmëri dhe përkushtim të vazhdueshëm.
Vetë Evropa u ndërtua mbi njohjen, dialogun, respektin e ndërsjellë dhe solidaritetin, jo mbi mohimin, frikësimin apo nostalgjinë për të kaluarën. Në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë se ku mund të çojnë përçarja, nacionalizmi dhe retorika provokuese. Nuk mund të lejojmë t’i harrojmë këto mësime, e aq më pak t’i përsërisim gabimet e së kaluarës.
Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Ajo është një shtet sovran dhe demokratik, pjesë e barabartë e rajonit tonë dhe një vend që po konsolidon vazhdimisht pozicionin e tij në komunitetin evropian dhe ndërkombëtar. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe e ardhmja e saj duhet të jetë një e ardhme paqeje, sigurie, gjithëpërfshirjeje dhe integrimi evropian./Dosja.al
Justina Shiroka Pula dhe Albin Kurti Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kaluan vite duke treguar se sa shum&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar në podcast-in e tij “Flasim” se një nga dëshirat e tij pasi tw...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dënuar sulmet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë goditjen ...
Ferit Hoxha TIRANË - Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke shprehur solidaritet me popull...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për turizimin duke u ndalur veçanërisht tek Malësia e Madhe dhe ...
Erald Kapri TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka denoncuar rastin e Ana Sykut, një nënë e katër f&eu...
Amant Josifi, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi TIRANË- Tre vite pas arrestimit të Amant Josifit në Dubai, një dosje hetim...
Milan Radoiçiç, Danillo Vuçiç KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiqit në...
pamjet TIRANË- Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të angazhuar në nisma legjislative për Ballkanin Perë...
Eric Wendt TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim m...