23 November 2022, 10:29
Nga f.g
Andi Bushati dhe Yuri Kim
TIRANE- Gazetari Andi Bushati ka komentuar deklaratën e djeshme të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim që ngrinte shqetësimin për manipulime në garën për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme. Në një status në Facebook, Bushati thotë se nëse në organet e reja të krijuara pas procesit të Vettingut do të ishin zgjedhur figura me integritet dhe të pavarur nga politika, atëherë ambasadorja nuk kishte pse të fliste për manipulime. Kjo tregon sipas gazetarit se edhe institucionet e reja janë jofunksionale dhe se "i gjithë thesi është për tu hedhur në plehra".
POSTIMI I PLOTE:
Nëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë qenkeshin zgjedhur njerëz me integritet dhe të pa ndikueshëm, Yuri Kim s’kishte pse merakosej për votën e tyre, qoftë edhe nëse ajo zhvillohej në kushtet e presionit. Nëse prokurorët e SPAK janë vërtet “heronjte e femijeve tane”, për amerikanët nuk duhet të kishte rëndësi se cili prej tyre do të zgjidhej në krye të institucionit. Meraku i Yuri Kim për të ndarë shapin nga sheqeri dëshmon se i gjithë thesi është për tu hedhur në plehra.
Por çfarë deklaroi Yuri Kim dje?
Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një sinjal për zhvillimin e garës për kreun e ri të SPAK. Kim tha se procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK./Dosja.al
andi bushati yuri kim gara ne spak gara per kreun e ri te spak
Politike
23 November 2022, 10:06
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ishte ditën e sotme në një tryezë me fok...
Politike
23 November 2022, 08:24
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi i ka shprehur mirënjohjen të gjithë trupave të Ushtrisë ...
Politike
22 November 2022, 23:22
k.m.
Bledian Koka
TIRANË- Apeli i ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim për kriteret që duhet të përmbushë drejtue...
Politike
22 November 2022, 22:23
k.m.
Edi Rama në Shkodër
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u përgjigj pyetjes më të bërë gjatë ditëve të fund...
Politike
22 November 2022, 18:42
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Shkodrën dhe Lezhën, dy zonat më të prekura nga përmbytjet në ve...
Politike
22 November 2022, 17:40
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama armikun e tij në përmbytjet që kanë pushtuar vendin, ka cilësuar kryedemokratin Sali B...
Politike
22 November 2022, 16:27
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë një thirrje për procesin që ka nisur për zg...
Politike
22 November 2022, 15:52
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është krenar për bashkëshorten e tij, e cila ka hapur një portal për veten. Ai n...
Politike
22 November 2022, 15:25
I.A
Edith Harxhi
TIRANË- Partia Demokratike kërkon çrregjistrimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike. Kërkesa ...
Politike
22 November 2022, 15:02
I.A
Frank-ëalter Steinmeier
TIRANË- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedonin&...