LIVE UPDATES
Politike

Lustracioni/ Çollaku depoziton në Kuvend projektligjin: Synojmë mbrojtjen e institucioneve të brishta nga bashkëpunëtorët e regjimit komunist

Duke folur në një deklratë për mediat deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit.

14 October 2022, 13:17 Nga F.M e.k
Lustracioni/ Çollaku depoziton në Kuvend projektligjin: Synojmë
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe Andia Ulliri kanë depozituar në Kuvend projektligjin për lustracionin. Në një deklratë për mediat deputeti Kreshnik Çollaku u shpreh se është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit.

"Është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët, si rezultat i dështimit të procesit të dekomunistizimit dhe lustracionit, ia kanë dalë të promovohen në nivelet më të larta të hierarkisë shtetërore në Shqipërinë post-komuniste. Persona dhe ngjarje të tilla, jo vetëm fyejnë kujtimin dhe lëndojnë plagët e mijëra të vrarëve, të burgosurve, të internuarve në burgjet dhe kampet komuniste, por gjatë viteve të tranzicionit u shndërruan në një pengesë reale për progresin e proceseve demokratike në vendin tonë", tha Çollaku.

Ai shtoi se synimi i këtij projektligji është që të mbrojë institucionet e brishta shqiptare nga individë, të cilët në të kaluarën e tyre kanë qenë të angazhuar në strukturat e larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimin e Shtetit.

Kreshnik Çollaku: Në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist, si në të gjitha vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për t’u shkëputur nga sistemi totalitar komunist. Këto përpjekje janë shprehur nëpërmjet një sërë masash ligjore, institucionale dhe financiare, të cilat përfshihen në konceptin e “drejtësisë tranzitore”. Megjithatë, fatkeqësisht, nismat e ndërmarra në vendin tonë kanë rezultuar jo cilësore ose të pamjaftueshme për dekomunistizimin e plotë të shoqërisë. Është për keqardhje, që akoma sot në Shqipëri vazhdon diskutimi për anëtarët, drejtuesit, bashkëpunëtorët e strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët, si rezultat i dështimit të procesit të dekomunistizimit dhe lustracionit, ia kanë dalë të promovohen në nivelet më të larta të hierarkisë shtetërore në Shqipërinë post-komuniste. Persona dhe ngjarje të tilla, jo vetëm fyejnë kujtimin dhe lëndojnë plagët e mijëra të vrarëve, të burgosurve, të internuarve në burgjet dhe kampet komuniste, por gjatë viteve të tranzicionit u shndërruan në një pengesë reale për progresin e proceseve demokratike në vendin tonë. Pikërisht, për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij debati, dhe për të mbyllur një kapitull aspak të lavdishëm të Shqipërisë postkomuniste, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, së bashku me ekspertët e saj, ka përgatitur një paketë ligjore për drejtësinë tranzitore, të materializuar në katër nisma ligjore, përkatësisht: (i) Projektligji për shpalljen muze kombëtar të Spacit dhe kampit të Tepelenës; (ii) Projektligji për hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit: (iii) Projektligji për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist; dhe (iv) Projektligji për lustracionin. Tre projektligjet e para janë depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa projektligji i lustracionit është depozituar sot. Ky projektligj është hartuar me mjaft kujdes, duke pasur vecanërisht në vëmendje vendimin nr. 9, datë 23.03.2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe jurisprudencën e cmuar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Projektligji i propozuar reflekton standardet më të larta kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me legjislacionin për pastërtinë e figurës (lustracionin). Qëllimi i këtij projektligji nuk është aspak hakmarrja, nxitja e urrejtjes, konfliktit apo përcarjes sociale, por nëpërmjet një kuadri ligjor të detajuar synon që të mbrojë institucionet e brishta shqiptare nga individë, të cilët në të kaluarën e tyre kanë qenë të angazhuar në strukturat e larta drejtuese të regjimit totalitar komunist apo ish-Sigurimin e Shtetit. Kjo mbrojtje realizohet nëpërmjet shkarkimit nga detyra, në rastet kur personat janë të zgjedhur apo emëruar në detyrë, apo ndalimit të zgjedhjes apo emërimit, kur ata janë duke u përpjekur të zënë një funksion të caktuar publik. Sidoqoftë, ky shkarkim nga detyra apo ndalim për të marrë një funksion publik nuk kryhet në mënyrë arbitrare, por nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor që respekton të gjitha të drejtat dhe garancitë e përcaktuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përkatësisht, cdo funksionari apo kandidati i garantohet e drejta për t’u njohur me materialet e dosjes së tij, për t’i kundërshtuar gjetjet paraprake, për t’u dëgjuar në seancë publike, për t’u përfaqësuar vetë ose me avokat, për t’u njohur me vendimin e arsyetuar, dhe kur e vlerëson të arsyeshme për të bërë kundërshtimin e tij në gjykatë. Projektligji ka përcaktuar në një listë shteruese rrethin e funksionarëve publikë që i nënshtrohen verifikimit. Kjo listë përmban funksionarët më të lartë të shtetit shqiptar, qofshin ata të zgjedhur nga populli, të emëruar nga Kuvendi, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, organe kushtetuese apo të krijuara me ligj, si dhe funksionarë që ushtrojnë detyra të një rëndësie të vecantë. Nga ana tjetër, lista e funksioneve të mbajtura gjatë regjimit totalitar komunist, i referohet vetëm atyre detyrave, të cilat kanë qenë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave të dhunës dhe represionit, pra kanë shkaktuar një dëm aq të madh në shoqëri, sa duhen prezumuar fajtorë. Ky projektligj përmban disa risi, një prej të cilave qëndron në faktin se për aplikimin e ndalimit të zgjedhjes, emërimit apo ushtrimit të funksioneve publike, Autoriteti i Dosjeve duhet të vlerësojë, përvec qënies ose jo në një pozicion të caktuar, edhe veprimtaritë e kryera dhe vullnetin e personit gjatë kryerjes së këtyre veprimeve. Kjo i përgjigjet standardit të vendosur nga jurisprudenca kushtetuese për individualizimin e fajit. Thjesht dhe vetëm fakti që një person ka pasur një pozicion apo ka qenë anëtar në një strukturë të caktuar, nuk nënkupton automatikisht shkarkimin e tij apo ndalimin e zgjedhjes a emërimit. Kërkohet gjithashtu që personi të ketë kryer disa veprimtari me vullnetin e tij. Projektligji përjashton nga përgjegjësia personat që kanë vepruar në kushtet e shtrëngimit a kanosjes, si dhe ata nën moshën 18 vjec. Një tjetër risi e projektligjit, është fakti që funksionari gëzon të drejtën që të tërhiqet nga funksioni dhe rasti i tij të mos bëhet publik. Nëse nga veprimtaria e tij iu është shkaktuar dëm të tretëve, mospublikimi vendoset nëse krahas aktit të tërheqjes, zyrtari ka paraqitur edhe një letër pranimi mbi faktet dhe ka kërkuar ndjesë për të dëmtuarit. Po ashtu, funksionari mund të shfaqë pendesë për veprimet e kryera nga ana e tij, duke pasur detyrimin që të rrëfejë të gjithë të vërtetën që ai di. Kur rrëfimi rezulton i vërtetë, zyrtari përfiton përgjysmimin e kohës së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike. Në cdo rast për funksionarët e zgjedhur apo ata që kërkojnë të zgjidhen, periudha e ndalimit duhet të përfshijë së paku një proces zgjedhor, vendor apo të përgjithshëm.
Projektligji, në respekt të parimit të proporcionalitetit, ka përcaktuar edhe kohëzgjatjen e ndalimit, duke e kufizuar atë në 15 vjet nga data e marrjes së vendimit të Autoritetit, si dhe duke vendosur një afat maksimal për kohështrirjen e efekteve të projektligjit deri më 1 janar 2037. Afati 15-vjecar i ndalimit është i njëjti me atë të parashikuar nga Kushtetuta për magjistratët që shkarkohen nga detyra apo japin dorëheqjen me vullnetin e tyre. Duke qenë se ky afat ndalimi i është nënshtruar vlerësimit nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, duke u konsideruar proporcional, cmohet se është një ndalim i arsyeshëm. Megjithëse, procedura e zhvilluar nga Autoriteti respekton me përpikëri parimet dhe standardet e procesit të rregullt ligjor, kjo nuk e pengon funksionarin, kur e vlerëson me vend, që t’ia nënshtrojë cështjen e tij gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj. Prandaj, projektligji ka përcaktuar të drejtën e subjektit për t’u ankuar në Gjykatën Administrative të Apelit. Në cdo rast, funksionari mund të ushtrojë edhe të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë. E drejta e ankimit i njihet edhe partive politike parlamentare, 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile që merren me cështjet e dekomunistizimit. Dëshirojmë të theksojmë që përgatitja e kësaj pakete ligjore ka filluar që në nisje të kësaj legjislature, me një konsultim të gjërë me shoqatat e të përndjekurve politikë, organizatat që punojnë me cështjet e dekomunistizimit dhe ekspertë të fushës, për të arritur në katër produkte finale që synojnë adresimin e thelbit të problemeve.

Ndërkohë dhe deputetja Andia Ulliri u shpreh se ky është një detyrim moral që Partia Demokratike u ka të përndjekurve politikë.

Andia Ulliri: Për ne, dekomunistizimi dhe lustracioni, nuk kanë qenë dhe nuk janë cështje emrash, por cështje parimesh dhe standardesh. Parime dhe standarde, të cilat një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, duhet t’i aplikojë pa vonesë. Dekomunistizimi dhe kauza e të përndjekurvë politikë janë vlera themelore të mishëruara në Statutin e Partisë Demokratike. E në këtë kuptim, është detyra jonë si deputetë të PD-së të bëhemi zëri i mijëra të vrarëve, të burgosurve dhe të internuarve gjatë diktaturës komuniste. Ky është sa një detyrim moral e politik, por mbi të gjitha njerëzor. Gjenerata ime, e lindur pas rënies së sistemit dictatorial komunist, ka kuptuar dhe ndjen si nevoje te brendshme se shoqëria shqiptare pa nxjerrë mësime nga e shkuara, pa rikujtuar pa kompleks e nxjerre në dritë të diellit një epokë të shkuar vuajtjesh dhe dhimbjeje, e ka të vështirë të zhvillohet, demokracia nuk do të mund të bëhet funksionale, liritë dhe të drejtat themelore nuk do të mund të garantohen e do të ngelen thjesht iluzive si deri më tash. Pa një proces të domosdoshëm purifikimi dhe rrëfimi të sinqertë të së shkuarës, shpirti i shoqërisë shqiptare do vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës, ndërkohë që koha e demokracisë ecën, paqja e ndër nesh mungon, dhe sytë tanë mbetën pas. Gjenerata ime nuk mund të lihet në kushte të tilla sa të mos dijë, apo aq më keq akoma, të ketë frikë a kompleks të tregojë kur di, se trashgimia e afërt e saj, ndrydh në vetvete vuajtje, gjak, burgim, frustrim, padrejtësi deri edhe ne deformim të konstruktit të saj social. Harresa do të ishte mëkati më iu madh që ndoshta pa dashje mund ta kryejmë ne sot, për të nesërmen. Ndaj është e nevojeshme dhe e domosdoshme të realizohet ky proces pastrimi dhe ndarje e sinqertë me të shkuarën dhe tranzicionin në mënyrë që aspiratat që Shqipëria të jetë pjesë e shoqërive të qytetëruara evropiane, që shoqëria shqiptare të jetë në paqe sociale, që ekonomia e tregut, konkurrenca e ndershme dhe respekti për tjetrin, të jenë vlerat kryesore të adoptuara prej nesh, e që Shqipëria të jetë vendi ku cdo i ri zgjedh të jetojë, të arsimohet e të punojë. E mbeshtes këtë nisme, me vetëdije të plotë që krimet e komunizmit janë e kaluara e errët e vendit tonë dhe që nuk duhet të përsëriten. Shpreh bindjen se kjo paketë nismash e PD-së i shërben interesit jo vetëm të anëtarëve të partisë tonë, jo vetëm simpatizantëve tanë, jo vetëm shtresës së të persekutuarve politikë, por interesit publik të të gjithë shoqërisë për të ecur përpara.

Partia Demokratike ka depozituar në një projektligj për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, duke i deklasifikuar si sekret shtetëror. Nisma parashikon ndryshimin e ligjit të vitit 1999 për informacionin e klasifikuar, duke bërë përmbajtjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit të aksesueshme nga mediat dhe publiku. Po ashtu është depozituar në Kuvend edhe një tjetër projektligj për dekomunistizimin, duke parashikuar fshirjen e çdo gjurme nga periudha e komunizmit që nga emrat, muzika, filmat, lapidarët, letërsia, piktura, kompozimet, këngët etj.

partia demokratike kreshnik Çollaku andia ulliri

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin