LIVE UPDATES
Politike

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Që prej marrëveshjeve të arritura nga Kosova dhe Serbia, në Bruksel e Ohër, mbi hapat që do të çonin drejt normalizimit, e që potencialisht do të përfundonin me njohje të ndërsjellë, nuk është shënuar asnjë përparim.

28 November 2024, 07:30 Nga E. D
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e
foto ilustruese

KOSOVË- Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të jetë në udhëkryq dhe palët deri tani nuk kanë ofruar asnjë qëndrim të qartë se si mund të dilet nga status-quoja. Që prej marrëveshjeve të arritura nga Kosova dhe Serbia, në Bruksel e Ohër, mbi hapat që do të çonin drejt normalizimit, e që potencialisht do të përfundonin me njohje të ndërsjellë, nuk është shënuar asnjë përparim.

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se mbetet një nga pikat e nxehta të debatit. Në një intervistë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, Avdullah Hoti, deputet i dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, fajëson qeverinë Kurti për atë që e quajti braktisje të dialogut për njohje, duke bërë siç tha ai, që presioni ndërkombëtar në vend që t'i drejtohej Serbisë, të kthehet nga Kosova.

Ai foli dhe mbi marrëveshjen e arritur në Uashington në shtator të vitit 2020, gjatë administratës së parë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Avdullah Hoti ishte një nga nënshkruesit e saj në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

I pyetur rreth marrëveshjes së Uashingtonit, zoti Hoti tha se nëse ajo do të ishte zbatuar, gjendja ekonomike, sociale edhe politike e Kosovës, sot do të ishte krejt ndryshe. Ai shtoi se përmirësimi i raporteve ekonomike do të krijonte klimën që do ta bënte më të lehtë arritjen e marrëveshjes përfundimtare, mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, si dilet nga kjo situatë, a ka të ardhme dialogu Prishtinë-Beograd?

Avdullah Hoti: E para, nuk ka rrugë tjetër përtej dialogut për të normalizuar marrëdhëniet tona me fqinjin verior. Problemi është që gjatë këtij mandati qeverisës është braktisur dialogu për njohje, që është kornizuar në qeverinë paraprake, dhe është futur në një rrugë tjetër të adresimit të disa çështjeve që mund të jenë teknikisht të rëndësishme, por që nuk e adresojnë problemin kryesor që është mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, që është njohja reciproke. Mua më vjen shumë keq që u braktis korniza e dialogut për njohje dhe hymë në një rrugë tjetër, dhe sot është ndërtuar një lloj status-quoje e re sa u përket marrëdhënieve tona më fqinjin verior, me një marrëveshje në Bruksel dhe aneksin në Ohër, dhe është kthyer krejt presioni në drejtim të Kosovës, në vend që të ishte në drejtim të Serbisë, për të përfunduar dialogun me njohje reciproke.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, një nga marrëveshjet që u pa si mundësi që mund të çonte tek normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve ekonomike, ishte edhe ajo e Uashingtonit e arritur në vitin 2020. Ju ishit një nga nënshkruesit e saj në cilësinë e kryeministrit në atë kohë. Cilat janë pritshmëritë tuaja mbi angazhimin e administratës së re lidhur me dialogun?

Avdullah Hoti: Unë nuk jam sot këtu vetëm si opozitar, por edhe si deputet i Republikës së Kosovës dhe nuk dua të tingëlloj kritik, por edhe kjo marrëveshje e Uashingtonit dhe plot procese të tjera, gjatë katër viteve të fundit kanë degraduar. Sikur sot të kishte filluar së zbatuari marrëveshja që është arritur në Uashington në shtator të vitit 2020, gjendja ekonomike, sociale edhe politike do të ishte krejt ndryshe në Kosovë. Ajo marrëveshje përfshin pritje të mëdha infrastrukturore, që e kthejnë Kosovën në nyjë të infrastrukturës në rajon, duke i lidhur autostradat, hekurudhat, gazin edhe projekte të tjera për ta bërë më të lehtë arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë për njohjen reciproke. Unë shpresoj që me qeverinë e re që do të kemi pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të ardhshëm, të kthehet vëmendja tek zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, shumë ekspertë, zoti Hoti, kanë thënë edhe në atë kohë se normalizimi i marrëdhënieve ekonomike jo domosdoshmërisht do të çonte tek një dakordësi për çështje politike, pra tek normalizimi i marrëdhënieve politike? .... Si kundërshtim ndaj marrëveshjes së Uashingtonit...

Avdullah Hoti: Përmirësimi i raporteve në aspektin ekonomik krijon një klimë e cila mundëson më lehtë arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Sikur të vazhdonte dialogu i nisur në Bruksel në qeverinë paraprake për marrëveshje përfundimtare, për njohje reciproke dhe në të njëjtën kohë të zbatohej marrëveshja e Uashingtonit, unë jam i bindur që situata sot do të ishte krejt ndryshe. Nuk e di a do e kishim përmbyllur komplet procesin e njohjes reciproke me fqinjin tonë verior, por e di që do të ishte krijuar një kontekst krejt tjetër ekonomik dhe politik. Do e kishim konsumuar këtë si proces dhe Kosovës do t’i ishte hapur rruga për integrim euroatlantik.

Zëri i Amerikës: Ju dhe partia juaj keni shprehur shqetësimin për marrëdhëniet e ndërlikuara mes Kosovës dhe aleatin kryesor (Shtetet e Bashkuara), duke fajësuar për këtë qeverinë Kurti. Çfarë do të kishit bërë ju ndryshe?

Avdullah Hoti: Unë besoj se jemi të provuar si Lidhje Demokratike e Kosovës, sa herë që kemi qeverisur ne kemi bërë hapa të mëdhenj në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sa për përkujtim, në qeverinë (Isa) Mustafa është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që është marrëveshja e parë që e trason rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Në qeverinë, që unë kam qenë kryeministër, kemi nënshkruar marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik mes dy vendeve, pra janë dy marrëveshjet më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë. Ne gjithmonë e kemi pasur në formulë të veprimit tonë politik thellimin e aleancave, trasimin e rrugës drejt integrimit euroatlantik, sepse si një vend i ri, që ka nevojë për mbështetje edhe ekomomike, edhe politike, e vetmja mundësi për ecur përpara është fuqizimi i aleancave. Mua më vjen keq që sot Kosova në vend të ishte një vend siç ka qenë deri vonë me sfida të zhvillimit ekonomik e me sfida të integrimit euroatlantik, tani është kthyer në masë të madhe edhe në çështje të sigurisë në sytë e aleatëve, në tryezat ndërkombëtare ku diskutohet për çështjet e sigurisë në rajon dhe më gjerë. Ne duhet të mbështesim vetëm politikat që çojnë drejt integrimit euroatlantik.

Zëri i Amerikës: Megjithatë zoti Hoti, qeveria po thotë se nuk po bën asgjë tjetër vetëm zbatimin e Kushtetutës dhe shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit. Si i përgjigjeni ju këtij qëndrimi?

Avdullah Hoti: Për fatin e keq të vendit tani ka katër vite që në qeverisje janë disa populistë që asnjë përfitim nuk i kanë sjellë, asnjë hap përpara nuk e kanë bërë për Kosovën, për të konsoliduar shtetësinë e saj edhe për të çuar përpara integrimin euroatlantik. Gjatë katër viteve të fundit nuk kemi pasur asnjë njohje të re, asnjë njohje ndërkombëtare, nuk ka avancuar procesi i dialogut, kemi pasur cënim me aleatët kryesorë dhe e mira është që ky mandat po përfundon. Unë shpresoj që një qeveri pro evropiane, pro amerikane, do të marrë në duar qeverisjen e vendit.

Zëri i Amerikës: Kosova do të mbajë zgjedhje me 9 shkurt. Ju keni shprehur optimizëm për perspektivën e partisë suaj në këto zgjedhje. Çfarë ka ndryshuar duke pasur parasysh se në zgjedhjet pararendëse forca juaj politike është renditur e treta?

Avdullah Hoti: Janë dy çështje kryesore që unë besoj do të na e kthejnë neve besimin e qytetarëve. E para, ne jemi njerëz të provuar, është parë që veprimet politike që kemi ndërmarrë në të kaluarën, vite me radhë, kemi pasur plotësisht të drejtë në fokusin që kemi pasur për të fuqizuar ekonominë vendore, me fokusin që kemi pasur për të normalizuar marrëdhëniet me vendet në rajon, me fokusin tonë shumë të fuqishëm, duke ndjekur këshillat e miqve për të avancuar në progresin në rrugën euroatlantike të vendit. E dyta, gjatë këtyre katër viteve gati në çdo aspekt, ne kemi parë vetëm deklarime populiste pa bërë asnjë progres, as në politikën e brendshme sa i përket zhvillimit ekonomik, sepse jemi përballë me probleme të mëdha, me problemet e keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit. Janë rreth 12 miliardë euro që ka pasur në menaxhim kjo qeveri, nuk ka asnjë projekt domethënës që ka shkuar përpara. Në politikën e jashtme nuk kemi pasur asnjë progres përkundrazi, i kemi cënuar marrëdhëniet me aleatët kryesorë. Unë besoj edhe për shkak të përgatitjeve që kemi bërë ne si subjekt politik, besoj që do të na kthehet besimi i qytetarëve, për të marrë përsipër udhëheqjen e shtetit./VOA

avdullah hoti albin kurti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin