2 March 2023, 18:25
Nga I.A
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja demokrate, Flutura Açka ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama nëse do të kishte minimumin e nderit, do të ishte subjekt i drejtësisë për çështjen “McGonigal”. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Açka tha se kreu i qeverisë sillet si mafioz me bizneset dhe qytetarët.
"Një gjë e mrekullueshme për 1 minutë zi për tre gratë e vrara dje. Por harruat të thoni se e vrau shteti pasi shumë rezoluta nuk janë miratuar vetëm se i ka sjellë opozita. Shumë shpejt do vijë një rezolutë në mbrojtje të grave, shpresoj ta votoni. Ajo që u u pa sot ishte sjellja e njëjtë e Ramës, kamerat nuk e korën se ju i kontrolloni, por kryeministri i fyu ministret që mungonin në nisje. Balluku, Manastiliu e të tjera. Si është e mundur, ç’shembull është ky gjuhë për kriminelët jashtë Kuvendit. Rama është sjellë si kafsha Alpha, njëlloj beri edhe sot. Gjithmonë është sjellë si ujk i tërbuar, por ulet ndonjëherë bëhet edhe qingj. Ka gjë më kriminale se gjuha e përdorur në këtë Parlament. Jemi duke bërtitur që mbreti është lakuriq, por çfarë bëni ju deputetë të mazhorancës? I përkuleni. Ai ka lënë kësulës këtu e ka ikur dhe ju i përkuleni. Rama e ka sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Të isha në vendin e tij do të kisha ikur me nder.
Qeverisja para se të jetë një ngrehinë politike, është ngrehinë morale. Pozita e kryeministrit përpara se të jetë pozitë politike, është pozitë morale. Siç e patë dhe sot, kjo nuk ndodhi. Jemi dhe ne bashkëfajtorë në këtë situatë. Jo vetëm që s’ka ndonjë shenjë prej qytetarti, por as prej shtetari normal që respekton Kushtetutën. Kryeministri mbath atlete aty ku shkohet me këpucë, mbath Yamamoto aty ku njerëzit vdesin me arma. Në seancën e fundit parlamentare në dhjetor, ai më është përgjigjur mua. Kush është kriminel, kush është hajdut është subjekt i drejtësisë. Çështja McGonigal, është një çështje që i përmbledh të gjitha këto dhe ndaj duhet t’i përgjigjet drejtësisë. Nuk munda t’i kthejë përgjigje sot, por në sytë e mi është kriminel, pasi ka rrëzuar teatrin, ka vjedhur Butrintin, e ka mbushur Shqipërinë me patronazhistë dhe aktivistë. Sillet si mafiozë me shoqërinë civile. Nuk është mafioz kryeministri jonë, por sillet si mafiozë me sindikatat. Sillet si mafiozë me bizneset, kemi një nga kolegët që është pre e sulmeve. Sillet me fatet e shqiptarëve në mënyrë mafioze. Ty të dehu arma jote. Arma është rruspi dhe të mori përpara. Të ka mbetur vetëm një gjë, të pushtosh Shkodrën me të njëjtën ethe si sultan Mehmeti konstandinopojën. Mund ta fitoni Shkodrën vetëm nëse shitet dhe blihet. Do lini gjurmë kudo," tha Açka.
flutura açka seance plenare 2 mars 2023
Politike
2 March 2023, 17:58
I.A
Jorida Tabaku dhe Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar gjyqtarin që ka liruar vrasësin e tre gra...
Politike
2 March 2023, 17:24
I.A
Sali Berisha dhe Belinda Balluku
TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku kanë rikthyer sërish debate...
Politike
2 March 2023, 17:14
I.A
Lindita Metaliaj
TIRANË- Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj ka replikuar me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja. Gjatë fjalës ...
Politike
2 March 2023, 17:06
I.A
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nga çështja McGonigal do të ketë vet&e...
Politike
2 March 2023, 17:00
I.A
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka debatuar me deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, pasi ka...
Politike
2 March 2023, 16:54
I.A
TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa duke folur për çështjen McGonigal ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka frikë mediat. Gja...
Politike
2 March 2023, 16:45
k.m.
Edi Rama dhe Yuri Kim
TIRANË- Siç e ka kthyer në zakon, kryeministri Edi Rama i lajmëron "non gratat" nga Foltorja e Kuvendit të...
Politike
2 March 2023, 16:44
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se shqiptarët duan të vërtetën për çësh...
Politike
2 March 2023, 16:13
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkoi sot në Kuvend për të mbajtur për vetëm 45 minuta interpelancën e kërk...
Politike
2 March 2023, 16:01
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u shpreh se përdorimi i zyrës së kryeministrit s...