LIVE UPDATES
Politike

"Çdo projekt që lidhet me aeroportet dhe portet, e keni paracaktuar"/ Bardhi mazhorancës: Triporti i Vlorës pronar një pensionist! Aeroporti i Kukësit përdoret nga çunat për gara me makina

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se aeroporti i Kukësit ka dalë jashtë funksioni, pasi ai përdoret nga çunat e Kukësit për gara me makina.

9 April 2026, 17:30 Nga E.d
"Çdo projekt që lidhet me aeroportet dhe portet, e keni
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se çdo projekt që lidhet me aeroportet dhe portet, është paracaktuar nga mazhoranca. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se aeroporti i Kukësit ka dalë jashtë funksioni, pasi ai përdoret nga çunat e Kukësit për gara me makina.

Ai tha se opozita ka propozuar deri më tani 18 ligje në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe mazhoranca ka votuar kundër tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se opozita nuk është kundër zhvillimit dhe projekteve publike, por ato duhet të jenë në një garë të drejtë.

"Ju sillni ligj për të zgjatur sa më shumë efektet e ligjit për investimet strategjike, ndërkohë që ne themi jo, sepse kjo dëmton interesin publik. Na foli këtu ministrja, deputetë, kolegë, sa i suksesshëm është ligji për investimet strategjike. Po kur e miratuat ligjin për investime strategjike në 2015-ën, i premtuat këtij parlamenti, i premtuat qytetarëve shqiptarë, se do të lehtësonit procedurat për të thithur investime të huaja. Na thoni pak sa investime të huaja keni thithur nga zbatimi i ligjit për investimet strategjike. Na e thoni. Në këtë sallë kam publikuar listën e projekteve deri në vitin 2023. Ishin gjithsej rreth 40 projekte të investimeve strategjike, përfitues ishin nëntë individë. Të gjithë pjesë të oborrit të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim.

Të njëjtët që përfitojnë çdo koncesion dhe çdo PPP pa garë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kishte vetëm dy shtesa. Dhe prandaj ju e quani sukses. Shtesa e parë ishte ish-ministrja e jashtme, deputetja juaj Olta Xhaçka, kishte bërë burrin investitor strategjik, dhe i kishit dhënë investim strategjik një njeriu që një vit më vonë nga koha kur Edi Rama i firmosi vendimin për ta shpallur investitor strategjik, u arrestua nga prokuroria, sepse kishte porositur vrasje, Pllumb Gjoka.

Dhe ju na thoni ne, ejani në këtë sallë dhe votoni ligj për Olta Xhaçkën dhe Pllumb Gjokën. Cilindo nga këto nëntë miq të Edi Ramës që marrin çdo koncesion. Po si mund të jeni kaq të pandjeshëm? Që ndërsa votoni kundër çdo iniciative të deputetëve të opozitës, nuk kemi propozuar ne ligje që të përfitojnë se ju e keni shndërruar kuvendin në një klub që miraton ligje për interesat të 10 individëve. Njëri propozon për parqe fotovoltaike se kanë interes tre biznese, tjetra thotë porte pa garë se kanë interes dy biznese, ndërsa ne çfarë kemi propozuar?

Kemi propozuar deri tani 18 ligje, të gjitha në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe ju i votoni kundër. A nuk ishit po të njëjtët ju që kur miratuat koncesionet apo PPP-të për tre inceneratorët e famshëm, ngrinit gishtin ndaj opozitës dhe thoshit, ju jeni kundër zhvillimit, ju jeni kundër pastërtisë, se ne përmes këtyre tre inceneratorëve të famshëm, për të cilët kemi paguar 430 milionë euro, do pastrojmë Shqipërinë. Po çfarë ndodhi? Jo më vonë se tre vite pasi ju ngritët kartonin jeshil për t'i votuar, të tre inceneratorët. Doli që ligjet i kishte shkruajtur Klodian Zoto.

Para se të vinin në kuvend, u gjetën te kompjuterat në zyrën e Klodian Zotos. A u ngrit dikush prej jush që i kishte votuar ato ligje të kërkonte ndjesë, që kishte votuar ligje me porosi nga një person që edhe sot që flasim, është në kërkim nga drejtësia, për abuzime me miliona euro. Po si ka mundësi ju e quani luftën kundër korrupsionit, luftë klasash? Jo, ne nuk bëjmë luftë klasash, nëse ju garantoni lirinë ekonomike, garantoni barazinë e çdo biznesi në territorin e Republikës së Shqipërisë për garë të pastër. Pse ligji parashikon garën për projekte publike? Sepse do të duhet të prevalojë interesi i qytetarëve. Dhe kur ka garë, sigurisht që garantohet që qytetarët, çdo qytetar shqiptar, shteti shqiptar në këtë rast, të marrë përfitime më të mira ekonomike. Po ç'keni bërë ju? Ju çdo projekt që lidhet me aeroporte dhe me porte, ju i keni të paracaktuara. Aeroportin e Kukësit pa garë, ka dalë jashtë funksioni.

I gjithë ai investim përdoret për çunat e Kukësit që bëjnë gara me makina me njëri-tjetrin. Ka dalë jashtë funksionit. Portin e Vlorës, keni ardhur këtu e keni mbrojtur, pa garë, të përcaktuar. Vetëm javës së shkuar u morën në ndjekje penale zyrtarët, një pjesë e zyrtarëve sepse vijon hetimi për një pjesë tjetër, që ishin përfshirë në këtë procedurë. Aeroportin e Tiranës, në kontratën fillestare ka qenë me garë ndërkombëtare. Çfarë bëtë ju? E kalut te biznesi që donit ju dhe i futët një zgjatje që është barabartë me një afat kontrate koncesioni, 13 vjeçare, pa asnjë garë.

Çfarë keni bërë me Triportin në Vlorë? A e dini kush është përfituesi? Që ka shitur, ishin pesë kompani, katër kompani i shitën aksionet e një porti me vlerë 60 milionë euro, njëri për 2100 euro, tjetri për 2500 euro dhe rezulton që sot pronari është një pensionist. Dhe ju na thoni, ecni këtu dhe votoni që pasuritë publike të këtij vendi t'i jepen në emër të një pensionisti që s'ka lidhje fare me projektin, dhe ku ekziston i gjithë dyshimi i arsyeshëm, që prapa tij të jenë duart tuaja të korrupsionit, që i pastroni përmes këtyre projekteve. Ne nuk jemi kundër zhvillimit dhe projekteve publike, absolutisht jo. Por këto janë me garë. Nuk mund të ndodhë që një ligj të posaçëm ta shndërrosh në rregull. Ligji për investimet strategjike, ku ka ardhur në këtë kuvend, ka ardhur për një afat të kufizuar tre vjeçar në 2015-ën. E shtytë nga 2018-ta në 2020-ën, e shtyt deri në 2022-shin, e shtyt deri në 2024-ën, e keni shtyrë tani që flasim në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2026," tha Bardhi ndër të tjera./Dosja.al

gazmend bardhi ps mazhoranca

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin