LIVE UPDATES
Politike

Dosja e McGonigal/ Prokurori i Përgjithshëm jep nesër llogari para Senatit, Bussines Insider: Do të jetë ditë e gjatë, diskutohen lidhjet e ish-agjentit me rusët

Ai do të pyetet dhe për përfshirjen e McGonigal në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kohë kur u ‘dëmtua’ Clinton dhe u favorizua Trump.

28 February 2023, 12:45 Nga F.M
Dosja e McGonigal/ Prokurori i Përgjithshëm jep nesër llogari
Charles McGonigal

SHBA- Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland do të paraqitet para Komisionit Gjyqësor të Senatit për një seancë mbikëqyrëse të planifikuar. Bussines Insider shkruan se Garland do të japë llogari për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili është vënë nën akuzë për korrupsion. Kryesisht, ai do të pyetet për përfshirjen e McGonigal në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kohë kur u ‘dëmtua’ Clinton dhe u favorizua Trump. Një tjetër çështje për të cilën Garland do të pyetet do të jetë edhe lidhja e McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Shkrimi nga Bussines Insider:

Të mërkurën, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland do të paraqitet para Komisionit Gjyqësor të Senatit për një seancë mbikëqyrëse të planifikuar.

Planifikimi ka të ngjarë të jetë e vetmja gjë e zakonshme në lidhje me të, pasi vetë seanca pritet të jetë e pazakontë. Kjo, jo vetëm për shkak të Republikanëve, por edhe nga maxhoranca demokratike, e cila do të kërkojë përgjigje për disa çështje.

Demokratët, ndërkohë, kanë ngritur pyetje në lidhje me kontrollin e armëve, reformën e drejtësisë penale dhe izolimin në burgjet federale. Capitol Hill tashmë i ka kërkuar Garlandit përgjigje në lidhje me rastin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili drejtonte kundërzbulimin në zyrën në terren të byrosë në Nju Jork.

Më 7 shkurt, Senatori Sheldon Ëhitehouse, demokrat i Rhode Island, i dërgoi Garlandit një letër me temën e arrestimit të McGonigal. Në qendër të këtij rasti është marrëdhënia e McGonigal me rusin Oleg Deripaska.

Letra e Ëhitehouse thekson se McGonigal ishte agjent special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork në vitin 2016. Ishte zyra e Nju Jorkut ajo që bëri që ato zgjedhje të merrnin një kthesë përfundimtare.

Çfarë kujton WhiteHouse?

Meqenëse McGonigal ishte agjenti special përgjegjës i divizionit të kundërzbulimit të Zyrës së FBI-së në Nju Jork në javët që çuan në zgjedhjet e vitit 2016, ai mund të ketë njohuri ose të ketë marrë pjesë në aktivitete politike për të dëmtuar kandidaten e atëhershme Hillary Clinton dhe për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm Donald Trump. Për shembull, gjatë asaj periudhe kohore, Rudy Giuliani njoftoi se një "surprizë e madhe" në lidhje me Sekretaren Clinton do të vinte nga FBI, duke lënë të kuptohet se ai e kishte marrë atë informacion nga Zyra në terren në Nju Jork. Të nesërmen, drejtori James Comey, thuhet se iu nënshtrua presionit të brendshëm nga ajo zyrë.

Situata është edhe më shqetësuese duke pasur parasysh se McGonigal u arrestua, edhe sepse dyshohet se punonte me oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin McGonigalit iu caktua ta hetonte ndërsa punonte për FBI-në. Deripaska, një bashkëpunëtor i njohur i kryetarit të fushatës së Trump 2016, Paul Manafort, u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 për të ndihmuar Donald Trump.

Për këtë çështje, nuk ka pasur kurrë një zgjidhje dhe pyetjet rreth përfshirjes së rusëve në zgjedhje, nuk kanë marrë përgjigje.

Në fakt, nuk duhet shumë imagjinatë për të dalë në përfundimin se çfarë marrëdhënieje kishte midis McGonigal dhe Deripaskas, si një çelës të mundshëm për të gjitha këto pyetje. 

Ose, siç thotë Whitehouse në letër:

E gjithë kjo është potencialisht e turpshme për FBI-në, duke e bërë jetike që çdo kërkesë të shoqërohet me një debrifikim të plotë.

Ju lutemi jepni garanci se FBI nuk do të vihet në një pozicion të tillë dhe mposhtni çdo dyshim për ‘sjelljet e këqija’ që mund të kenë ndodhur në radhët e saj.

Duke pasur parasysh portofolin e madh të McGonigal në FBI, një hetim mbi aktivitetet e tij mund të hapë shumë dosje. Shtëpia e Bardhë e ka shumë të qartë këtë gjë.

Më 2 mars është vendosur mbajtja e seancës plenare për takimet e kreut të qeverisë Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Seanca do të jetë pa limit kohor dhe çdo deputet do të flasë 10 minuta. Kjo kërkesë e Opozitës u miratua pas një sërë seancash plenare të zhvilluara mes rrëmujës e kaosit. Deputetët kërkonin praninë e Ramës, ndërsa maxhoranca ijonte punimet. Debatet sollën dhe përjashtimin e shumë deputetëve të PD-së. 

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

merrick garland charles mcgonigal

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin