LIVE UPDATES
Politike

DW: Si e shikoni këtë triumf të Kurtit dhe LVV?/ Deimel: Albin Kurti llogariti me votat e diasporës

Ekspertja për Ballkanin Johanna Deimel paralajmëron, se një dështim i zgjedhjeve presidenciale do të ishte fatal për Kosovën

7 January 2026, 13:47 Nga D.W

DW: Si e shikoni këtë triumf të Kurtit dhe LVV?/ Deimel: Albin

KOSOVË- DW: Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Prishtinë. Si e shikoni këtë triumf të Kurtit dhe LVV?

Kjo fitore mund të shpjegohet në disa aspekte. Së pari, bllokimi politik prej muajsh që nga zgjedhjet e shkurtit 2025 u përshkallëzua në një krizë ekzistenciale. Nuk u miratua asnjë buxhet për vitin 2026, legjislacioni u ngri, fondet e BE-së dhe Bankës Botërore nuk u shpërndanë, pozicionet kyçe drejtuese mbetën të pazëna dhe institucionet shtetërore u paralizuan. Ishte një votë për funksionimin e shtetit ajo që mund të ketë kontribuar në fitoren e Albin Kurtit. Së dyti, pavarësisht krizës politike, Kosova siguroi katër njohje vitin e kaluar (nga Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas), dhe qeveria e Albin Kurtit publikoi të dhëna relativisht të forta ekonomike për vitin 2024, me një rritje prej 4.4 përqind.

Për Brukselin, fitorja e qartë zgjedhore e VV-së është një lehtësim nga njëra anë, sepse së shpejti do të ketë një qeveri funksionale. Nga ana tjetër, BE-ja dhe Albin Kurti nuk kanë marrëdhëniet më të mira mes tyre. Qasja e tij e njëanshme, veçanërisht në lidhje me veriun e Kosovës, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme diplomatike. Pas zgjedhjeve lokale në tetor, kryetarët e bashkive në katër komunat me shumicë serbe në veri janë rivendosur dhe sanksionet e BE-së kundër Kosovës po hiqen gradualisht. Megjithatë, shumë njerëz në Kosovë ende ndihen të trajtuar padrejtësisht nga BE-ja. Për më tepër, perspektiva e pranimit në BE mbetet e largët dhe ka ende pesë shtete anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën. Albin Kurti me kursin e tij me nuanca nacionaliste i shërbeu ndjenjës së krenarisë të shumë votuesve, pavarësisht tensioneve me Brukselin.

Sipas Eurobarometrit të shtatorit 2025, SHBA-të mbeten partneri më i rëndësishëm i Kosovës. Ndaj pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të ishte shokues. Megjithatë, pak para zgjedhjeve, SHBA-të e kthyen vëmendjen nga Kosova dhe Serbia me "National Defense Authorization Act". Kjo ishte me rëndësi! Aty janë përcaktuar objektiva të qarta - siç është kërkesa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe një udhërrëfyes i qartë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por më me rëndësi është se SHBA-të janë kundër shkëmbimeve të territoreve, ndarjes ose ndryshimeve të tjera kufitare përgjatë vijave etnike. Kjo konfirmoi integritetin territorial të Kosovës dhe, në sytë e disa votuesve, ndoshta në mënyrë jodirekte konfirmoi edhe Albin Kurtin dhe veprimet e tij të ashpra për të siguruar sovranitetin e Prishtinës në veri të Kosovës. Ndoshta disa votues kosovarë arsyetuan, se nëse një President i SHBA-së, Donald Trump, mund të ndryshojë rendin botëror për shkak të interesit të pastër kombëtar, atëherë Kosova ia del më mirë me një qasje nacional-populiste që e ndjek Albin Kurti ndaj Serbisë.

DW: Fitoren e Albin Kurtit e përforcoi vota e diasporës. Si e shikoni rolin e diasporës? Në mediat sociale ka pasur debate midis kundërshtarëve të Kurtit në Kosovë dhe atyre në diasporë që e mbështesin atë në lidhje me rolin e diasporës...

Vërtet që diaspora ka shumë peshë në vend. Sipas Bankës Botërore, afërsisht 700.000 kosovarë jetojnë jashtë vendit. Vetëm remitancat e tyre, që arrijnë në 1.2 miliardë euro, përfaqësojnë 12.7 përqind të PBB-së. Albin Kurti llogariti me votat e tyre kur caktoi strategjikisht zgjedhjet më 28 dhjetor, kohën e festave. Megjithatë, sipas rezultateve paraprake që janë tani në dispozicion, VV e arriti performancën e saj të fortë edhe pa diasporën. Ata që jetojnë jashtë vendit janë kryesisht kosovarë të rinj, në moshë pune, të cilët me sa duket ndërkohë kanë më pak lidhje me luftën për pavarësi dhe luftën e vitit 1999. Për ta, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), strukturat dhe personeli i të cilave janë ende shumë të rrënjosura në atë epokë, ka të ngjarë të mos jenë më opsione.

Tendenca e diasporës për të votuar në linjë nacionaliste mund të vërehet edhe në vende të tjera. Albin Kurti duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta çuar vendin përpara përmes reformave si në ekonomi, në drejtimin social, kujdesin shëndetësor dhe furnizimin me energji, dhe ta kthejë diasporën në vendlindje. Detyra e partive të opozitës është të përqendrohen në fitimin e mbështetjes së diasporës përmes programeve që orientohen nga e ardhmja dhe një roli konstruktiv opozitar. Vetëm kur remitancat nga diaspora nuk do të luajnë më një rol kaq të rëndësishë, ajo do ta humbasë rëndësinë politike në zgjedhje.

Ekspertja për Ballkanin Johanna Deimel paralajmëron, se një dështim i zgjedhjeve presidenciale do të ishte fatal për Kosovën.
DW: Kurti konsiderohet një politikan i pakompromis, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Serbinë. A mund të çojë kjo fitore në një hapje të  tij, ndryshim të qëndrimit të Kurtit, duke e nxitur të bëjë më shumë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, apo do të vazhdojë qasjen e tij konfrontuese?

Rezultati i zgjedhjeve për Albin Kurtin tregon se kursi që ndjek ka jep fryte. Ai sikur edhe Aleksandar Vuçiqi kanë nevojë për tensione politike dhe përfitojnë prej tyre. Ndërsa pozicioni i Kurtit tani është forcuar, Vuçiq është nën një presion të konsiderueshëm në Serbi. Prandaj, për të dyja palët, është joshëse të përshkallëzojnë në vend që t'i ulin tensionet për të siguruar pushtetin. Shumë do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata e brendshme politike në Serbi dhe nëse Vuçiq do mund ta mbajë pushtetin. Një ndryshim regjimi në Beograd ka të ngjarë të ndryshojë shumë gjëra, duke përfshirë edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

DW: Testi i parë i madh i bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës do të jenë zgjedhjet presidenciale në mars. A mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, apo qeveria dhe opozita kanë nxjerrë mësimet e nevojshme nga viti katastrofik 2025?

Zgjedhjet e ardhshme (të Presidentes apo Presidentit) në mars ishin një shqetësim i madh edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare. Për zgjedhjet presidenciale nevojiten të paktën 80 nga 120 anëtarët e parlamentit në dy raundet e para, që do të thotë se Albin Kurti VV do të ketë nevojë patjetër edhe për votat e anëtarëve të opozitës. Në raundin e tretë, ku kërkohen të paktën 61 vota, do të jetë interesante të shihet nëse do të arrihet kuorumi prej të paktën 80 anëtarësh të pranishëm në parlament.

Duhet të negociohet një kandidat kompromisi me opozitën. Do të ishte katastrofike, nëse partitë opozitare nuk do të nxirrnin asnjë mësim nga rezultatet e zgjedhjeve - që do të thotë, se strategjia e pengimit në kurriz të stabilitetit të vendit në fund nuk ia vlen dhe se kompromisi është i domosdoshëm në një demokraci. Një dështim i zgjedhjeve presidenciale do të ishte fatale në disa aspekte: sepse do të duheshin zgjedhje të reja dhe kriza politike do ta çonte Kosovën më tej drejt greminës. Vetëm këto do të mjaftonin. Por nëse nuk as ka buxhet për vitin 2026 deri atëherë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thjesht nuk do të kishte më fonde për të organizuar zgjedhje të reja.

Johanna Deimel ka qenë zëvendësdrejtuese e Shoqatës së Europës Juglindore në Gjermani, sot anëtare e bordit dhe analiste e pavarur për Ballkanin dhe Europën Juglindore./DW

lvv albin kurti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin