LIVE UPDATES
Politike

E drejta e pronësisë në Shqipëri, VOA: Qeveria ndryshon qëndrim për programin e BE-së

Autoritetet shqiptare nuk dhanë arsye mbi këtë qëndrim të ri kur u pyetën nga Zëri i Amerikës, ndërsa disa ekspertë thanë se kjo qasje e qeverisë ngre disa pikëpyetje, kur bëhet fjalë për një sektor që vijon të mbetet subjekt i korrupsionit.

12 July 2023, 19:41 Nga k.m.
E drejta e pronësisë në Shqipëri, VOA: Qeveria ndryshon
Foto ilustruese

Shqipëria vazhdon të luftojë me çështjet që burojnë nga të drejtat e pagarantuara të pronës. BE i ka ofruar Shqipërisë mbështetje në këtë fushë përmes një programi të posaçëm që kap vlerën prej 15.7 milionë euro. Agjencia Shtetërore e Kadastrës sipas delegacionit të BE në Tiranë, kohët e fundit, kërkoi disa ndryshime të projektit, pasi qeveria ka vendosur ta ndërmarrë vetë, financimin e zhvillimit të sistemit IT për shërbimet digjitale apo digjitalizimin e titujve të pronësisë.

Autoritetet shqiptare nuk dhanë arsye mbi këtë qëndrim të ri kur u pyetën nga Zëri i Amerikës, ndërsa disa ekspertë thanë se kjo qasje e qeverisë ngre disa pikëpyetje, kur bëhet fjalë për një sektor që vijon të mbetet subjekt i korrupsionit. Në Shqipëri problemet mbi çështjet ende të pazgjidhura të pronësisë kanë sjellë pengesa në zhvillimin ekonomik të vendit. Raporti i KE-së i vitit 2022 për Shqipërinë bëri thirrje për të shtuar përpjekjet për konsolidimin e të drejtave të pronësisë përmes regjistrimit dhe digjitalizimit të të dhënave kadastrale, ndërkohë që sipas tij, sektori mbetet subjekt i korrupsionit.

Përparimi në çështjen e të drejtës së pronësisë është pjesë e reformave për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. BE i ka ofruar Shqipërisë mbështetje në këtë fushë nëpërmjet një programi të posaçëm për të Drejtat e Pronësisë të rënë dakord në marrëveshjet financuese IPA 2020 dhe IPA 2021. Zëri i Amerikës ka mësuar se autoritetet shqiptare kohët e fundit kanë kërkuar t’i bëjnë disa ndryshime programit, që kap shumën prej 15.7 milionë Eurosh, i cili synon krijimin dhe zhvillimin i një sistemi qendror IT të integruar të menaxhimit të tokës, ndihmën për digjitalizimin e dokumenteve hapësinore dhe ligjore, harmonizimin e të dhënave të gabuara dhe riplanifikimin e proceseve të biznesit, si dhe ofrimin e shërbimeve.

Zëri i Amerikës pyeti Agjencinë për Media dhe Informim si dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës mbi arsyet e këtij qëndrimi të ri të qeverisë. Agjencia e Medias njoftoi se e kish përcjellë kërkesën në institucionin e Kadastrës, e cili nga ana e tij nuk ktheu përgjigje mbi këtë çështje. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i tha Zërit të Amerikës se Agjencia Shtetërore e Kadastrës, kohët e fundit kishte kërkuar ndryshimin dhe rishikimin e projektit, pasi qeveria, sipas zyrtarëve të BE, ka vendosur ta ndërmarrë vetë, financimin e zhvillimit të sistemit IT për shërbimet digjitale apo digjitalizimin e titujve të pronësisë.

Duket se fusha për të cilën qeveria shqiptare është angazhuar ta financojë vetë, përbën një pjesë me rëndësi të programit, prej 15.7 milion eurosh, të BE. I pyetur mbi arsyet e ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare, delegacioni i BE-së në Tiranë nuk dha detaje të hollësishme, por sqaroi se qeveria shqiptare ka kërkuar që fondet përkatëse të BE-së të rialokohen në përputhje me rrethanat, duke shtuar se pret së shpejti një propozim specifik për këtë nga autoritetet shqiptare. Delegacioni, sqaroi gjithashtu se fondet nuk parashikohen të transferohen drejtpërdrejt tek institucionet shqiptare apo buxheti i shtetit dhe se ndërhyrjet janë projektuar në koordinim me institucionet qeveritare përfituese. Sipas këtyre praktikave BE-ja prokuron drejtpërdrejt projekte individuale bazuar në ndërhyrjet e miratuara në mënyrë që të dërgojë ekspertë dhe të ndihmojë institucionet për të arritur rezultatet e parashikuara.

Deri më sot, BE-ja ka kontraktuar 3.21 milionë Euro nga ky program, nga të cilat 850.000 Euro janë paguar për veprime përgatitore, duke përfshirë metodologjinë teknike për digjitalizimin, si dhe mbështetje teknike për përgatitjen e projekteve madhore të planifikuara. Pra nëse i referohemi objektivit kryesor të programit ( “krijimi dhe zhvillimi i një sistemi qendror IT të integruar të menaxhimit të tokës, ndihma për digjitalizimin e dokumenteve hapësinore dhe ligjore, harmonizimi i të dhënave të gabuara dhe riplanifikimi i proceseve të biznesit, si dhe ofrimi i shërbimeve”) zbatimi i tij është ende në hapat fillestare. Autoritetet së fundi i kanë pranuar publikisht problemet e thella në institucionin e kadastrës. Pak kohë më parë, kur njoftoi se të gjitha shërbimet e tij për qytetarët, që prej 3 korrikut do të ofrohen online, kryeministri Edi Rama, e cilësoi “katastrofike” situatën në këtë institucion. “Padiskutim që aktori kryesor i gjithë kësaj historie të zymtë është korrupsioni. Sot është dita për t’i kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në kadastër. Dhe kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore”- u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim publik.

Por në këtë situatë të rëndë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, që ka dëmtuar qytetarët ndër vite, disa ekspertë nuk gjejnë arsye serioze në qëndrimin e ri të qeverisë për të financuar vetë zhvillimin e sistemit IT për shërbimet digjitale, apo digjitalizimin e titujve të pronësisë, kur më herët ishte rënë dakord që të financoheshin nga BE.

“Është në diskrecionin e qeverisë, të vendosë prioritete sa i takon kërkesave që bën në institucionet e BE dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, por nuk është serioze që prioritetet e vendosura të negociuara, të shqyrtuara në Kuvend, të miratuara dhe gati për financim të hiqen nga prioritetet dhe të kërkohet ku t’i sistemojë fondet për t’i shpenzuar, larg atyre indikatorëve të performancës të parashikuara në dokumentet bazë të projektit. Zëvendësimi i këtyre projekteve me financim nga buxheti i shtetit do të thotë të lihen mangët shkolla, spitale, rrugë, siguri, rend apo diplomaci. Cënohen interesat e një mase të madhe njerëzish në një kohë që janë të gjitha mundësitë për t’u shfrytëzuar fondet e paraanëtarësimit”- u shpreh për Zërin e Amerikës Zef Preçi, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Edhe për studiuesin, për qeverisjen dhe antikorrupsionin Gjergji Vurmo, vendimi i qeverisë për t’u tërhequr nga disa financime të BE lidhur me kadastrën është i çuditshëm. “Arsyet mund të jenë të ndryshme, nuk do doja t’i paragjykoja. Sigurisht arsyeja e parë, duke patur parasysh stadin në të cilin ndodhet Shqipëria, por edhe shumicën e praktikës së institucioneve të qeverisjes të bën të mendosh se ka një arsye që nuk lidhet me standardet e mirëqeverisjes. Alternativa është prokurimi i shpejtë që mund t’i përgjigjet një nevoje urgjente, por ngre pikëpyetje të mëdha sa i përket dyshimeve për korrupsion, dhe dyshimeve të ndryshme për thyerje integriteti”- argumentoi për Zërin e Amerikës Gjergji Vurmo, studiues për qeverisjen dhe antikorrupsionin.

Çështjet e pronësisë në Shqipëri janë të qenësishme në proceset integruese të vendit dhe në përparimin ekonomik të tij në kushtet kur institucioni i Kadastrës Shqiptare vijon të mbetet subjekt i korrupsionit dhe përpjekjet e qeverive shqiptare në këto vite të tranzicionit për ta luftuar atë, kanë dështuar. Ndaj çdo ndihmë dhe financim nga institucionet ndërkombëtare në këtë drejtim, për ekspertët, duhet të vlerësohet me seriozitet nga qeveria shqiptare./VOA

e drejta e pronesise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin