LIVE UPDATES
Politike

REL: Edhe në përfundim të afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen

Në prapaskenë, procesi nuk duket të jetë vetëm një detyrim formal kushtetues, por pjesë e një kalkulimi më të gjerë politik të kryeministrit Albin Kurti.

24 February 2026, 18:02 Nga E. D
REL: Edhe në përfundim të afatit, llogaritjet për
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Edhe gjashtë ditë pune kanë mbetur nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por në vend të emrave dhe marrëveshjeve konkrete, dominon paqartësia.

Në prapaskenë, procesi nuk duket të jetë vetëm një detyrim formal kushtetues, por pjesë e një kalkulimi më të gjerë politik të kryeministrit Albin Kurti.

“Kurti synon një president që do të jetë nën kontrollin e tij në momentet e rëndësishme politike”, thotë për Radion Evropa e Lirë Imer Mushkolaj, njohës i zhvillimeve në Kosovë.

Ai vlerëson se veprimtaria diplomatike e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i pengon llogaritjet e Kurtit, ndaj është në kërkim të një emri të ri.

Të hënën, më 23 shkurt, Kurti deklaroi se po bën çdo përpjekje për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, që do të pasonin nga moszgjedhja e presidentit.

Mandati i presidentes Osmani skadon më 4 prill, ndërsa afati për zgjedhjen e presidentit të ri është 4 marsi - në të kundërtën, zgjedhjet e reja parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Osmani e ka bërë të qartë se synon mandat të ri, por Kurti - partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, ka shumicën në Kuvend - nuk e përmendi emrin e saj.

Ai nuk e përjashtoi kategorikisht, por vuri në dukje se do të ishte e kotë që partia të propozonte një kandidat, pasi e vetme mund të sigurojë maksimumi 66 vota - shumë larg numrit prej 80 votash të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Për këtë çështje, Kurti takoi kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare - të dielën, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe të hënën, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hamza u shpreh i gatshëm për bashkërendim parlamentar për, siç tha, çështje të interesit shtetëror e kombëtar, ndërsa Abdixhiku kërkoi ose marrëveshje politike, ose konsensus.

Kurti pranoi se situata për zgjedhjen e presidentit nuk është e lehtë.

“Nuk shoh zell për zgjedhje të reja dhe kjo është një e përbashkët që kemi. Këto elemente më bëjnë optimist”, tha ai për gazetarët.

Megjithatë, ai nuk përmendi asnjë kandidat konkret, edhe kur u pyet për një mundësi nga familja e heroit Adem Jashari.

Emra nga kjo familje, në të kaluarën, janë përmendur si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në propozim zyrtar.

“Unë mendoj se Kurti mund ta ketë një emër që do ta propozojë, me shpresën që edhe opozita ta mbështesë. Nuk e di nëse ky emër do të vijë nga familja Jashari”, thotë Mushkolaj, duke shtuar se i gjithë procesi po zhvillohet me një mungesë shqetësuese të transparencës.

Sipas Mushkolajt, mesazhet publike të Kurtit lënë të kuptohet se mund të hiqet dorë nga mundësia që Osmani të fitojë një mandat të ri. Por, ai paralajmëron se nëse Vetëvendosja dhe opozita nuk gjejnë një emër të përbashkët, ajo mund të rikthehet si kandidate, për të shmangur zgjedhjet e reja.

“Për të evituar zgjedhjet e parakohshme, nuk përjashtohet që zonja Osmani të jetë sërish në lojë”, vlerëson Mushkolaj.

“Por, thellë-thellë, unë besoj që Kurti është i interesuar për një person që nuk ia prish matematikat”, shton ai.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Osmani garoi në një listë me Kurtin dhe ishte ndër kandidatët më të votuar në Kosovë.

Ajo u zgjodh presidente në prill të atij viti dhe në politikën e jashtme shënoi disa arritje - nga sigurimi i njohjeve të reja ndërkombëtare të Kosovës deri tek anëtarësimi i saj në Bordin e Paqes për Gazën - një iniciativë e nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Me Kurtin, në disa raste, ka pasur përplasje të tërthorta, si për aleancat me aleatët perëndimorë apo për tarifën për importet nga SHBA-ja.

Analisti politik, Ilir Deda, vlerëson se presidenti i ardhshëm duhet të jetë dikush që “kupton dhe njeh thellësisht çështjet ndërkombëtare dhe pozicionin e Kosovës në arenën globale”.

“Ne duhet ta dimë se cili profil i kandidatëve do t’i bënte të ndiheshin rehat tri partitë e mëdha në Kosovë - LVV, PDK dhe LDK. A do të vazhdojë mandati i presidentes Osmani, apo do të zgjidhet një figurë e re? Këtë ende nuk e dimë”, shton Deda.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai vlerëson se zgjedhja e një presidenti konsensual do të sillte stabilitet institucional, por, deri tani, partitë politike, thotë ai, po e shohin procesin kryesisht nga prizmi i interesave partiake, e jo të vendit.

Aktualisht, sipas tij, nuk është në interes të Kosovës, e as të partive, që të mbahen zgjedhje të reja, për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Kosova mbajti dy palë zgjedhje vitin e kaluar, pasi rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit 2025 nuk i mundësuan Kurtit - edhe pse partia e tij fitoi - të formonte Qeverinë e re.

Osmani nuk bëri ndonjë deklarim publik pas takimeve që zhvilloi Kurti me udhëheqësit opozitarë, por në rrjetet e saj sociale bëri disa përmbledhje të mandatit të deritashëm 5-vjeçar - nga vizitat jashtë vendit deri te takimet me diasporën.

“Në pozitën e presidentit nuk mund të vendoset dikush - sidomos në situatën e tanishme - që nuk ka haber në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo do ta dëmtonte edhe Kosovën, edhe institucionin e presidentit”, përfundon Deda./REL

albin kurti vjosa osm

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin