24 April 2024, 10:34
Nga r.ll
ervin salianji
TIRANË- Është shtyrë seanca në gjykatën e Apelit për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin lidhur me çështjen Babale.
Deputeti Salianji dhe avokati i tij, Ledio Braho nuk janë paraqitur në gjykatë për seancën. Avokati i kishte bërë kërkesë gjykatës për shtyrje të seancës.
“Nuk mund të jem i pranishëm për arsye shëndetësore”, ka deklaruar ai. Në këto kushte, prokurori vendosi që seanca e radhës të mbahet me datë 8 Maj në orën 10:00.
Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.
Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.
Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.
ervin salianji ceshtja babale ledio braho
Politike
24 April 2024, 10:22
r.ll
erisa xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi t&e...
Politike
24 April 2024, 09:58
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të letrës së plotë nga televizioni italian RAI3 të ...
Politike
24 April 2024, 09:33
N.F
Fran Frrokaj
LEZHË- Ditën e sotme do të nisë zbatimi i ligjit për amnistinë penale ku përfiton edhe ish-kryeba...
Politike
24 April 2024, 07:39
r.ll
edi rama
ITALI- Emisioni investigativ "Report", i transmetuar në televizionin italian "Rai 3", ka reaguar pas intervistave të kryeministrit Edi R...
Politike
23 April 2024, 22:39
M.B
Edi Rama dhe Engjëll Agaçi
TIRANA- Lidhur me çështjen e emisionit 'Report' të Rai 3, ku u trajtuan çështje që...
Politike
23 April 2024, 21:54
M.B
Engjell Agaçi
TIRANA- Kryeministri Edi Rama përdori etiketime të ashpra kur iu referua sot emisionit investigativ “Report&rdquo...
Politike
23 April 2024, 21:15
M.B
Gazment Bardhi dhe Edi Rama
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi R...
Politike
23 April 2024, 21:08
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje sot ambasadorëve të huaj në vend që të mos marrin anën e Eri...
Politike
23 April 2024, 20:39
M.B
Sigfrido Ranucci dhe Edi Rama
ITALIA- Kryeministri Edi Rama përdori etiketime të ashpra kur iu referua sot emisionit investigativ “Rep...
Politike
23 April 2024, 20:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u shpreh se Dumani për...