LIVE UPDATES
Politike

Çështja Meta/ Blushi: Donald Lu ka rrëzuar akuzën e lobimeve! Meta do të fitojë këtë betejë për t’i kthyer lirinë shqiptarëve

Përmes një deklarate, Blushi u shpreh se se Meta nuk ka pasur asnjë kontratë personale me GSIS apo me ndonjë kompani tjetër, dhe nuk ekziston asnjë provë që e lidh atë me nënshkrim kontrate apo me dijeni për ndonjë veprim të parregullt.

13 March 2026, 15:21 Nga E.d
Çështja Meta/ Blushi: Donald Lu ka rrëzuar akuzën e
Foto ilustruse

TIRANË-  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se seanca e djeshme gjyqësore ndaj Metës dëshmoi se kundër tij ka zero fakte, prova penale, vendime të paligjshëm dhe zero qindrakë të paligjshme.

Përmes një deklarate, Blushi u shpreh se se Meta nuk ka pasur asnjë kontratë personale me GSIS apo me ndonjë kompani tjetër, dhe nuk ekziston asnjë provë që e lidh atë me nënshkrim kontrate apo me dijeni për ndonjë veprim të parregullt.

Deputeti i PL-së, tha se Donald Lu, ka pohuar se i ashtëquajturi lobim nga ana e SPAK nuk ka as korruptiv dhe as pastrim i produkteve të veprës penale, por ka qenë një veprimtari shtetërore, e koordinuar plotësisht me ambasadën e SHBA në Tiranë. Sipas tij e vërteta do triumfojë dhe Ilir Meta do ta fitojë edhe këtë betejë siç i ka fituar të gjitha betejat e tjera. 

Deklarata e Blushit:

​Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte dje në përballjen e tij të radhës me SPAK-un me regji. Në një tjetër betejë si shumë të tjera, të cilat Ilir Meta, të gjitha i ka fituar.

Seanca e djeshme paraprake gjyqësore e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dëshmoi qartësisht në dritë të diellit se kundër tij ka zero fakte dhe zero prova penale, zero vendime të paligjshëm dhe zero qindrakë të paligjshme. 

Narrativa politike e ngritur nga prokurorët e SPAK kundër tij po çmontohet hap pas hapi, duke u ekspozuar si një konstruksion i qëllimshëm, i fabrikuar dhe i mbajtur në këmbë për motive të pastra politike, siç ju diktua botërisht nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe nga McGonigalët sorosianë.

Ky proces po provon se standardet e hetimit janë të njëjta me standardet e rrëmbimit të Presidentit Meta më 21 tetor 2024, pa asnjë lidhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe në respekt vetëm me parimet mafioze të Narkoshtetit të Edi Ramës, Gys Agasit dhe Mirlindave të AKSHI-t. 

Po ashtu, standardet e hetimit janë të njëjta edhe me standardet e paraburgimit dhe kushtet e izolimit ekstrem në të cilat vijon të ndodhet Z. Meta, si i burgosur politik, përfshirë kufizimet e vazhdueshme të të drejtave të tij dhe vijimin e moszbatimit të 9 rekomandimeve të qarta të Avokatit të Popullit.

Në lidhje me çështjen e lobimeve, gjatë seancës së djeshme paraprake gjyqësore u sqarua se kontrata përkatëse ka qenë midis LSI dhe kompanisë GSIS, duke përcaktuar qartë mënyrën e kryerjes së shërbimeve dhe të pagesave. 

Z. Ilir Meta nuk ka pasur asnjë kontratë personale me GSIS apo me ndonjë kompani tjetër, dhe nuk ekziston asnjë provë që e lidh atë me nënshkrim kontrate apo me dijeni për ndonjë veprim të parregullt.

Si pjesë e dokumentacionit dhe provave të paraqitura, është referuar edhe intervista shumë serioze e publikuar më 5 shtator 2016 në revistën MAPO, ku Ambasadori i atëhershëm i respektuar Shteteve të Bashkuara, Z. Donald Lu, si diplomat i përgjegjshëm dhe skrupuloz, ka theksuar natyrën institucionale të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve zyrtare të Presidentit Meta me SHBA, duke konfirmuar se komunikimet dhe takimet e tij në Amerikë janë zhvilluar të gjitha në kuadër të bashkëpunimit dhe respektimit të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane. 

Pra ambasadori i respektuar i Shteteve të Bashkuara në atë kohë, z. Donald Lu, ka pohuar botërisht të vërtetën e vetme se i ashtëquajturi lobim nga ana e SPAK nuk ka as korruptiv dhe as  pastrim i produkteve të veprës penale, por ka qenë një veprimtari shtetërore, e koordinuar plotësisht me ambasadën e SHBA në Tiranë, në funksion të reformës në drejtësi dhe në funksion të një drejtësie sa më të drejtë dhe për një shtet të së drejtës.  

DONALD LU: “Z.Meta është Kryetari i Parlamentit Shqiptar. Ai është gjithashtu prej një kohe të gjatë edhe një partner i Shteteve të Bashkuara. A bie unë dakord me z. Meta për çdo gjë? Padyshim që jo.

Por ne kemi marrëdhënie të mira dhe do të vijojmë të kemi një partneritet të fortë. Z. Meta gjithashtu viziton shpesh Shtetet e Bashkuara. Ai ka marrëdhënie të ngushta me disa nga anëtarët e Kongresit, dhe Ambasada Amerikane, ashtu si për të gjithë zyrtarët e lartë, ka ndihmuar në organizimin e takimeve të tyre në Uashington. Ne kemi punuar ngushtë me zyrën e z. Meta për të gjitha vizitat e tij në Uashington.”

Po ashtu, ambasadori i SHBA ka vlerësuar në mënyrë të veçantë rolin institucional të Presidentit Meta dhe LSI në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi, e cila u miratua me 140 vota, një moment historik për vendin dhe që ndodhi, siç ai shprehet kur të gjithë i kishin humbur shpresat se kjo do të ndodhte.

“Dhe ajo që mendoj unë se të gjithë e dinë është se deri në minutën e fundit, asnjë nuk kishte besim se ky ligj do të miratohej, aq më tepër se do të miratohej me votë unanime. Prandaj dhe kur votimi përfundoi, disave prej nesh ende nuk u besohej, më lejoni të them se të gjithëve ne na la mbresa roli që LSI-ja luajti për t’i mbledhur të gjithë së bashku në fund, demokratë dhe socialistë.”

Këto pohime shumë të qartë dhe të vërteta të Ambasadorit Lu përbëjnë elemente të rëndësishme që dëshmojnë karakterin institucional të bashkëpunimeve të kohës dhe rrëzojnë çdo interpretim të shtrembëruar apo politikisht të motivuar për gjoja lobime të Ilir Metës për reformën në drejtësi, kur gjithçka ka qenë e mirëkoordinuar me ambasadën e SHBA në Tiranë.

Partia e Lirisë thekson me vendosmëri nevojën që procesi duhet të vijojë mbi bazën e standardeve më të larta të një gjykimi të drejtë, me respekt të plotë për prezumimin e pafajësisë dhe për integritetin e institucioneve të drejtësisë. 

Partia e Lirisë mbetet e vendosur për transparencë, për mbrojtjen e të vërtetës dhe për një proces të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Është një shkelje flagrante e ligjit qe prokurorët mashtrojnë para gjykatës por te gjitha mashtrimet e do të sqarohen dhe publikohen botërisht sapo të fillojë gjyqi në themel ku do cmontohen fund e krye jo vetëm akuzat farsë, por edhe i gjithë procesi.

Pa asnjë diskutim që e vërteta do triumfojë dhe Ilir Meta do ta fitojë edhe këtë betejë siç i ka fituar të gjitha betejat e tjera, sepse ai ka qenë shembulli më korrekt i zbatimit dhe mbrojtjes pa kompromis të ligjit, Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Ilir Meta këtë betejë jo vetëm që e ka të fituar por nuk do ta fitojë për veten e tij por për t’i kthyer sovranitetin dhe lirinë të gjithë shqiptarëve.

Siç i fitoi si President të gjitha betejat, edhe në komsionin e venecias, me mafian e edi ramës dhe mcgonigalët e tij, do ta fitojë e ka të fituar këtë betejë sepse fuqia e patriotëve është e papërballueshme nga ligësia e mercenarëve dhe tradhtarëve.

Është një betejë për sovranitetin e çdo shqiptari dhe për ato 200 mijë çështje që ende rinë stok nëpër gjykata dhe u kanë mohuar drejtësinë mijëra e mijëra shqiptarëve./Dosja.al

donald lu tedi blushi ilir meta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin