LIVE UPDATES
Politike

Fjalimi i Ramës, PD: Turpëroi Shqipërinë! "Mbrojti" Kosovën si mik i Vuçiçit

Më herët kryeministri iu përgjigj opozitës në Shqipëri, të cilës i referohet si e "djathta e non-gratave" dhe "njerëz pa atdhe". Ndër të tjera Rama thotë se edhe në një padrejtësi kombëtare si kjo e Kosovës, opozita kundërvihet.

13 October 2022, 12:28 Nga e.k
Fjalimi i Ramës, PD: Turpëroi Shqipërinë!
Floriana Garo, zëdhënëse

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas fjalimit të kryeministrtrit Edi Rama në Strasburg ditën e djeshme. Me anë të një deklarate përmes zëdhënëses Floriana Garo, PD shprehet se dje kryeministri turpëroi Shqipërinë si dhe sipas selisë Blu Rama dje "mbrojti" Kosovën si mik i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. "I mundur nga diabeti i pushtetit, Edi Rama, pasi shfryn kundër cdo kritiku në Tiranë, vihet të shajë edhe jurinë në Strasbourg. Problemi është se, vendimi i jurisë mund të kthehet kundër Shqipërisë edhe mjerisht, kunder Kosoves", thuhet në deklartën e PD.

Më herët, kryeministri iu përgjigj opozitës në Shqipëri, të cilës i referohet si e "djathta e non-gratave" dhe "njerëz pa atdhe". Ndër të tjera Rama thotë se edhe në një padrejtësi kombëtare si kjo e Kosovës, opozita kundërvihet.

DEKLARATA E PLOTË:

Edi Rama u nxori dje nostalgjikëve mallin e Enver Hoxhës.

Me të njëjtën mbipeshë, të njëtën stërzgjatje, me gishtin e ngritur lart, madje edhe kostumin e gjerë të udhëheqësit lindor, me mendjen e tij, ai e vuri poshtë ‘kampin kapitalist’. Duke e ditur se ishte para jurisë europiane, ai u kthye vetë në prokuror dhe në gjykatës. Ai i ‘ktheu tavolinat’ në një akt prej gangsteri politik.

Fjala e tij ishte një imititim i shëmtuar, një kolazh a-historik i fjalimeve të Fidel Kastros, Enver Hoxhës dhe Muamar Gedafit. Ne pamje të parë patriotik, por në esencë antishqiptar, Rama foli sikur te ishte Lukashenko i Bjellorusise. Kryetari i një republike me rekord të zi në të drejtat e njeriut, media dhe demokraci. Në këtë kuptim i foli subkoshienca. 

Ai turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosoven si aleat, ne momentin me delikat te antaresimit te saj ne Keshillin e Europes. Ai foli si perfaqesues tipik, jo i një vendi anëtar por i narkoshtetit të parë dhe të vetëm ne Europë. Taktika e tij ishte e qartë: le të flasim për një cështje të cilën nuk e ndryshoj, dhe as nuk ma var njeri, për të shmangur sikletin e ballafaqimit për vendin të cilin drejtoj.

Nëse Rama nuk do të ishte zgjatur në një fjalim megalo-maniak për gjendjen e universit, parlamentarët e Strasburgut do ta pyesnin për sigurinë në vend, shpopullimin, korrupsionin, krimin etj. Falë kësaj piruete ai shmangu sikletosjen në Tiranë, por u turpërua dy herë.
Sepse, për shqiptarin turpërimi në sy të botës është dy herë turp. Këtë turp e faqe të zezë e pasqyron akti i pashembullt, bojkoti që iu bë darkës së tij, ndonëse kryeministër i nje vendi anëtar i Keshillit te Europes, dhe vendi anëtar te Natos, dhe qe ka hapur negociatat me BE, nga Komiteti Presidencial dhe grupi me i madh parlamentar i Asamblesë. Edi Rama nuk turpëroi vetëm veten. Duke qenë se ai ishte atje si kryeministër i Shqipërisë, bën me turp të gjithë shqiptarët. Nje turperim i tille nuk edhte regjistruar ndonjë here ne kujtesën 73 vjeçare te Keshillit te Europes.

Por, dihet tashmë se Rama dhe shpura e tij nuk kanë turp. Kjo dukej edhe në nurin e Elisës që shkëlqente kur Skënderbeu i saj, pasi kish magjepsur Parisin, po marroste Strasburgun. Se çfarë prodhojnë fjalime të tilla “heroike” dhe “patriotike”, kthehuni pak në histori dhe kujtoni se si shqiptarët dolën në vitin 1990 me brinjët pas barkut. E verteta e hidhur eshte se ai ne Strasburg mbrojti Kosoven si mik i Vuçiçit dhe vetem si mik i tij. I mundur nga diabeti i pushtetit, Edi Rama, pasi shfryn kundër cdo kritiku në Tiranë, vihet të shajë edhe jurinë në Strasbourg.

Problemi është se, vendimi i jurisë mund të kthehet kundër Shqipërisë edhe mjerisht, kunder Kosoves.

partia demokratike rama per dick marty 12 tetor 2022 floriana garo

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin