LIVE UPDATES
Politike

FOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pas artikujve të botuar për skemën kriminale dhe pastrimit të parave

Balliu tha se kërcënimi nga njerëz të afërt të familjes së Veliajt ndaj aktivistit holandez, vjen pas një seri shkrimesh hulumtuese të botuara në blogun e tij dhe të përkthyera edhe në shqip nga disa portale.

7 September 2024, 12:41 Nga M.B
FOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pas
Klevis Balliu

TIRANA- Koordinatori rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë sot një deklaratë për mediat ku tha se PD aktivisti holandez Vincent Van Gerven Oei është kërcënuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Balliu tha se kërcënimi nga njerëz të afërt të familjes së Veliajt ndaj aktivistit holandez, vjen pas një seri shkrimesh hulumtuese të botuara në blogun e tij dhe të përkthyera edhe në shqip nga disa portale.

Sipas Balliut, aktivisti ka publikuar mesazhet kërcënuese, që lidhen drejtpërdrejt me artikujt e botuar, dhe që demaskojnë aktivitetin anti-ligjor dhe kundër interesit publik të Veliaj & CO. Gjithashtu Balliu tha se ambasada holandeze ka berë nje note proteste ndaj Shqipërisë dhe ka informuar me email të gjitha ambasadat e akredituara në Tiranë në lidhje me këtë rast.

Balliu tha se u bën thirrje ambasadave të huaja që të tregohen të kujdeshme se kë mbështesin. Po ashtu Balliu sqaroi se Van Oei përgjatë vitit 2024 ka kryer një hulumtim të thelluar dhe serioz, duke nxjerrë në dritë skemën kriminale të pastrimit te parave te Erion Veliajt nëpërmjet bashkëshortes dhe fondacionit “Harabel”. Ai tha se "Harabel” është një fondacion 'jofitimprurës' që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor”. U themelua në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt. Sipas tij, "Harabel" lidhet pazgjidhshmërisht me interesat e bashkëshortes së Erion Veliajt dhe shërbente si një mbulesë që i lejonte Xoxës të bënte si ‘promotore kulturore’ dhe Veliajt të pastronte paratë.

DEKLARATA E KOORDINATORIT RAJONAL PËR TIRANËN NË PD, KLEVIS BALLIU:

Partia Demokratike dënon kërcënimin e aktivistit holandez Vincent Van Gerven Oei nga banditët e Erion Veliajt.
Duke i shprehur mbështetjen z. Gevren Oei për kurajon qytetare dhe intelektuale, me këtë rast ne shprehim mbështetjen tonë të pakushtëzuar për të gjithë ata zëra të lirë të shtypit në Shqipëri, që çdo ditë, pëkundër kërcënimeve dhe joshjeve, i çjerrin maskën pushetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Kërcënimi nga njerëz të afërt të familjes mafioze të Veliajt të aktivistin holandez vjen pas një seri shkrimesh hulumtuese të botuara në blogun e tij dhe të përkthyera edhe në shqip nga disa portale. Aktivisti ka publikuar mesazhet kërcënuese, që lidhen drejtpërdrejt me artikujt e botuar, dhe që demaskojnë aktivitetin anti-ligjor dhe kundër interesit publik të Veliaj & CO.

FOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pas


Ambasada holandeze ka berë nje note proteste ndaj Shqipërisë dhe ka informuar me email te gjitha ambasadat e akredituara në Tiranë në lidhje me këtë rast.

FOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pas


Çfarë është ironike në këtë rast është se lëvizja Mjaft, që drejtohej nga Veliaj para se t’i bashkohej PS dhe Rilindjes, i ka dhënë miliona euro kësaj organizate, me qëllim demaskimin e “politikës së vjetër”, aktivizmin qytetar dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Sot Erion Veliaj, pasi ka bërë në pushtet qindfshin e atyre milionave, kthehet kundër donatorëve dhe kundër ideve për të cilat i mori ato para. Me këtë rast u bëjmë thirrje Ambasadve të huaja që të kenë kujdes se kë mbështesin.

Po cfarë është në qendër të tërbimit të Veliajt dhe bandës dhe kërcënimeve ndaj blogerit holandez? z. Van Oei përgjatë vitit 2024 ka kryer një hulumtim të thelluar dhe serioz, duke nxjerrë në dritë skemën kriminale të pastrimit te parave te Erion Veliajt nepermjet bashkeshortes dhe fondacionit “Harabel”. Harabel” është një fondacion gjasme jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor”. U themelua në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt.

Harabel, menjëherë pas themelimit nisi një seri projektesh të profilit të lartë të artit, me artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Sislej Xhafa. Adresa zyrtare e ‘Harabel’ është në Sky Tower, në zemër të zonës së shtrenjtë të Bllokut të Tiranës, në të njëjtin pallat me kompaninë ‘The Partners’ të Ajola Xoxës. ‘Harabel’ lidhet pazgjidhshmërisht me interesat e bashkëshortes së Erion Veliajt dhe shërbente si një mbulesë që i lejonte Xoxës të bënte si ‘promotore kulturore’ dhe Veliajt të pastronte paratë.

Kjo skemë fakton lidhjen direkte te kryehajdutit te Tiranes me inceneratoret, pasi fondacioni i bashkeshortes ka punuar edhe me kompanitë e inceneratorit. Ky nuk është kërcënimi i parë i Veliajt ndaj gazetarëve. Në këtë plan ai është recidivist. Kujtojmë kërcënimet kundër gazetareve Ola Xama dhe Beti Njuma, si ndër më të ashprit e më të fundit. SPAK ka nisur hetimin pasuror per Veliajn pas investigimit te blogerit holandez, por le të mos e mbajmë frymë gjatë për ‘koleget’ e kryebashkiakut. Te ngrihemi të bashkuar per te shpetuar qytetin tone dhe vendin tonë nga kthetrat e vrasësve te zhvillimit dhe së ardhmes së Shqipërisë.

FOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pasFOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pasFOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pasFOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pasFOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pasFOTOT/ Balliu: Familja e Erion Veliajt kërcënon gazetarin holandez pas

 

 

klevis balliu


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin