LIVE UPDATES
Politike

Gjoba 110 mln euro e Arbitrazhit! Shqipëria u rrëzua edhe nga Gjykata e Apelit në Paris! Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Nga ulësja e tij në Kuvend në orët e para të mëngjesit të së premtes, 18 shtator, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se vendimin e arbitrazhit e njeh, por këtë herë, paralajmëroi padi penale jo vetëm për Becchetin por edhe për dy nga gjyqtarët e çështjes.

20 September 2026, 15:54 Nga E.d
Gjoba 110 mln euro e Arbitrazhit! Shqipëria u rrëzua edhe nga Gjykata
Edi Rama dhe Francesco Becchetti

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se biznesmeni Francesco Becchetti do të marrë zero lek nga Shqipëria për gjobën që arbitrazhi ndërkombëtar i ka vendosur vendit tonë për mbylljen e 'Agon Channel'. Por pavarësisht këtyre deklaratave, Syri Televizion ka siguruar një vendim të Gjykatës së Apelit në Paris, i cili tregon se vendi ynë mund të mos ketë më rrugë ligjore të zhbërjes së vendimit të arbitrazhit. Sipas dokumentetit shteti shqiptar ankimoi jashtë afateve ligjore vendimin e arbitrazhit, duke e bërë të pamundur që ai të zhbëhet. 

Nga ulësja e tij në Kuvend në orët e para të mëngjesit të së premtes, 18 shtator, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se vendimin e arbitrazhit e njeh, por këtë herë, paralajmëroi padi penale jo vetëm për Becchetin por edhe për dy nga gjyqtarët e çështjes.

"Ai sot që flasim, subjekti në fjalë, së bashku me një apo dy arbitrit përkatës do të përballen me drejtësinë i dashur dhe të jesh i sigurt që më herët sesa vonë, të gjitha leket, që të gjitha ato që janë mbajtur padrejtësisht të ngrira, duke ja marrë Albcontrol-it do kthehen në arkën e shtetit shqiptar", deklaroi Rama.

Por pse i bëri këto deklarata Kryeministri i Shqipërisë? 

Duket se qeveria ka ezauruar të gjitha rrugët ligjore civile, pasi Gjykatat Ndërkombëtare kanë rrëzuar në çdo shkallë apeli qeverinë në kundërshtimin e gjobës 110 milionë euro që gjykata e Arbitrazhit i ka vendosur Shqipërisë në vitin 2019 për mbylljen e televizionit 'Agon Channel'.

Syri Televizion ka zbuluar ekskluzivisht vendimin e fundit, ku një Gjykatë Apeli në Paris, ka rrëzuar përsëri qeverinë, e cila një vit më parë kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për gjobën e Becchetit.

Në argumentin e saj, Gjykata e Apelit në Paris, për mungesë kompetence ka rrëzuar padinë e Shqipërisë për zhbërjen e gjobës ndaj Becchetit.

"Nga kjo rrjedh se procedura e arbitrazhit në fjalë, ashtu si edhe mosmarrëveshja bazë, nuk kanë asnjë lidhje me Francën dhe se, rrjedhimisht, nuk ekziston asnjë element lidhës që mund t'u japë juridiksion gjykatave të atij Shteti për të shqyrtuar kontestime që u kërkohet të nisin *ex nihilo* — në kundërshtim dhe përtej kushteve të Konventës së Uashingtonit, palë e së cilës është Franca dhe të cilën ajo është zotuar ta zbatojë dhe ta respektojë në raport me të gjitha Shtetet e tjera kontraktuese" thuhet në vendim.

Gjoba 110 mln euro e Arbitrazhit! Shqipëria u rrëzua edhe nga Gjykata

Në këtë drejtim, duhet theksuar se vendimi i datës 29 mars 2023, me të cilin u refuzua kërkesa e parë për rishikim e paraqitur nga Republika e Shqipërisë kundër vendimit arbitral të datës 24 prill 2019, tregon se fakti që kërkesa ishte e vonuar – për shkak të skadimit të afatit trevjeçar të përcaktuar në nenin 51(2) të Konventës së Uashingtonit – ishte ngritur tashmë si argument nga palët kundërshtare në atë kërkesë.

Ai tregon gjithashtu se Republika e Shqipërisë, duke kontestuar zbatimin e atij afati, nuk pretendoi se ai binte në kundërshtim me të drejtën e qasjes në gjykatë dhe të drejtën për një mjet efektiv juridik sipas neneve 6 dhe 13 të KEDNJ-së; rrjedhimisht, ajo nuk i kërkoi tribunalit arbitral kompetent të kryente shqyrtimin e përputhshmërisë me Konventën, të cilin tani i kërkon kësaj Gjykate ta kryejë në kuadër të një padie për anulim – një lloj procedure për të cilën kjo Gjykatë nuk ka juridiksion.

Në këto kushte, gjykata e Apelit në Paris ka rrëzuar në 26 maj të këtij viti kërkesën e Shqipërisë për shfuqizim të vendimit të arbitrazhit, duke e lënë atë në fuqi.

Në vendimin e pak muajve më parë, Gjykata e Apelit në Paris i ka shtuar edhe 20  mijë euro shtesë gjobës që Shqipëria duhet t'i paguajë Becchetit si dhe një shumë të papërcaktuar financiare, që Shqipëria duhet t`i paguajë avokates Luca De Maria, që është përfshirë në këtë proces./Syri.net

edi rama francesco becchetti  arbitrazhi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin