Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në kuadër të hetimeve, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ka sekuestruar dokumentacionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të gjitha kontrollet e kryera ndaj këtij subjekti privat.
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e dyshimeve për helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë, duke vënë në fokus edhe veprimtarinë e institucioneve që kanë kontrolluar kompaninë private “SORI-Al”. Në kuadër të hetimeve, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ka sekuestruar dokumentacionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të gjitha kontrollet e kryera ndaj këtij subjekti privat.
Sipas të dhënave, materialet e marra përfshijnë periudhën nga janari i këtij viti e deri më sot, me qëllim verifikimin nëse kompania është inspektuar në përputhje me procedurat dhe kërkesat ligjore në fuqi. Hetuesit po analizojnë gjithashtu nëse gjatë kontrolleve të mëparshme nga institucionet përgjegjëse ka pasur parregullsi apo neglizhenca që mund të kenë ndikuar në përsëritjen e rastit të helmimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Njoftimi i Policisë:
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet që janë nënshtruar për subjektin privat SORI-Al. Oficerët e policisë kanë marrë dokumentet në këtë institucion që nga janari deri më tani për të parë nëse kompania private është kontrolluar siç e parashikon ligji. Policia e Tiranës kërkon të zbulojë nëse ka parregullsi në kontrollet e ushtruara, që mund të kenë ndikuar në helmimin dy herë të studentëve të akademisë së sigurisë.
Grupi hetimor është në pritje të analizave zyrtare për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të 64 studentëve të cilët u dërguan në spital me shenja të dukshme helmimi si dhimbje barku, të vjella, temperaturë etj. Në varësi të përgjigjes së analizave që do merren në dispozicion nga institucionet, mund të ketë edhe urdhër ndalime për persona përgjegjës për helmimin e studentëve.
Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë. Herën e parë kur ndodhi ky skandal u helmuan rreth 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.
Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës./Dosja.al
Banjat Termale PËRMET- Gjendja e banjove Termale të Bënjës në Përmet të publikuara ditën e djeshme nga mediat, treg...
Foto Ilustruese SHKODËR- Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht në Shkod...
Foto Ilustruese KAMËZ- Ngjarja e një nate më parë në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku një 18-vje&ccedi...
Foto Ilustruese LEZHË- Një 28-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vrist...
TIRANË- Eurodeputetja italiane Ilaria Salis, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërrit...
Foto Ilustruese TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masa...
TIRANË- Një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike ka lënë në errësirë pushuesit në një prej plazh...
Pamje nga protestat SHBA- Mother Jones i ka kushtuar një artikull zhvillimieve të fundit me të cilat po përballet vendi, ku ka shpjegua...
Zvërnec VLORË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer kontrolle ndaj disa punonj...
TIRANË- Televizioni francez 'France 24' i ka kushtuar një reportazh valës së protestave dhe polemikave që kanë shoqëruar pr...