LIVE UPDATES
Politike

Ish-këshilltarja e Trump: Politika e jashtme e presidentit amerikan po përmbys rendin botëror

I ashtuquajturi rend ndërkombëtar, i bazuar në rregulla  term i përdorur nga Uashingtoni për kornizën globale të pasluftës mbështetet mbi parimet si integriteti territorial, siguria kolektive, të drejtat e njeriut dhe tregtia e lirë. Institucionet sikurse Kombet e Bashkuara, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale – gjykatë në të cilën SHBA-ja nuk është anëtare u krijuan për të mbrojtur dhe zbatuar këto vlera.

12 May 2025, 22:57 Nga E. D
Ish-këshilltarja e Trump: Politika e jashtme e presidentit amerikan po
foto ilustruese

SHBA- Siguria ndërkombëtare dhe sistemi financiar, të ndërtuara dhe të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore i kanë bërë ballë Luftës së Ftohtë, luftërave rajonale, krizave ekonomike dhe madje edhe një pandemie botërore. Por, sipas një ish-këshilltareje të presidentit amerikan, Donald Trump, - që tashmë është një nga kritiket më të mëdha të tij – ndoshta nuk do t’i mbijetojnë mandatit katërvjeçar të Trumpit.

“Ky është fundi i sistemit ndërkombëtar, siç e njohim ne”, tha Fiona Hill, ish-këshilltare e Trumpit për Rusinë dhe tani eksperte në Institutin Brookings. Intervista e Hillit për Radion Evropa e Lirë, është pjesë e një serie me tri pjesë, e quajtur Ndryshimet e Politikës së Jashtme të Amerikës. “Sinqerisht, ka qenë duke u shembur që një kohë të gjatë”.

“Presidenti Trump më nuk do që të paguajë për këtë [rendi ndërkombëtar] apo ta mbështesë, madje as në aspektin e udhëheqjes politike dhe kjo vlen edhe për institucionet vendore që janë të lidhura me projeksionin e ndikimit dhe fuqisë së SHBA-së jashtë vendit”, tha ajo.

I ashtuquajturi rend ndërkombëtar, i bazuar në rregulla  term i përdorur nga Uashingtoni për kornizën globale të pasluftës mbështetet mbi parimet si integriteti territorial, siguria kolektive, të drejtat e njeriut dhe tregtia e lirë. Institucionet sikurse Kombet e Bashkuara, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale – gjykatë në të cilën SHBA-ja nuk është anëtare u krijuan për të mbrojtur dhe zbatuar këto vlera.

Por, që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump thotë se ky sistem nuk funksionon më për Shtetet e Bashkuara dhe për punëtorin amerikan, duke theksuar veçanërisht humbjen e vendeve të punës ndaj Kinës dhe shteteve të tjera, që kanë tregje në zhvillim, çka sipas tij ka boshatisur qytete e komunitete në të gjithë vendin dhe ka çuar në një deficit të madh tregtar.

Pavarësisht mangësive të tij, disa ekspertë argumentojnë se sistemi aktual ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja ka sjellë një periudhë të paprecedent paqeje dhe mirëqenieje botërore. Nëse ky sistem do të mbijetojë në një formë apo tjetër, atëherë do të jetë falë Evropës dhe Azisë, tha Hill.

“Ky është një moment vendimtar”, tha ajo për vendet në këto rajone, përfshirë Kinën. “Çfarë vlerësojnë në të vërtet? Sa shumë i vlerësojnë këto institucione? Nëse i vlerësojnë, atëherë, domosdo do të duhet të jenë ato që ndërmarrin hapa për t’i mbështetur”.

Hill është një studiuese e njohur për Rusinë dhe biografe e presidentit rus, Vladimir Putin. Ajo e ka vëzhguar udhëheqësin e Kremlinit nga afër gjatë angazhimeve ndërkombëtare dhe e ka shoqëruar Donald Trumpin në samitin e tij me Putinin në Helsinki në vitin 2018, një takim që u përmbyll me një konferencë për media të cilën Hill më vonë e përshkroi si “poshtëruese” për Shtetet e Bashkuara.

Hill gjithashtu dëshmoi para Kongresit gjatë procesit të parë të shkarkimit të Trumpit në vitin 2019. Që prej largimit nga Qeveria, ajo ka qenë një kritike e zëshme dhe e spikatur e Trumpit, dhe në mars, administrata Trump ia hoqi autorizimet e sigurisë dhe qasjen në informacione të klasifikuara.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Hill tha se SHBA-ja duket se po ndjek trajektoren e Rusisë nën Putinin dhe të Hungarisë nën kryeministrin Viktor Orban, pasi Trump po përpiqet të anashkalojë institucione si Kongresi dhe gjykatat që kanë ofruar kontroll dhe balancë ndaj pushtetit ekzekutiv – një akuzë që është ngritur nga kritika të tjerë të shquar të Trumpit.

“Nuk e kam menduar kurrë që do ta shihja Shtetet e Bashkuara që afrohen me Rusinë në këtë mënyrë. Ka shumë përputhje, por nuk është drejtimi që njerëzit mendonin se do të ishte pas vitit 1989”, tha ajo, duke iu referuar revolucioneve demokratike që rrëzuan liderët autoritarë në Evropën komuniste Lindore.

Hill tha se ankesat për pabarazinë në Shtetet e Bashkuara, që ndihmuan Trumpin të vijë në pushtet dy herë, janë reale dhe të ligjshme, por shtoi se shumica e amerikanëve nuk votuan për një presidencë hiper të personalizuar dhe për shkatërrimin e institucioneve.

Teksa Trump po shtyn përpara nismën e tij për mbrojtje nga ajri, të quajtura “Kupola e Artë”, dhe po lëviz që të rikthejë prodhimin në SHBA, Hill tha se sheh një ndryshim më të gjerë strategjik: një tërheqje nga angazhimi global pas një "SHBA-ja si fortesë".

Në thelb të këtij vizioni është përfundimi i luftës në Ukrainë si pjesë e një marrëveshje më të gjerë me Rusinë, një rival i fuqishëm bërthamor që gjithashtu po kërkon të ndryshojë rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja. Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka bërë përfundimin e konfliktit – tani në vitin e tij të katërt – prioritet kryesor dhe në mars kërkoi një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor.

Kievi ka pranuar propozimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Por, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka zvarritur procesin, duke mbajtur në avantazh trupat e tij dhe duke fituar momentum në fushëbetejë. Sipas Hillit, kjo vonesë, e ka vendosur Trumpin në një pozicion të vështirë.

“Ai do të kërkojë dikë për të fajësuar. Nuk do të dojë që ta fajësojë Putinin”, tha ajo.

Trump, shtoi ajo, i konsideron vetëm Putin dhe presidentin kinez, Xi Jinping, si homologë të vërtetë dhe ka pak durim për atë që ai e sheh si mosrespekt ose mospërfillje nga liderët që i konsideron të barabartë.

“Ai mund të zemërohet gjithnjë e më shumë me Putinin dhe gjithashtu mund të bëhet më i interesuar për të sulmuar Ukrainën, sepse nuk do të dojë të duket i dobët”, tha ajo.

Ky tension u shfaq hapur gjatë takimit në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, kur Trump e akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se nuk ka interes të vërtetë për paqe, sipas burimeve që janë të informuara me diskutimet e zhvilluara.

Hill tha se lufta ka pak gjasa të përfundojë nëse Putini nuk bindet se fitoret e mëtejshme në fushëbetejë janë të paarritshme. Kjo, sipas saj, do të kërkojë mbështetje të qëndrueshme nga Perëndimi – ushtarake, financiare dhe politike – për Ukrainën, pavarësisht nëse Shtetet e Bashkuara përfshihen apo jo.

Në terma afatgjatë, tha ajo, Ukraina duhet të integrohet në çfarëdo arkitekture të sigurisë evropiane që del pas luftës. Se çfarë roli do të luajë SHBA-ja në të ardhmen, megjithatë mbetet e paqartë, teksa Trumpi vazhdon politikën e tij të tërheqjes strategjike.

Në ndërkohë, Hill paralajmëroi se përshkallëzimi i sulmeve të Trumpit ndaj institucioneve botërore dhe atyre vendore – të kontrollit dhe balancës – janë duke dëmtuar aleancat dhe po prishin imazhin e Uashingtonit në skenën botërore.

“SHBA-ja e ka humbur besueshmërinë në nivel botëror”, tha ajo. “Shumë nga kjo është e pakthyeshme. Do të duhet shumë kohë që SHBA-ja të rindërtojë atë që ka humbur”.

Mësimi, tha ajo, është i dhimbshëm:

“Ajo që ndërtohet për një shekull, mund të shembet për 100 ditë.”/REL

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin