LIVE UPDATES
Politike

Jorida Tabaku paraqitet në SPAK: I kërkova që lëvizë aty ku ka pushtet. Do ketë të reja shumë shpejt

Jorida Tabaku tha se ishte thërritur nga prokurorët e SPAK ku ka dhënë ndëshminë e saj në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me inceneratorët, çështje për të cilën ka drejtuar dhe një Komision Hetimor.

4 November 2022, 10:09 Nga k.m e.k
Jorida Tabaku paraqitet në SPAK: I kërkova që lëvizë
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është paraqitur mëngjesin e sotëm më dyert e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në prononcimin për mediat e pranishme, Tabaku tha se ishte thërritur nga prokurorët e SPAK ku ka dhënë ndëshminë e saj në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me inceneratorët, çështje për të cilën ka drejtuar dhe një Komision Hetimor. Në dalje ajo u ndal për gazetarët ku u shpreh se i ka kërkuar SPAK që të lëvizë aty ku ka pushtet si dhe informoi se hetimet në lidhje me këtë çështje kanë avancuar. Madje paralajmëroi edhe të reja shumë shpejt. 

DEKLARATA E PLOTË:

Kallëzimet ishin; i pari raporti i plotë i komisionti hetimor dhe tetë të tjerë ishin për individë që ne i gjykojmë që janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Janë pothuajse 50 të akuzuar që kanë dalë nga puna e komisionit hetimor, 120 faqe raporte total dhe 150 fakte ose grupfakte të cilat ia kemi vënë në dispozicion SPAK. Unë sot isha për çështjen e incenarotir të Fierit dhe Tiranës; dy kallëzime të veçanta ku në cilënsinë e kallëzueses informova mbi gjetjet e Komisionit Hetimor por njëkohësisht për sqarime për faktet dhe grupfaktet të cilat lidheshin si më dëshmitë që janë dhënë në komisioni hetimor por edhe me materiale, infomracione që kemi mbledhur gjaët punës pranë komisionit dhe komunikime zyrtare që kam pasur me institucionet shiqptare. Nuk kam komunikuar asnjëherë me median por unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale për sa i përket hetimeve, duke iu kërkuar informacion se në çfarë faze ndodhen hetimet por edhe njëkohësisht edhe në lidhje me statusin e personave që ne kemi kallëzuar.

Pyetje: Kanë filluar hetimet?

Tabaku: Për këtë duhet të pyesni Prokurorinë Speciale. Unë ju konfirmoj që sot kam qenë në cilinë e kallëzues për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.

Pyetje: Znj.Tabaku ju informoj prokuroria në lidhje me hetimet që po kryen apo me emrin e një zyrtari të lartë, me pushtet politik përderisa ju jeni jo vetëm kallëzuese por edhe njeri politik, duhet t’ju vënë në dijeni?

Tabaku: Edhë unë kam një listë dëshirash se kush duhet të vijë tek SPAK-u. Listë dëshirash si rezultat i hetimeve që ka kryer komisioni hetimor. Unë sot isha në cilësinë e kallëzueses dhe nuk i mora në pyetje. Ata më kërkuan mua informacion. Besoj se shumë shpejt do të kemi të reja nga faza në të cilën ndodhen sot hetimet. Unë mund të konfirmoj se hetimi i aferës 430 mln euro ka qenë një prioritet jo vetëm i punës time personale. Më vjen mirë kur shoh që kanë ecur edhe në organin e akuzës. Secili ka një listë dëshirash nga pikëpamja e individëve që do duhej të ishin sot të thërritur para drejtësisë. Le ti japim kohë të flasin. Persona politik dhe jo politik janë të përfshirë në këtë aferë.

Pyetje: Znj. Tabaku dhatë vetem deklarata apo bashkengjitet edhe shkresa dhe dokumente?

Tabaku: Unë kam dorëzuar 12 padi të ciilat; 3 të parat për qytete, 8 për individë të organizuar në përgjegjësisë së tyre pavarësisht se në cilin qytetet; Fier, Elbasan, Tiranë. Duke konsideruar këtë si grup të strukturuar kriminal. Prokuroria është duke i hetuar sipas dosjeve të veçanta dhe qyteteve. Ndërthurja e përgjegjësive të secili individ shkon përtej qyteteve. Për mua afera 430 mln euro është ngritur jo vetëm në Elbasan, Fier dhe Tiranë; veprimet apo mosveprimet e këtyre individëve në këto tre inceneratorë kanë shkaktuar një kosto shtesë për buxhetin e shtetit 430 mln euro. Nuk u ndala në dëshminë time përpara SPAK tek një rast i vecantë, por e kam trajtuar të gjithë rastin e plotë; 430 mln euro, 60 të akuzuar të cilët duhet të trajtohen si pjesë e një dosje.

Pyetje: Për gjykimin tuaj duhet hetuar si nëj dosje e vetme për të tre inceneratorët?

Tabaku: Në gjykimin tim po edhe në punën që kam bërë në komisionin hetimor i kam bërë si një e vetme sepse përgjegjësitë e individëve dalin më qartë. Së pari, pronësia e kompanive të përfshira tek inceneratorët është e trajtuar si një e vetme dhe nuk flasim për kompani të ndryshme është një pronar; Klodian Zoto, Klodian Mërtiri, Stela Gugallia, një grup njerëzish dhe përgjegjësia e të gjithë ministrave, sekretarëve të përgjithshëm, gjithë deputetëve ështe e lidhur. Është një skemë e mirëfilltë kriminale dhe një grup i strukturuar kriminal i cili nuk ia konsideron të izoluar ish minsitriti të Financave vetëm tek Elbasani, Fieri, Tirana. Këtë kërkesë ia bëra edhe prokurorëve.

Pyetje: Na jepni më shumë info?

Tabaku: Nuk jam e autorizuar të flas. Është e drejtë që ka shuëm interes të lartë publik. Sepse është  skema me e madhe korruptive, 430 mln euro. Është çështje që iu takon hetimeve. Është fakte dhe grupfakte që lidhen me gjithë aferën. Kam qenë transparente me gjithë materialet.

Pyetje: Folët për grup të sturkturuar kriminal. Kush ëhstë kreu i grupit dhe pjesëtarët?

Tabaku: Grup I strukturuar krminal është ë m shumë se 5 persona të cilët në bashkëpunim kanë kryer një vepër kriminale. Vepra të cilën akuzohen fillon që nga “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv” deri tek “Pastrimi i parave”. Personat të cilët ne i kemi akuzuar të përfshirë në dosjen e inceneratorëve jaën minsitrat Gjiknuri, Ahmetaj, është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, z.Agaçi, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, dhe ish sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, z.Alqi Bllako dhe një sërë zyrtarësh të tjerë të nivelit të dytë ose të tretë, të cilët kanë qenë pjesë e komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe zbatimti të kontratës. Janë mbi 60 persona të akuzuar si të përfshirë në skemën e inceneratorëve. Sigurisht që ne kemi përfshirë kryeministrin e Shqipërisë si personin i cili duhet të kishte dijeni për aktivitetet e këtij gruypi dhe me veprimet apo mosveprimet e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë është përgjegjësi kryesor. Për ne përgjegjësi kryesor është qeveria shiqptare dhe të gjithë ata që jaën përfshirë në vendimmarrje. Unë besoj se është e qartë për të gjithë publikun si nga puna e komisionit hetimor dhe deklaratat e mëparshme, përgjegjësia e ndarë e të gjithëve.

Pyetje: Është një deduksion apo një fakt?

Tabaku: Është nëj fakt për të cilin ne kemi dorëzuar dokumentat dhe provat. Falënderoj për dyrimin sepse ishin 3 orë të gjata. Dua ta inkurajoj SPAK-un. Ju nuk më keni parë asnjëherë që ta sulmoj, megjithëse unë do të kisha dashur të ecte më shpejt. Dua thjesht ta inkurajoj që të vazhdoj punën e tij për hetimin e kësaj afere që për mua është prioritare për ta vazhduar dhe denoncuar.

jorida tabaku jorida tabaku ne spak

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin